GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja tjetër për SPAK/ “Si Erion Veliaj themeloi biznesin mafioz të plehrave”

10:56 - 03/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Denoncimi i PD: E-mail-i që inkriminon Veliajn në aferën e plehrave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër dosje është paralajmëruar të depozitohet në SPAK nga PD, që ka në qendër një aferë të dyshuar korruptive me mbetjet, me protagonist kry bashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.

Duke publikuar dokumente shkresore, Belind Këlliçi u shpreh këtë të premte se në vitin 2015, vetëm pak muaj pasi Veliaj kishte marrë detyrën si kryetar bashkie, ai firmos një marrëveshje që i dha të drejtën 2 kompanive për të ngritur biznesin e riciklimit të mbetjeve në landfillin e Sharrës. Një nga këto kompani quhej I.B. Recycling dhe siç u shpreh ai, kjo kompani administrohej nga një familjar i afërt i Redi Mollës.

“Pra e thënë thjeshtë, njëlloj si në skemën 5D, ku u përfituan fonde publike dhe leje ndërtimi për të pastruar paratë e korrupsionit, Redi Molla kishte përdorur më parë të njëjtën skemë edhe në biznesin e plehrave, që në vitin 2015”, tha Këlliçi nga selia blu.

“Ndryshon skema”

Anëtari i kryesisë së PD-së denoncoi se pas vdekjes së Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, ndryshoi skema:

“Fatkeqësisht në muajin gusht të vitit 2016, në landfillin e Sharrës humbet jetën 17 vjeçari Ardit Gjoklaj. Hetimi për këtë vrasje rezultoi nul nga ana e organeve të drejtësisë shqiptare dhe ende sot që flasim 8 vite më pas, asnjë person nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë tragjedi dhe i vetmi fakt që mbahet mend nga ky proces hetimor, është fotoja ku Erion Veliaj drekonte me kryeprokurorin e atëhershëm të Tiranës. Pikërisht në këtë moment, grupi i strukturuar kriminal detyrohet të ndryshojë skemën. Në lojë futet Vladimir Fezga”.

Më tej, foli për lidhjet mes Fezgës me firmën AMIA Verona, që themeloi në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë shoqërinë “ECO Tirana”.

“Për të kuptuar se përse u zgjodh të futej në skemë shtetasi Vladimir Fezga, po bëjmë publike një dokument të vitit 2016. Kompania AMIA Verona vendos të paguajë 33.000 euro për shtetasin Vladimir Fezga, pasi ai nga nëntori i vitit 2013 deri më prill të vitit 2016, ka promovuar këtë kompani në Shqipëri, duke bërë të mundur që AMIA Verona dhe Bashkia Tiranë, në vitin 2016 të themelonin kompaninë ECO Tirana. Pra është e qartë që Erion Veliaj, biznesin e mbetjeve e nisi sapo u bë ministër i ‘Rilindjes’ në vitin 2013 dhe e finalizoi në vitin 2016 si kryetar i Bashkisë Tiranë”, tha.

Lidhja me Ndranghetta-n dhe biznesi me “Integrated Energy”

Pas këtij momenti, solli në vëmendje ish-deputeti, “në shtetin fqinjë Itali plas skandali”.

“AMIA Verona rezultonte se pastronte paratë për grupin kriminal Ndranghetta dhe pjesë e grupit ishte dhe miku personal i Erion Veliajt, kryetari i Bashkisë së Veronës, Flavio Tosi. As ky skandal nuk e frenoi këtë organizatë të strukturuar kriminale. Në vitin 2017 Erion Veliaj dhe Vladimir Fezga themelojnë kompaninë ECO Recycling. Oreksi vjen duke ngrënë. Po në vitin 2017, Veliaj vendosi të japë me konçension depozitimin dhe trajtimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës. Pa asnjë miratim nga Këshilli Bashkiak Tiranë, por vetëm me firmën e tij dhe vulën e Bashkisë, Erion Veliaj vendosi të marrë ekskluzivitetin e plehrave të Tiranës për 30 vite me radhë, përmes dy prestanomeve të tij, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri”, denoncoi Këlliçi.

“Pikërisht në këtë moment, pronari faktik i Inceneratorit Tiranë Erion Veliaj, vendosi të nxjerrë Vladimir Fezgën nga biznesi dhe aksionet e tij në kompaninë ECO Recycling, pra në biznesin e riciklimit, i’a kalon Inceneratorit të Tiranës. Aksione për të cilat nuk paguhet asnjë lekë. Këtu skema e vjedhjes konsiderohet tashmë e plotë. Qëndërzim vetëm në një kompani, Integrated Energy BV SPV, pra inceneratori i Tiranës”, shtoi ai.

Dosja në SPAK

Këlliçi paralajmëroi se dokumentat e publikuara do të depozitohen në Prokurorinë e Posaçme.

“Për ta shpjeguar fare thjeshtë. Me ardhjen e ‘Rilindjes’ në pushtet, Erion Veliaj kishte një vizion të qartë se si të ngrinte këtë sistem kriminal dhe pa humbur asnjë ditë kohë, themeloi biznesin e plehrave, fillimisht nëpërmjet drejtorëve 5D, e më pas duke bashkëpunuar më Ndranghettën në Itali, për të përfunduar tek afera korruptive e shekullit, inceneratori i Tiranës, i cili ende sot pas 7 vitesh nuk ekziston. I gjithë ky transaksion vlerësohet të ketë kaluar shifrën e 150 milionë eurove. Ditët në vijim, do të bëjmë publike dhe një komponent shumë të rëndësishëm në këtë skemë, aferën e ECO Tiranës. Materialet e përpunuara nga Grupi i Ekspertëve pranë PD, do ti përcillen zyrtarisht SPAK-ut, i cili tashmë është përpara provës së zjarrit”, tha Këlliçi.

“Ose do të shembë këtë sistem korruptiv të ngritur në Bashkinë Tiranë nga Erion Veliaj, duke mos lejuar më që Tirana të jetë lavatriçja e pastrimit të parave e organizatave kriminale më të mëdha në Europë, ose do të vulosë përfundimisht kapitullimin e plotë të drejtësisë së re, aq të shumëpritur nga qytetarët shqiptarë. Rrugë tjetër nuk ka”, përfundoi ai.

Etiketa: Erion VeliajInceneratori i TiranesKryesore1plehraSpak

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Çiljeta Xhilaga bashkëpunim me Noizy-n? Fermerja zbulon të pathënat e hitit ‘Gangsta Love”

Çiljeta Xhilaga bashkëpunim me Noizy-n? Fermerja zbulon të pathënat e hitit 'Gangsta Love”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com