GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Dosja ‘Taçi’, Salianji-Koçit: Keni pasur kontakte me përfaqësues të mafies italiane?

12:02 - 23/11/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja ‘Taçi’, Salianji-Koçit: Keni pasur kontakte me përfaqësues të mafies italiane?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Debate të ashpra janë zhvilluar sot në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë mes deputetit të PD Ervin Salianji dhe drejtorit të Parandalimit të Pastrimit të Parave Elvis Koçi.
Ky i fundit tha se pritet që në qershor Shqipëria të dalë nga zona gri për pastrimin e parave.
Ndërkaq një pyetje që nxiti debate në komision ishte kur Salianji pyeti drejtorin nëse ka pasur kontakte me përfaqësues të mafies italiane, apo me zv.kryeministrin për të lehtësuar pastrimin e 18 milionë eurove që janë raportuar në media nga fashikulli gjyqësor.

Salianji: Zonja zv.ministre tha Shqipëria është në zonën gri sikur të jetë arritje. Për ta kuptuar ne dhe publiku çfarë do të thotë që Shqipëria është në monitorim të shtuar, për shkak të arritjeve të qeverisë apo dështimeve dhe kthimit në një vend që është destinacion për pastrimin e parave. Një pyetje për drejtorin, ka raporte dhe publikime në media ku flitet për para të pajustifikuara në bumin e ndërtimin e Tiranës. Shumë e cilësojnë Tiranën si lavatriçe të parave të pista, a keni të dhëna, a ka hetime për këto raportime në media? Nuk ka nevojë për raportime se duket qartë në sytë e të gjithëve. Drejtori i parandalimit të pastrimit të parave është në konflikt që emërohet nga ministri? Ju personalisht keni pasur kontakt nga përfaqësues të mafias italiane, Cosa Nostra, apo nga ministri apo zv.kryeministri për të lehtësuar pastrimin e 18 mln eurove të raportuara në media nga fashikulli gjyqësor i anti-mafias italiane? Ky projektligj është i kërkuar edhe nga partnerët, a keni të dhëna si është sot situata?
Elvis Koçi (Drejtori i parandalimit të pastrimit të parave): Shqipëria është në listën gri për efektivitet jo për mungesa ligjesh. Matja e efektivitetit kryhet përmes 12 fushave. Duhet të përmbushim tre fusha, e para ka lidhje me mbikëqyrjen. Përmirësimi i mbikëqyrjes së disa profesioneve të lira. Janë miratuar në Parlament ndryshimet për ligjin për noterin. Ka pas një ligj për ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme, që besoj do kthehet në Parlament. Janë përmirësuar rregulloret e brendshme të autoritetet mbikëqyrëse të ndryshme. Ka përmirësim pjesa e hetimeve dhe dënimeve për pastrim parash. Rezultatet janë pozitive dhe besoj do vazhdojnë edhe këtë 4 mujor. E pjesa është pjesa e sekuestrimeve dhe konfkismimet, sekuestrimet janë në nivele të kënaqshme. Do demonstrojmë që është konfiskimet janë në nivele të mira dhe besoj do konfirmohemi nga ekspertët dhe do dalim nga lista gri. Ekspertët japin mendimin e tyre në janar, duhet të konfirmohet mendimi i tyre dhe të planifikojnë një vizitë në vend, dhe në Plenaren e qershorit shpresojmë të marrim zyrtarisht daljen nga lista gri. Sa i përket bumit të ndërtimeve nuk kemi bërë matje, por ka një bum ndërtimesh në gjithë botën, edhe në Amerikë dhe Evropë. Sa i përket emërimit të drejtorit, në ligj bëhet me propozim të ministrit dhe me vendim të Këshillit të Ministrave. Ata që emërohen me VKM nuk janë nëpunës publik.
Naço: Do ju lutesha bëjini pyetjet me shkrim dhe jo të ndërhyni sa herë të doni ju.

Xhaferraj: Kjo është puna jonë, për pyetje për ripyetje.
Naço: Sa herë ta merrni fjalën do tju ndërpres mikrofononin. Sa herë e merrni fjalën sikur është kooperativë… Nuk mund ta merrni fjalën sa herë të doni ju.
Xhaferraj: Je kryetar komisioni nuk je pedagog këtu të japësh përgjigje.

Etiketa: dosja tacielvis kociErvin SalianjiKryesore1

Lajme të lidhura

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore
KRYESORE

Shembja e urës në Librazhd-Pogradec/ Denoncimi i Salianjit nga terreni: Pasojë e korrupsionit, jo fatkeqësi natyrore

15:21 - 22/02/26
Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro
Breaking Views

Kryeministri Rama bëhet gati për protestat, u rrit pagat RENEA-s dhe Operacionales, 1600 deri në 2300 euro

10:41 - 22/02/26
Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën
Breaking Views

Rrugët e Shqipërisë shemben dhe bllokohen, kryeministri Rama vazhdon me Gazën

10:23 - 22/02/26
Para
PSG drejt marrjes së vendimit drastik për Ramos

Champions League, vendoset data e debutimit të Ramos?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet
Breaking Views

Fitore dramatike e Liverpool me Nottingham, MacAllister shënon dy herë, njëri anulohet

18:06 - 22/02/26

Liverpool mori një fitore dramatike dhe të rëndësishme pasditen e kësaj të diele në transfertë teksa mposhti Nottingham Forest me...

Lexo më shumë
Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

Ç’po ndodh në Librazhd? Shkatërrohet edhe traseja e hekurudhës

17:46 - 22/02/26
Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

Atalanta futen në garë për një vend në Champions, thyen Napolin me përmbysje

17:34 - 22/02/26
Tirana fundoset poshtë, bardheblutë munden nga Teuta me një gol në fund

Tirana fundoset poshtë, bardheblutë munden nga Teuta me një gol në fund

17:22 - 22/02/26
I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

I riu hyri i armatosur në rezidencën e Trump, Shërbimi Sekret e qëlloi për vdekje

15:54 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com