GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja e SPAK: Veliaj me 3 vila në Qerret nga Gent Sula, kompania e tij ‘bëri kërdinë’ me tendera nga Bashkia Tiranë

16:59 - 11/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja e SPAK: Veliaj me 3 vila në Qerret nga Gent Sula, kompania e tij ‘bëri kërdinë’ me tendera nga Bashkia Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zbardhen detaje nga dosja e SPAK për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të arrestuar të hënën me akuzën e korrupsionit dhe fshehjes së pasurisë. Në dosjen 400-faqeshe, sipas SPAK, Veliaj i ka dhënë tendera Gent Sulës, pronarit të kompanisë AGICONS, ndërkohë që ai dhe familjarët e tij kanë blerë prona nga kjo kompani. Gjithashtu Veliaj dhe Sula kanë kryer disa udhëtime me charter bashkë, ndërsa gruaja e ndërtuesit, Gentiana Sula, është punësuar si zv.ministre e Mirëqenies Sociale, kur këtë dikaster e drejtonte Veliaj.

“Kështu, provat e grumbulluara deri në këtë fazë të hetimit ekspozojnë ekzistencën e një mekanizmi të mirë menduar, krijuar dhe vënë në funksion nga shtetasit nën hetim me qëllim përfitimin nga fondet publike dhe pasurimin personal përmes veprimeve të kamufluara dhe të paligjshme. Në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta shtetas, siç do të prezantohet në vijim, nisur nga provat e administruara në fashikull, të paktën në 10 raste krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale në nivelin më të lartë të qeverisjes vendore“, thuhet në dosjen hetimore.

Nga aktet e administruara rezulton se në informacionin e përcjellë nga shtetasi i vetëidentifikuar si Nesti Angoni, cili në atë kohën që shtetasi Erion Veliaj u emërua Ministër i Punës, bleu një pasuri të paluajtshme-banesë, të ndodhur në bllokun rezidencial “Kodra e Diellit”, në pronësi të shtetasit Genti Sula. Pas kësaj, bashkëshortja e këtij të fundit u emërua zvendësministre tek Ministria ku shtetasi Erion Veliaj ishte titullar. Më pas, u emërua zëvendësministër tek Ministria ku shtetasi Erion Veliaj ishte titullar. Më banesën më fjalë është shtuar me një kat dhe për të është ndërtuar një ashensor i veçantë. Më tej, shpjegohet se që prej asaj kohe marrëdhënia e këtyre dy shtetasve është e pandarë.

Shoqëria “AGI KONS” me pronar shtetasin Genti Sula ka përfituar një pafundësi ndërtimesh në Tiranë. Gjithashtu, në informacion përmendet se shtetasi Erion Veliaj aktualisht posedon 3 vila në Fshatin Rezidencial në Qerret Kavajë të ndërtuar nga shoqëria Agikons e shtetasit Genti Sula. Një nga këto vila posedohen nga vëllai i shtetasit Erion Veliaj, ndërsa dy të fundit i ka të shembur, ndërkohë që të dyja vilat ekzistuese i ka rikonstruktuar. Sipas kallëzuesit kap shifrën e rreth 500 mijë Euro. Ndodhur në të tilla rrethana, kallëzuesi shpjegon se shtetasi Erion Veliaj e ka trashëguar, duke fshehur rreth 500.000 Euro me qëllim rigjenerimin e hapësirave shtesë. Për prishjen e objektit janë përdorur makineritë e Ujësjellësit Kavajë. Në këtë pikë, kallëzuesi shton pyetjen nëse për këtë shpenzim është marrë apo nuk është marrë një leje apo ekziston ndonjë faturë që e dokumenton këtë shpenzim.

Sipas SPAK, Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij janë pronar të këtyre vilave dhe i frekuentonin ato me shpeshtësi. Provë për këtë, thotë SPAK, është fakti se nga tabulatet e kompanisë telefonike, rezulton se telefoni i tij ishte lidhur me antenat e kompanisë në Qerret.

Edhe administratori i kompleksit, Maksim Greva, ka konfirmuar për SPAK se vila frekuentohej nga Ajola Xoxa.

Gjithashtu, nga tabela e pagesave rezulton se ka qenë Erion Veliaj që ka kryer pagesat drejt shoqërisë që administronte vilat në Qerret, kompani në pronësi të Gentian Sulës.

Etiketa: Erion VeliajKryesore1Spak

Lajme të lidhura

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)
Aktualitet

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë
Aktualitet

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Para
Votimi nga diaspora e Kosovës, KQZ: Votuan 80,1%, sot numërimi për kandidatët

Votimi nga diaspora e Kosovës, KQZ: Votuan 80,1%, sot numërimi për kandidatët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com