GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja e SPAK: Si Erion Veliaj intimidoi agjentët e BKH, Ajola Xoxa intimidoi dëshmitarët

17:39 - 11/02/25
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja e SPAK: Si Erion Veliaj intimidoi agjentët e BKH, Ajola Xoxa intimidoi dëshmitarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dosjen hetimore të SPAK prej 366 faqesh për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, rezulton se Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij kanë tentuar të prishin provat dhe të pengojnë punën e agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Prokuroria e Posaçme ka arritur në përfundimin se në rastin e Veliajt ekziston “rreziku i helmimit të provave” dhe ngadalësimit apo devijimit në mënyrë të parregullt të procesit për shkak të funksionit publik që ai mban, por edhe prej sjelljes së tij në raport me agjentët e BKH.

SPAK konstaton se kryebashkiaku i Tiranës ka dërguar mesazhe intimiduese të një natyre të fortë në drejtim të agjentëve të BKH që kishin në dorë çështjen e tij.

“Në këtë kuptim, duke patur në konsideratë ambientin ku shtetasit nën hetim jetojnë, funksionin publik që ushtron shtetasi Erion Veliaj, njohjet e shumta, lidhjet e siguruara dhe ndikimi mjaft i fortë që buron nga ushtrimi i këtij funksioni, rëndësia e të cilit shtohet në mënyrë eksponenciale nisur nga territori që mbulon dhe fondet publike që administron Bashkia Tiranë, si Bashkia me e madhe në vend, duke vlerësuar sjelljen e shfaqur nga vetë shtetasi nën hetim Erion Veliaj ndërsa dërgon mesazhe me natyrë të fortë intimiduese në drejtim të hetuesve të BKH-së, të cilëve u kërkon hapur të ndalojnë me thirrjen e bashkëshortes së tij për të dhënë deklarime, pranisë së një prej të kryetarit të Bashkisë Tiranë gjatë takimeve të zhvilluara nga bashkëshortja e këtij të fundit me personat e thirrur nga organi procedues, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar nga hetuesit c BKH-së, si edhe duke patur në konsideratë sjelljen e shtetases Ajola Xoxa veçanërisht pas kontrolleve të ushtruara sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, organi procedues ka arritur në përfundimi ekziston rreziku real që disa prova të mos merren apo të merren në një formë të ‘helmuar’”, thuhet në dosjen hetimore të SPAK.

SPAK nënvizon më tej se ky rrezik është provuar të jetë i prekshëm gjatë gjithë hetimit paraprak, sidomos në raport me personat që janë thirrur për të bërë deklarime pranë SPAK, por edhe me sjelljen që kanë shfaqur Veliaj dhe Xoxa gjatë kësaj periudhe.

“Në kushtet kur shtetasi nën hetim Erion Veliaj provohet të ketë dërguar mesazhe të shkruara në adresë të hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit, mesazhe këto që duket se kanë synimin të intimidojnë këta zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës së tyre, mund të imagjinohet lehtë më pas sesi ky shtetas mund të sillet me dëshmitarët potencialë në këtë proces, pra me provat që kërkohet të merren nga organi procedues. Gjithashtu, prania e punonjësve të rëndësishëm të bashkisë Tiranë, vartës të drejtpërdrejtë të shtetasit Erion Veliaj, si gjatë kontakteve që shtetësja Ajola Xoxa ka patur me personat e thirrur për të dhënë deklarime në Prokurorinë e Posaçme, ashtu edhe gjatë momenteve të kontrollit në zyrat e “Partners Law” shpk, dëshmon synimin për të vënë në rrezik marrjen e provave, por nga ana tjetër edhe miksimin e funksioneve publike me ato private të titullarit të bashkisë, duke i kërkuar personave që varen prej tij të kenë kontakte të paautorizuara me hetues në kryerje e sipër të detyrës. Nga ana tjetër, duke qenë se pjesa kryesore e hetimit penal është përqendruar në aktivitetet që lidhen me Bashkinë Tiranë, është e qartë se mundësia për të rrezikuar marrjen e provave të nevojshme nga zyrat e këtij institucioni është e prekshme, përsa kohë që nga vetë natyra e tij hierarkike persona të varur në funksionet e tyre mund të intimidohen nga shtetasi nën hetim.”

Ndërkohë, GJKKO çmon se ekzistojnë prova të pakundërshtueshme se shumica e deklaruesve të thirrur nga Prokuroria e Posaçme janë kontaktuar para dhe pas seancave të marrjes në pyetje nga bashkëshortja e kryetarit të bashkisë Tiranë, Ajola Xoxa.

“Akoma më e rëndë paraqitet kjo situatë po të kemi në konsideratë dyshimet për kryerjen e veprimeve të cilat pengojnë zbulimin e së vërtetës. Një pjesë e madhe e deklaruesve ka pohuar se janë kontaktuar nga shtetësja Ajola Xoxa dhe madje janë thirrur prej saj, duke i dhënë orientime si duhet të sillen para organit procedues”, nënvizohet në dosjen hetimore.

Etiketa: Ajola XoxaErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati
Aktualitet

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
Para
Berisha: Çdo kandidat për deputet, të ketë si detyrë të regjistrojë 300 emigrantë

Berisha: Çdo kandidat për deputet, të ketë si detyrë të regjistrojë 300 emigrantë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata
Aktualitet

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

Sandro Mugnai, një zejtar 56-vjeçar nga San Polo (Arezzo), i cili në vitin 2023 qëlloi dhe vrau fqinjin e tij,...

Lexo më shumë
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com