GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dosja/ Ilir Meta ish-sigurims, si spiunoi shokun para se të arratisej nga Shqipëria

23:38 - 26/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja/ Ilir Meta ish-sigurims, si spiunoi shokun para se të arratisej nga Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Politikani i lartë që rezulton me dokumente se ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, është ish-presidenti i vendit Ilir Meta. Njoftimi u dha pasditen e kësaj të marte nga Autoriteti i Dosjeve, vetëm me inicialet I.M, por ne mësojmë se bëhet fjalë për Ilir Metën.

Ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme, nga deputet, kryeministër, kryetar i Kuvendit dhe së fundmi deri dy ditë më parë President i Republikës. Nëse ligji do të ishte ndryshuar dhe Kuvendi do kishte marrë parasysh kërkesat e Autoritetit të Dosjeve, Ilir Meta edhe mund të mos ishte bërë President. Por vite më parë, para se të ngrihej AIDSSH, komisionet e njohura nga publiku si Mezini-Bezhani kanë dhënë certifikatat e pastërtisë së figurës për shumë emra, një ndër ta dhe Ilir Meta.

Në këto kushte, Autoriteti i Dosjeve nuk mund të verifikojë figura të tilla nëse ato kanë një certifikatë pastërtie figure të mëparshme, vetëm nëse ndryshohet ligji. Për t’u kthyer te Ilir Meta, mësohet se ish-presidenti i vendit dhe tashmë në krye të Partisë së Lirisë, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit dhe dosja e tij ndodhet në arkivat e Autoritetit të Dosjeve. Sipas asaj që ne mësojmë, ka qenë një email anonim që i ka mbërritur AIDSSH, një orë pasi Meta doli nga zyra e Presidentit.

Personi i cili ka dërguar informacion, ka njoftuar Autoritetin e Dosjeve për periudhën kohore, ngjarjen dhe detaje të tjera që kanë çuar në identifikimin e politikanit të lartë I.M, i cili rezulton se është Ilir Meta. Kur anëtarët e Komisionit kanë bërë verifikimet përkatëse, sipas orientimeve dhe informacioneve në email-in anonim, kanë arritur në konkluzionin se bëhej fjalë për ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe ish-Presidentin e vendit.

Po ashtu, mësohet se Ilir Meta ka spiunuar një shokun e tij, i cili të vetmin gabim që kishte bërë ishte se po mendonte të arratisej nga Shqipëria gjatë regjimit komunist. Meta ka bashkëpunuar me ish-Sigurimin famëkeq dhe ka njoftuar për planin e shokut të tij. Por se çfarë ka ndodhur më pas me të nuk ka asnjë informacion, pasi dosja nuk është deklasifikuar dhe konsiderohet sekret shtetëror. Materialet përkatëse i janë përcjellë Kuvendit të Shqipërisë./Newsbomb

Lajme të lidhura

Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper
Aktualitet

Nesër protestë kombëtare, PD iu drejtohet strukturave: Rama është i izoluar, detyra jonë mbetet ta rrëzojmë

11:48 - 21/03/26
“Padi, akuza dhe anulime fluturimesh”/ Gazeta gjermane: “Air Albania” drejt falimentimit
Aktualitet

Pasi e falimentoi,Rama merr përsipër borxhet e Air Albania! Zbulohet shuma marramendëse

09:40 - 21/03/26
Krerët e SPAK, KLP, KLGJ dhe ILD i kërkojnë Kuvendit ndryshimin e 7 ligjeve bazë të gjyqësorit
Aktualitet

Procesi i vetingut mbyll siparin, por la pas një sistem drejtësie të brishtë

09:13 - 21/03/26
Para
Surprizat e motit për sot, diell dhe temperatura të larta

Nisin vranësirat, ja sa do të jenë temperaturat për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mori automjetin me qira dhe nuk e ktheu, vihet në pranga 24-vjeçari
Aktualitet

Shoferja përplas motorin e Policisë Rrugore në Durrës, dërgohet në spital polici

12:06 - 21/03/26

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një automjet është përplasur me një motor...

Lexo më shumë
Arrestime dhe plagosje/ Pas tre orësh në shesh kundër Ramës, policia i sulmon protestuesit me gaz lotsjellës dhe ujë me piper

Nesër protestë kombëtare, PD iu drejtohet strukturave: Rama është i izoluar, detyra jonë mbetet ta rrëzojmë

11:48 - 21/03/26
Përdornin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen dy persona në Sarandë (Emrat)

Përdornin lavazhin për të shitur drogë, arrestohen dy persona në Sarandë (Emrat)

11:09 - 21/03/26
Pëlqenin të njëjtën vajzë/ Sherr mes shqiptarëve në Itali, 30-vjeçari vritet me katër plumba (Emri)

Pëlqenin të njëjtën vajzë/ Sherr mes shqiptarëve në Itali, 30-vjeçari vritet me katër plumba (Emri)

10:38 - 21/03/26
Kombëtarja mbyll përgatitjet për ndeshjen me Serbinë, nesër niset drejt Nishit

Risi dhe dy rikthime të bujshme në Kombëtare, Sylvinho publikon listën për Play-off e Botërorit 2026

10:18 - 21/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com