GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dosja e sulmit me armë ndaj Erjon Xhenjos, ja 6 personat që dyshohet se morën pjesë në vrasje/ I riu u qëllua pas shpine

16:09 - 16/10/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja e sulmit me armë ndaj Erjon Xhenjos, ja 6 personat që dyshohet se morën pjesë në vrasje/ I riu u qëllua pas shpine
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Elton Qyno

Vrasja e 19-vjeçarit Erjon Xhenjo në Shkodër, dyshohet se është kryer nga një grup prej 6 personazh dhe jo dy vetë, siç përshkruhet në pamjet filmike të sekuestruara nga hetuesit.

Në dokumentacionin e siguruar rezulton se dy persona janë afruar në lolalin ku i riu po ndiqte ndeshjen e futbollit, Vllaznia-Kastrioti.

Por realisht sipas policisë, në këtë vrasje kanë marë pjesë 6 shtetas, të cilët kanë pasur role te ndryshme nga njëri-tjetri.

Në këtë vrasje sipas grupit hetimor kanë marë pjesë, Irsad Huti, Abedin Bajraktari, Indrit Balla, Ditmir Ballad he Xhersido Cafi.

Asnjëri prej këtyre personave nuk është gjendur në banesën e tyre, kur policia ka ushtruar kontroll.

Në rrugë operative, policia tregon se vrasja e adoleshentit me 8 plumba pistolete “TT”, është kryer për motive hakmarje.

Në materialin hetimor evidentohet fakti se personi, që ka qëlluar është Bajram Çekorja, djali i Ismet Çekorjes, i vrarë mesditën e 2 shtatorit 2022 në lagjen e tij “Kiras”.

Viktima Erjon Xhenje, është djali i xhaxhait të Shkëlzen Xhenjes, i cili është shpallur në kërkim së bashku me Astmer Bilalin për vrasjen e Ismet Çekorjas.

Djali i këtij të fundit, Bajrami, mbrëmjen e 25 Gushtit në Shkodër është shpallur në kërkim pasi së bashku me Tornado Fushën, kanë tentuar të vrasin Alban Bruçin.

Policia thotë se nga arratia Bajrami, ka organizuar sulmin me armë duke vrarë 19-vjeçarin, Erjon Xhenjo.

I riu është qëlluar nga një distancë 1 metër largësi, ku vetëm një person ka shkrepur armën plot 8 herë.

Autori ka zbrazur të gjithë plumbat, pasi arma e gjetur jo shumë larg vendit të krimit, u gjend pa fishekë dhe me shulin e nxjerë.

Dy personat që janë afruar me motor pranë lokalit, dallohen qartazi në pamjet filmike, por vetëm njëri prej tyre qëndroi mbi motor ndërsa tjetri hyri në lokal dhe qëlloi mes shumë personave 19-vjeçarin Erjon Xhenje.

Sipas dëshmitarëve, ky i fundit fillimisht është qëlluar pas shpine dhe më pas në pjesë të ndryshme.

Viktima s’ka mundur të bëjë asnjë reagim, por ka mbetur i pajetë i ulur në karrige.

Dy autorët dyshohet se kanë marë informacionin mbi lëvizjet e viktimës, ndaj janë afruar me shpejtësi për të bërë vrasjen.

Ata janë larguar në drejtim të lagjes “Guerrile”, ku kanë djegur motorin dhe armën e krimit e kanë hedhur në tokë, e cila s’ka pësuar asnjë dëmtim.

Policia dhe prokuroria kanë shpresë për gjetjen e gjurmëve të gishtit.

Njëri nga dëshmitarët J.S, që kanë qënë shumë afër me viktimën, i ka treguar policisë se:

”…më kajtohet se ka ardhur një motor në të cilin ishin dy persona të maskuar edhe me skafanda. Pasagjeri, që ka qënë mbrapa ishte me një armë në dorë që mesa më kujtohet, ishte pistolete edhe është ulur nga motorri. Personi tjetër, ka pritur në rrugë me motor ndezur. Ai që kishte armën pa folur asgjë, është afruar rreth një metër nga djali që ishte në tavolinën ngjitur edhe e ka qëlluar në drejtim të tij. Mu duk se gjuajtja e parë ka qenë në shpinë. Pastaj kam ulur kokën edhe më tej kam dalë me vrap në rrugë, e kam shku te hyrja e apartamentit tim dhe ika në shtëpi. Siç e theksova, të dy kokën e kanë patur të mbuluar me skafandër edhe me maskë të pjesa e fytyrës. Të veshur kanë qenë me rroba të errëta në sportive. Mendoj se të dy kanë qenë të gjatë rreth 185 cm…”.

Për këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim Bajram Çekorjan, ndërsa personat e tjerë vijojnë të jenë në verifikim.

Etiketa: Elton Qynokryesore2

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
Covid-19 në vend, 93 raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Përmirësohet situata e COVID-19 në vend, ja numri i të infektuarve në 24 orët e fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com