GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja/ “Më përgojon sikur shkoj me burra të tjerë”, si u vra 63-vjeçarja në Kuçovë nga fqinji

10:24 - 13/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja/ “Më përgojon sikur shkoj me burra të tjerë”, si u vra 63-vjeçarja në Kuçovë nga fqinji
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjashtë muaj pas vrasjes makabre të 63-vjeçares, Fatime Sulit nga fqinji i saj Fetah Marra zbardhet dosja e Prokurorisë për ngjarjen e rëndë. Në dosjen e Prokurorisë, është edhe dëshmia e të arrestuarit, i cili ka deklaruar midis të tjerash se viktima i kishte pasur ca lekë borxh. Gjithashtu, Fetah Marra tregon edhe momentin se si nisi sherri midis tyre, që nisi me debate me fjalë dhe përfundoi me përdorimin e gurëve, çka i kanë shkaktuar edhe vdekjen.

“Ditën e djeshme, rreth orës 10:00 paradite doli me bagëtitë te tokat e tij në fshatin Havaleas. Teksa kullosja dhitë pa në një shesh afër një kulle nafte se ishte dhe shtetasja Fatime Suli. Fatimja po mblidhte penj që përdoren për të lidhur domatet e serave. Po ashtu, afër Fatimes ishte dhe një karrocë dore që ajo e mbante për të transportuar penjtë që mblidhte dhe t’i çonte në shtëpi. E pyeti se si ishte, por ajo nuk i ktheu përgjigje. Më pas, i kërkoi që t’i kthente përgjigje. Ajo më pas i ka thënë: çfarë do. Pas këtyre fjalëve, i ka thënë që duhej t’i jepte lekët që i kishte, por ajo i ka thënë se nuk ia jepte. Më pas, ajo i ka thënë se përse e përgojonte, sikur shkonte me burrat e tjerë. Shtetasi Fetah Mara i ka thënë që nuk e ka përgojuar, por i ka kërkuar që t’i kthente ato që i kishte.
Por, ajo ka refuzuar duke i thënë që nuk kishte për t’i dhënë. Pasi i ka marrë penjtë me forcë nga dora i ka thënë: ik merr lekët. Penjtë ia ka hedhur në tokë dhe ndërkohë Fatimja i ka marrë dhe i ka thënë që të largohej. Më pas, ajo ka marrë një plis dheu dhe e ka goditur në shpatullën e majtë. Më pas, ka marrë një gur dhe e ka kërcënuar, duke i thënë që do ta godiste. Ia ka marrë gurin nga dora me forcë dhe e ka hedhur në tokë. Ajo përsëri e ka marrë dhe i ka thënë që do ta godiste.
Në këtë kohë e ka qëlluar me pëllëmbë në fytyrë, por Fatimja ka marrë përsëri gurin dhe i ka thënë që do e godiste. Në këtë kohë ia ka rrëmbyer gurin nga dora dhe me parakrahun e tij e ka kapur nga mbrapa, duke ia vendosur në fyt dhe po e mbante të shtrënguar.
Ajo i ka thënë që ta lëshonte, pasi do të njoftonte Policinë. Duke qenë se ishte i dehur, deklaron shtetasi Fetah Marra, nuk mban mend se çfarë ka ndodhur më pas, por papritur ka parë që Fatimja u këput që në këmbë. Ajo u bë dyllë e verdhë dhe e vuri re që ndërroi jetë. Më pas e ka tërhequr zvarrë nga shpatullat dhe e ka e vendosur te një ulluk i vogël, jo shumë larg nga vendi që e mbyti. Aty e ka mbuluar me ca mbeturina domatesh të shkulura dhe copa penjsh që gjeti aty rastësisht”, thuhet në dosjen hetimore.

Lajme të lidhura

Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj
Aktualitet

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26
Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit
Aktualitet

Vendbanim ilir në Lushnjë, në fshatin Murriz-Peqin zbulohet objekti i periudhës së neolitit

15:01 - 18/03/26
Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq
Aktualitet

Rama përgëzon tregtarët e naftës për “çmimet e lira”: Vendet e tjera janë edhe më keq

14:10 - 18/03/26
Para
Në burg për shpërdorim detyre, shtyhet gjyqi ndaj Fatos Tushes

Në burg për shpërdorim detyre, shtyhet gjyqi ndaj Fatos Tushes

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune
Breaking Views

“Vendoset zv.drejtor i Portit të Durrësit një 24-vjeçar”, Pedagogia: Rinia joshet me vende pune

18:13 - 18/03/26

Pedagogia Eneida Bozhegu ishte sot pjesë e tryezës së zhvilluar nga ish-deputeti Ervin Salianji me intelektualë në Tiranë. Ajo u...

Lexo më shumë
Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

Salianji takim me intelektualët: Shqipëria nuk integrohet me autokratë që privatizojnë partinë dhe shtetin

16:46 - 18/03/26
Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

Skandal në KQZ: bllokohet tenderi 430 mln lekë, manipulime që ta merrte vëllai i ministrit Hoxha…

16:00 - 18/03/26
Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

Legjenda Boniek: Humbja me Shqipërinë do të shkaktonte një tërmet në futbollin polak

15:26 - 18/03/26
Prokuroria e Posaçme shtyn me tre muaj hetimet për Arben Ahmetaj

Inceneratorët/ SPAK dërgon për gjykim Arben Ahmetajn, si edhe biznesmenët Mërtiri e Zoto

15:14 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com