GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja e SPAK për inceneratorin e Tiranës, gazetarja: Ja dokumenti që fundos Veliajn

15:38 - 11/12/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Veliaj, “peshkaqeni” që merr për hundësh SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazetarja Ola Xama, përmes një postimi në rrjetin social, ka zbërthyer ato që i quan si pika shumë interesante në dosjen e SPAK për aferën e inceneratorit të Tiranës, ku të premten Prokuroria Speciale lëshoi 15 urdhër-arreste.

Një nga çështet ku gazetarja Xama ndalet është financimi i depozitimit të mbetejeve. Referuar dosjes së SPAK ajo shkruan “Prokuroria e Posaçme ka verifikuar me bashkitë e Qarkut Tiranë nëse janë kontaktuar dhe kanë dhënë dakordësi për të lidhur marrëveshje për të depozituar mbetjet në projektin koncesionar të inceneratorit Tiranë. Por nuk ka gjetur asnjë dokumentacion.

Korrespodenca më e hershme ishte ajo e Bashkisë Kavajë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në dhjetor 2017, disa muaj pasi ishte lidhur kontrata e koncesionit. Por kush është përgjegjësi për këtë sipas dosjes? Ministria e Mjedisit! Rruga proceduriale që tregon hetimi për inceneratorin e Tiranës është kjo: Ministria e Financave i kërkon Ministrisë së Mjedisit miratimin për projektin nga gjithë Qarku i Tiranës.

Kryetari i Bashkisë Tiranë shprehet dakord me Studimin e Fizibilitetit të paraqitur nga Ministria e Mjedisit. Ministri i Mjedisit ridërgon kërkesën në Ministrinë e Financave dhe merr miratimin ‘pa koment’, me kushtin që të merret miratimi dhe nga bashkitë e tjera të qarkut për këtë projekt”.

Sipas saj,vendimi i Erjon Veliaj që merr përsipër financimin, në shkleje të ligjit dhe pa konsultuar bashkitë e tjera i konsiderohet shkelje Ministrisë së Mjedisit!

“Shkresa e Veliajt trajtohet si rutinë proceduriale vetëm në miratimin e Studimit të Fizibilitetit dhe jo si një dokument që i hap rrugën financimit të projektit, para të cilat nuk i kishte dhe duke marrë përgjegjësi për njësi vendore që nuk i takonte të shprehej”, shkruan gazetarja.

Postimi nga Ola Xama

Ka disa pika shumë interesante te dosja e SPAK për hetimet e inceneratorit të Tiranës:

– Në mbledhjen e datës 20.9.2016, përfaqësuesit e Bashkisë Tiranë kanë ngritur problemin e mungesës së të ardhurave në bashki për të përballuar kostot e implementimit të projektit thuhet në argumentimet e Prokurorisë. Tarifa e pastrimit që mblidhet nga bashkia nuk mjaftonte për të përballuar as shpenzimet që deri në atë moment kishte Bashkia Tiranë dhe kanë kërkuar mundësinë e financimit në masën 100% të kostove të depozitimit të mbetjeve, jo vetëm për ata por dhe për bashkitë e tjera të Qarkut Tiranë, së paku për 4 vjet.

– Pra, deri në shtator 2016 nuk kishin para për të paguar, por në 27 mars 2017 paratë e financimit gjenden dhe merren përsipër nga Bashkia Tiranë me një shkresë të firmosur nga vetë kryetari i Bashkisë Erjon Veliaj. 7 muaj më vonë, i bie që të ketë ndodhur ndonjë mrekulli ekonomike!

– Prokuroria e Posaçme ka verifikuar me bashkitë e Qarkut Tiranë nëse janë kontaktuar dhe kanë dhënë dakordësi për të lidhur marrëveshje për të depozituar mbetjet në projektin koncesionar të inceneratorit Tiranë. Por nuk ka gjetur asnjë dokumentacion. Korrespodenca më e hershme ishte ajo e Bashkisë Kavajë me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në dhjetor 2017, disa muaj pasi ishte lidhur kontrata e koncesionit.

– Por kush është përgjegjësi për këtë sipas dosjes? Ministria e Mjedisit! Rruga proceduriale që tregon hetimi për inceneratorin e Tiranës është kjo: Ministria e Financave i kërkon Ministrisë së Mjedisit miratimin për projektin nga gjithë Qarku i Tiranës. Kryetari i Bashkisë Tiranë shprehet dakord me Studimin e Fizibilitetit të paraqitur nga Ministria e Mjedisit. Ministri i Mjedisit ridërgon kërkesën në Ministrinë e Financave dhe merr miratimin ‘pa koment’, me kushtin që të merret miratimi dhe nga bashkitë e tjera të qarkut për këtë projekt.

– Pra, vendimi i Erjon Veliaj që merr përsipër financimin, në shkleje të ligjit dhe pa konsultuar bashkitë e tjera i konsiderohet shkelje Ministrisë së Mjedisit! Shkresa e Veliajt trajtohet si rutinë proceduriale vetëm në miratimin e Studimit të Fizibilitetit dhe jo si një dokument që i hap rrugën financimit të projektit, para të cilat nuk i kishte dhe duke marrë përgjegjësi për njësi vendore që nuk i takonte të shprehej!

– Në fund të kësaj procedure, Prokuroria e Posaçme konstaton se dhe Studimi i Fizibilitetit ka pasaktësi, të njëjtat që gjeti dhe një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Tani kush e ka përgjegjësinë për dhënien e miratimit të një Studimi Fizbiliteti të gabuar, vetëm Ministria e Mjedisit dhe ajo e Financave apo dhe Bashkia Tiranë? Dakordësinë për këtë Tusha dhe Simixhiu e dhanë, apo vetë kryetari?!

Etiketa: BashkiaKryesore1SpakVeliajXama

Lajme të lidhura

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai
Aktualitet

Nga Eldi Dizdari tek Dritan Rexhepi dhe Dritan Gjika/ “Mbretërit” e kokainës që drejtojnë nga Dubai

21:35 - 17/03/26
Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës
Aktualitet

Dy bjellorusë dhe 1 rus planifikonin një vrasje në Shqipëri, u kapën në Kosovë bashkë me “ushtarin” e Inez Hajrullës

21:15 - 17/03/26
“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi
Aktualitet

“Milionat e kokainës drejt Dubait”/ Zbardhet skema e pastrimit të parave të Franc Çopjas, “llogaritari” i tij transferoi paratë në Turqi dhe Bolivi

20:25 - 17/03/26
Para
Kremlini i përgjigjet komenteve për Putin: Retorikë e papranueshme

“Rusia ka të ardhme, Ukraina jo”, Putin: Liderët në Kiev janë çmendur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com