GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja Hetimore/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme!

12:52 - 06/08/25
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Dosja Hetimore/ Raiffeisen Bank pranon skandalin: Kemi dhënë kredi me dokumenta të rreme!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Raiffeisen Bank në Shqipëri pranon se është përfshirë në një spirale skandali, ku, të paktën, 20 kredi me vlerë rreth 100 milionë lekë të vjetra, janë marrë në sportelet e saj me anën e dokumentave të falsifikuara.

Ky informacion, natyrisht, nuk është bërë publik nga një prej bankave kryesore në Shqipëri. Por, përfaqëesit e saj ligjorë i kanë deklaruar këto të dhëna në një proces civil që po zhvillohet së fundmi në gjykatën e Tiranës.

Sipas një vendimi të togave të zeza të kryeqytetit, një 33-vjeçar nga kryeqyteti ka paditur “Raiffeisen Bank”, pasi i është refuzuar informacioni mbi një kredi të rreme të marrë nga dikush tjetër në emrin e tij.

Mesditën e 16 Korrikut 2025, Adem B., me banim në Tiranë, merr një telefonatë. “Jam punonjëse e bankës Raiffeisen. Ju njoftoj që duhet të kryeni pagesën e këstit të kredisë, pasi jeni me vonesë”.

I riu është ndjerë i habitur nga kjo telefonatë. Ai i ka sqaruar punonjëses se nuk ka marrë asnjëherë kredi, as tek Raiffeisen dhe as në ndonjë bankë tjetër. Në vijim, Ademi i kërkuar bashkëbisedueses më shumë të dhëna mbi këtë kredi të pretenduar, pasi kuptoi se emri i tij mund të ishte përfshirë në një skemë mashtrimi.

Në foto: Vendimi i gjykatës së Tiranë, dt. 30 Korrik 2025

Pas kësaj telefonate, ai ka kontaktuar me shërbimin e klientit të bankës Raiffeisen, në të cilën ka kërkuar sqarime më të hollësishme.

“Nuk kam aplikuar asnjëherë për kredi në Raiffeisen Bank dhe as kam numër llogarie në këtë bankë. Kur nuk kam aplikuar për kredi dhe nuk kam numër llogarie në këtë bankë, si është e mundur të kem marr kredi, dhe si është e mundur që kredia të hidhet në një numër llogarie që unë nuk e kam?!. Me sa informacion që unë kam, hapja e llogarisë bankare mund të bëhet vetëm duke u paraqitur pranë sporteleve të bankës personalisht, një gjë të tillë unë nuk e kam bërë”.

Si një person i dëmtuar, 33-vjeçari ka kërkuar informacion zyrtar nga banka, për kredinë e marrë në emrin e tij, personat që kanë miratuar borxhin, nënshkrimet e kredimarrësit, e të dhëna të tjera.

Në foto: Selia e Raiffeisen Bank në Tiranë

Banka nuk i ka kthyer përgjigje dhe ai është drejtuar gjykatës së Tiranës, në të cilën kërkon detyrimin e bankës për t’i dhënë informacionin, si edhe dëmshpërblim monetar për shqetësimin e shkaktuar.

Gjykata ka refuzuar kërkesën e tij, pasi përfaqësuesit ligjorë të bankës kanë deklaruar se materiali i kërkuar, si edhe dokumenta të personave të tjerë, tashmë i janë vënë në dispozicion Policisë dhe Prokurorisë së Tiranës.

Sipas zyrtarëve të Bankës, “ndihemi viktima në këtë histori dhe kemi bërë kallëzim penal në Polici për të zbuluar autorët e mashtrimit”.

Deklarimet e përfaqësuesve të Raiffeisen Banka zbulojnë edhe skandalin, përmasat e të cilit deri më tani janë kufizuar në 20 raste mashtrimi.

Banka: Skemë mashtrimi

“Në të gjithë këtë histori, viktima e parë është banka”, kanë deklaruar përfaqësuesi ligjorë të Raiffeisen gjatë këtij procesi gjyqësor.

“Rreth 20 klientë kanë marrë kredi 9 milion lekë. Banka është e interesuara e parë për të vënë në dispozicion të prokurorisë dhe policisë për të vërtetuar këtë skemë mashtrimi. Çfarë interesi ka Banka të fshijë dokumentet?”, vijuan më tej përfaqësuesit ligjorë, në formë reagimi për pretendimin e 33-vjeçarit se mungesa e dhënies së informacionit mund të ishte një tentativë për të fshehur gjurmët e skandalit financiar.

Në një debat me palën paditëse në gjyqësor, përfaqësuesi e Bankës duket se nuk kanë qenë shumë të artikuluar, megjithëse detajet e prezantuara prej tyre pranojnë situatën problematike.

“Banka e pranon që është viktimë e kësaj skeme. Janë edhe me vidio personat që kanë kryer këtë vjedhje. Si konkluzion, banka nuk ka arsye t’i zhdukë provat dhe ia kemi vënë në dispozicion policisë. Banka, në të gjithë këtë situatë, mund ta besh që sot padi për shpërblim dëmi dhe do jua vëmë në dispozicion Gjykatës të gjithë provat. Nuk i zhduk dot. E pranojmë që llogaria juaj është çelur në emrin tuaj. Fotografia nuk ështe e juaja. Në bankë ka dështuar ID-ja e atij personi, por kartën e identitetin nuk e ka marrë në bankë ai. Dhe vërtetimin për sigurimet shoqërore nuk e ka marrë në bankë, pasi ai vërtetim mund të merret vetëm në E-albania”, citohet përfaqësuesi i “Raiffeisen Bank” në vendimin gjyqësor të datës 30 korrik 2025.

/Boldnews.al/

Etiketa: Kryesore1RaiffeisenRaiffeisen Bank

Lajme të lidhura

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë
Aktualitet

U rrëzua tek blloqet e betonit, lëndohet rëndë në kokë 35-vjeçarja në Vlorë

21:49 - 20/12/25
Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital
Aktualitet

Aksident i rëndë në Elbasan/ Përplasen dy makina, katër të plagosur dërgohen me urgjencë në spital

21:15 - 20/12/25
Spahiu: Ja çfarë i kërkoi SPAK-ut Edi Rama
Aktualitet

Tjetër “shuplakë” për Ramën! SPAK, urdhër-arreste për baxhanakun e tij dhe 3 të tjerë

20:33 - 20/12/25
Para
Vizita në SHBA, Netanyahu do të takohet edhe me Kamala Harris

Ish-shefat e ushtrisë dhe spiunazhit izraelit kundërshtojnë zgjerimin e luftës në Gazë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës
Sport

Juventus nuk fal me Zhegrovën në fushë, “Zonja e Vjetër” i jep leksione Romës

23:18 - 20/12/25

Supersfida e sotme mes Juventus dhe Romës, e cila ishte e vlefshme për javën e 16-të të Seria A, u...

Lexo më shumë
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

Opozitari më i famshëm, Ilir Vrenozi bëhet pjesë e BBV Albania: Pres të më vizitojë Edi Rama

22:27 - 20/12/25
Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

Dy kartonë të kuq dhe 3 gola, Liverpool triumfon ndaj Tottenham

22:21 - 20/12/25
I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

I shpëtoi “kokën” nga shkarkimi, flet Scott Parker: Meritat i takojnë Armando Brojës

22:12 - 20/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com