GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja “Partizani”, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi

13:07 - 28/04/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja “Partizani”, rrëzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e të akuzuarve për përjashtimin e gjqytares Flojera Davidhi nga seanca paraprake për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Kërkesë për përjashtimin e gjyqtares kishte bërë Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, Andia Pustina, si dhe shoqëria tregtare “Homeplan” sh.p.k. Të katërt kërkesat e tyre janë rrëzuar nga gjyqtarja Etleva Deda.

Seanca e radhës do të mbahet më 5 Maj, ku gjyqtarja e GJKKO-së Flojera Davidhi do të japë vendimin nëse do të pranojë kërkesën e SPAK dhe çështja do të dërgohet për gjykim, apo mund ta kthejë pas për plotësim hetimesh ose e pushon çështjen.

Seancat paraprake për dosjen “Partizani” vijojnë prej 6 muajsh. Sali Berisha akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, për akuzën e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe për “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Sipas SPAK-ut, Berisha në kohën kur ka qenë kryeministër ka vendosur në funksion të interesave të dhëndrit të tij bazën ligjore, si edhe ka ushtruar presion mbi vartësit për të nxitur plotësimin sa më të shpejtë të procedurave të kthimit të pronës dhe privatizimit të godinave të degraduara të ish-klubit sportiv “Partizani”.

Avokati i Berishës, Genc Gjokutaj, shprehet se në në dosje nuk përmendet asnjëherë emri i Berishës, ndërsa Edi Rama, i cili sipas tij ka tre firma në dokumentet përkatëse, nuk është thirrur as si dëshmitar. Për Gjokutaj këto janë goditje të motivuara politikisht.

“Në këtë çështje nuk ka fakt penal, nuk është as konflikt civil, as administrativ, as fiskal, jo më të jetë penal. Pra s’ka fakt penal.

Kjo është një çështje që do të vërë përpara përgjegjësisë ata që e kanë ideuar, ata që e kanë gatuar këtë gjellë në këtë formë, është vërtetë përgjegjësi e madhe”, është shprehur ai.

Etiketa: berishagjyqtarekerkese

Lajme të lidhura

Korçë/ Konflikt mes disa personash në një pikë servisi, plagoset njëri prej tyre
Aktualitet

Korçë/ Konflikt mes disa personash në një pikë servisi, plagoset njëri prej tyre

11:04 - 28/03/26
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen
Aktualitet

Çmimet e larta në vend, reagon Tabaku: Qeveria favorizon pakicën në dëm të shumicës

10:59 - 28/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir
Aktualitet

Ulja zgjati vetëm 24 orë/ Bordi i Ramës mblidhet për t’i ‘marrë shpirtin‘ qytetarëve, e ngre çmimin e naftës në 218 lekë/litri

10:36 - 28/03/26
Para
Fermerët e Roskovecit në protestë: Grumbulluesit bëjnë lojëra me çmimin e prodhimeve! Po fitojnë në kurrizin tonë

Fermerët e Roskovecit në protestë: Grumbulluesit bëjnë lojëra me çmimin e prodhimeve! Po fitojnë në kurrizin tonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Korçë/ Konflikt mes disa personash në një pikë servisi, plagoset njëri prej tyre
Aktualitet

Korçë/ Konflikt mes disa personash në një pikë servisi, plagoset njëri prej tyre

11:04 - 28/03/26

Një konflikt mes katër personave ka përfunduar me përdorimin e thikës në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në një pikë servisi...

Lexo më shumë
Tabaku: Juglindja e izoluar si në kohë lufte, rrugët e florinjta të Ballukut po shkërmoqen

Çmimet e larta në vend, reagon Tabaku: Qeveria favorizon pakicën në dëm të shumicës

10:59 - 28/03/26
Shqiptarët paguajnë taksa për një litër dyfishin e rajonit! Por ata i ulin, ndërsa Rama bën sehir

Ulja zgjati vetëm 24 orë/ Bordi i Ramës mblidhet për t’i ‘marrë shpirtin‘ qytetarëve, e ngre çmimin e naftës në 218 lekë/litri

10:36 - 28/03/26
Skandaloze! Rama publikon hartën ku Kosova përfshihet në Serbi, qytetarët e “masakrojnë“: Armik i kombit!

Skandaloze! Rama publikon hartën ku Kosova përfshihet në Serbi, qytetarët e “masakrojnë“: Armik i kombit!

10:27 - 28/03/26
Aksident i rëndë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, dy persona mbeten të plagosur

Aksident i rëndë në aksin Thumanë-Fushë Krujë, dy persona mbeten të plagosur

10:12 - 28/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com