GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja e SPAK/ “Zbërthehen” të penduarit e drejtësisë, ja si dy ish-zyrtarët garantuan trafikun nga toka e deti

10:15 - 04/07/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja e SPAK/ “Zbërthehen” të penduarit e drejtësisë, ja si dy ish-zyrtarët garantuan trafikun nga toka e deti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në dosjen e Prokurorisë së Posaçme, zbardhen edhe lidhjet e kreut të bandës së trafikut të drogës, Ilirjan Duçellari i njohur si “Lani”, me ish-zëvendësdrejtorin e Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla, dhe ish-nënkomisarin e Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i njohur si “Festim kokëlopa”.

Mësohet se janë të njëjtët të penduar të drejtësisë, Donjol Drolli dhe Mariglen Shusha, që kanë deklaruar se Ilirjan Duçellari kishte garanci dhe lidhje të forta në Policinë e Vlorës për të kryer aktivitetin e tij kriminal të trafikut të drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Në dosjen e SPAK thuhet se Drolli e Shosha deklarojnë se Ilirjan Balla jepte garanci për pjesën tokësore të trafikut, pra për pjesën nga kultivimi, te magazinimi e deri në momentin që niseshin skafet nga brigjet e Vlorës. Sipas tyre, ish-zëvendësdrejtori i Policisë së Vlorës ka qëndruar në shtëpinë me qira, që paguhej nga Ducellari, bashkë me Sotën dhe të penduarin Shusha.

Sipas tyre, Balla ishte një ndër mbështetësit kryesor dhe garantonte çështjen e trafikut të drogës. Madje, në një moment, sqaron i penduari, Balla u transferua nga Policia e Vlorës në atë të Dibrës, duke bërë që të kishte dhe një lëkundje në aktivitetin kriminal.

Nga ana tjetër, në dosjen e SPAK zbulohet edhe roli i ish-nënkomisarit të Policisë së Fierit, Festim Lelaj, i cili sipas të penduarve të drejtësisë, merrte shuma të mëdha parash nga trafikantët.

“Në kohën që ka ndodhur vepra penale, se bëhet fjalë për trafik droge të ndodhur në 2014-2017, Festim Lelaj ndodhej në Drejtorinë e Kufirit. Sipas të penduarve, ai merrte 15 mijë euro për të garantuar pjesën detare të trafikut dhe në përgjime atë e cilësojnë si “Festim kokëlopa”. Sipas tyre, ai ishte një person që merrte para hapur nga trafikantët. Festim Lelaj ka një tjetër dënim mbi supe për përfshirjen në trafikun e 2.5 tonë droge drejt Italisë. Kjo është akuza e dytë zyrtare. Sipas të penduarve, ai merrte shuma të konsiderueshme parash, sipas të penduarve. Këta të fundit nxjerrin edhe emra të tjerë zyrtarësh të implikuar dhe flasim për të dhëna alarmante, se si zyrtarë të ndryshëm ishin të përfshirë në çështjet e trafikut të drogës, duke pranuar para nga trafikantët, që t’i linin ata të qetë për të trafikuar sasi të mëdha droge”, thuhet ne dosjen e SPAK.

Etiketa: ish-zyrtarSpaktrafik droge

Lajme të lidhura

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare
Aktualitet

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion
Aktualitet

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Para
Messi: Kolumbia ekip ekspert, por ne duam të fitojmë Kupën e Amerikës

Messi: Kolumbia ekip ekspert, por ne duam të fitojmë Kupën e Amerikës

TË FUNDIT

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë
Aktualitet

Ironia e taksës së qarkullimit të naftës! 220 milionë euro mblidhen në vit, por nuk dihet ku shkojnë

12:35 - 14/03/26

Taksa e qarkullimit mbi karburantin u vendos në Shqipëri në vitin 2012. Fillimisht ishte vetëm 7 lekë për litër, por...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Shishtavec–Kukës, automjeti përplas këmbësoren 49-vjeçare

Aksident në Rrëshen-Kukës/ Makina përplaset me kamionin, dy të plagosur

12:11 - 14/03/26
Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

Skandal në Sarandë/ Nga IMT te Ujësjellësi, si u rikthye në një tjetër post publik ish-drejtori i shkarkuar për korrupsion

12:06 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com