GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja “Sky ECC” në Greqi, zbulohen kodet e Aleksandër Sadikajt/ Si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

18:33 - 25/12/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja “Sky ECC” në Greqi, zbulohen kodet e Aleksandër Sadikajt/ Si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazeta e përjavshme greke “Documento”, e gazetarit investigativ Kostas Vaxevanis ka zbuluar detaje të reja nga dosja “Sky ECC” në Greqi, ku u zbuluan disa grupe kriminale me lidhje me njëra-tjetrën, të cilat trafikonin drogë nga Shqipëria e Spanja.

Një prej personazheve të implikuar në këtë dosje, është edhe 27-vjecari Aleksandër Sadikaj, i vrarë në Tiranë në vitin 2022. Sipas dosjes hetimore, Aleksandër Sadikaj rezulton përdorues i “Encrochat” me kodin “loneeagle” dhe i “Sky ECC” me PIN “BSPN6M”.

Sadikaj, sipas dosjes, është person me precedentë të pasur kriminalë në Greqi, i skeduar edhe me mbiemrin Kalemi. Policia greke e ka hetuar atë në këtë dosje prej marsit 2020, ku rezulton drejtues i organizatës kriminale, me rol në trafikimin e marijuanës nga Spanja e Shqipëria për në Greqi.

Gazeta greke ka zbuluar edhe një episod trafiku droge, të shoqëruar me një transfertë 400 mijë euro, ku rezulton i përfshirë 36-vjeçari nga Korca, Denis Grabocka.

Më 5 maj 2020, në orën 20:30, në portin e Civitavecchias, një qytet pak mbi Romë, autoritetet italiane arrestuan U.P., shtetas grek. Ai ishte drejtuesi i një kamioni me targa bullgare në pronësi të kompanisë bullgare Zion Trans. Brenda kamionit u gjetën 133 pako me 144 kilogramë marijuanë.. Ato ishin fshehur në “çanta”, të përziera me mallra legjitime nga gjashtë paleta detergjente dhe 15 paleta të tjera veshjesh. Shoferi kishte qenë në kontakt me “milanmilan”, një llogari e paidentifikuar e aplikacionit “Encrochat” dhe, me sa duket, kishte marrë ngarkesën nga diku në Barcelonë të Spanjës, me urdhër të Denis Grabockes, kreut të grupit.

Përdoruesi “milanmilan”, sipas provave në dosje, ka pasur rolin e ndërlidhësit për llogari të grupit në Spanjë dhe ka gjente mallin që e sillte në Itali dhe Greqi. Për këtë sasi, lidhja e panjohur deri tani në Spanjë, ka marrë 400 mijë euro përmes sistemit “Hawala”, pas një urdhri të Denis Grabockes, kreut të organizatës së dyshuar kriminale, për një tjetër anëtar të paidentifikuar. I njëjti person, “ultrarhino” siç është edhe pseudonimi i tij në aplikacionin “Encrochat”, duket se ka bërë vizita të përsëritura në një dyqan në Aharnon për llogari të organizatës, pasi një javë pas kapjes së ngarkesës në portin italian ka shkuar dhe ka dorëzuar 60 mijë euro të tjera, të cilat kanë mbërritur të nesërmen në Madrid, përmes sistemit “Hawala”.

 

Lajme të lidhura

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
Aktualitet

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Para
A u tentua të ekzekutohej vëllai i “Buzëderrit”?! Detajet tronditëse

A u tentua të ekzekutohej vëllai i "Buzëderrit"?! Detajet tronditëse

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com