GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

‘Dosja sekret 41’, Xhaçka strategjike, deti, bazat, një arrest për duar ministreshe

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
‘Dosja sekret 41’, Xhaçka strategjike, deti, bazat, një arrest për duar ministreshe
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Basir Çollaku

Çështja është jo sekret, emra ka shumë, Prokuroria dhe Qeveria lëkunden, paniku ka adresë.

E shkoqisim me ngadalë.

Artan Gaçi ish deputet i larguar nga dyshime serioze për të shkuarën, tani biznes strategjik me leje të Edi Ramës dhe Olta Xhaçka janë tani dosje në Prokurori, me rrisk të lartë.
Ata thonë se kanë blerë 5500 m2 truall buzë detit dhe për këtë truall kanë aplikuar për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi në KKT që drejtohet nga kryeministri Rama. Sipas ligjit, kryetari i Bashkisë Jorgo Goro, ka certifikuar faktin që kërkesa e strategjikes ministre është e mbështetur në ligj pasi prona është pa asnjë problem dhe është e ligjshme. Toka ndodhet në zonën më të lakmuar të Dhërmiut që quhet Perivolo.

Pretendohet se kjo pronë është përfituar me AMTP (Akti i Marrjes së Tokës në Pronësi) me ligjin nr 7501. Sipas ligjit 7501 ndahej vetëm tokë bujqësore dhe absolutisht tokë truall. Ajo që është më e rëndë në këtë rast, është përfshirja e të gjithë rrjetit institucional hipotekë, bashki qeveri dhe Kryeministër . Pse e gjithë qeveria në këmbë ?!?
Cili është shërbimi kaq i vyer i strategjikes Xhaçka, aq sa e ka mbrojtur edhe nga Kushtetuesja me lloj marifetesh juridike??? Mos ndoshta nafta në det ?

Mos ka lidhje me Shpiragun dhe dosjen 41??

Dosja sekret 41…që mëkatarët e dinë mirë, se çfarë është e çfarë ka.

Për juristët e SPAK të ofrojmë sadopak ndihmë, e tua lehtësojmë disi punën . Me vendimin nr 1174 datë 24.12.2020 botuar në Fletoren Zyrtare ditë e enjte 4 shkurt 2021, Këshilli i Ministrave ka përcaktuar qartë mënyrën e regjistrimit të AMTP-së . Është shumë interesant fakti se si është regjistruar 5500 m2 tokë truall nga çifti Gaçi-Xhaçka, buzë detit, sidomos nga kjo e dyta, e cila jo vetëm ka pasur dijeni që dokumenti me të cilin ka blerë le të supozojmë ka blerë pronën, është fals, pasi ajo vetë ka firmosur këtë VKM si anëtare e qeverriut. Në pikën 6.3 të kësaj VKM-je përcaktohet qartësisht( faqe 2289 e fletores zyrtare )
“Nëse rezulton se lloji i tokës së përfituar ka qenë “truall”, “vepër e infrastrukturës publike”, “rërë bregdetare”, “plazh” apo “sipërfaqe ujore”, refuzohet regjistrimi i aktit të marrjes së tokës në pronësi”

Pra SPAK e ka shumë të lehtë të gjejë kush e regjistroi në kohë rekord këtë AMTP si firmosi kryetari i Bashkisë Himarë i cili e di shumë mirë që në Perivolo nuk ka tokë bujqësore. Dhe më e bukura, si ka mundësi që Krydardhari që ka një sekretariat teknik e që paguhet më milionat e taksapaguesve shqiptarë e mori të mirëqënë një paçavure të tillë. ?!?
Çifti Gaçi-Xhaçka ka shumë gjynahe me vjedhjet e tokave të shqiptarëve. Janë për tu mesuar nga hetimet shitja e bazës detare për të cilën me fakte Kolonel Artur Meçollari ka bërë kallëzime penale në SPAK dhe baza sot është në sekuestro preventive. Por nuk është më pak e rëndë kjo vepër penale.

Si Ministre të jashtme kemi hasur akuza të rënda publikisht për shpërdorim detyre. Si mund të jetë përfaqësuese në arenën ndërkombëtare një e shumëakuzuar për disa dosje të rënda ??

A ndihet përgjegjës Kryeministri për ktë përballë shqiptarëve të paktën moralisht sepse dardhat dhe fiqtë e morëm vesh Xhaçka i ka ngrënë vetëm mbas krahëve të tij…Siç thotë ai…

Etiketa: Basir CollakuOpinion

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Rinia ose do ta rrëzojë neokomunizmin, ose vetë do të përfundojë me valixhe në dorë apo e përkulur para Piktorit

08:06 - 03/11/26
Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh
OP-ED

Protestuesit kanë vetëm një zgjidhje: Ta rrëzojnë Piktorin dhe ta pastrojnë Shqipërinë nga plehu politik katërdekadësh

07:55 - 02/11/26
Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!
Opinion

Truku i pisët që Edi Rama po i bën futbollit për sponsorizimin!

16:01 - 28/10/26
Para
16 500 shqiptarë kërkuan azil 6 muajt e parë të vitit 2023

16 500 shqiptarë kërkuan azil 6 muajt e parë të vitit 2023

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com