GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’, Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Dosja ‘Veliaj’, Etleva Deda caktohet gjyqtare e seancës paraprake
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dje përfundoi hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, 7 biznesmenëve dhe 8 personave të tjerë, si dhe 12 kompani dhe OJF.

Gjyqtare e seancës paraprake është caktuar Etleva Deda. Veliaj akuzohet për 13 vepra penale, ndërsa bashkëshortja e tij për 12 vepra penale.

Mes të pandehurve të tjerë janë edhe ish-kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, si dhe biznesmenët Elman Abule, Gentian Sula, Fatmir Bektashi, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Sokol Kryeziu dhe Mirton Lika.

Hetimi i SPAK-ut ka zbuluar një sërë veprash penale, përfshirë korrupsionin, fshehjen e pasurisë dhe favorizimin e biznesmenëve në tendera dhe leje ndërtimi të dhëna nga Bashkia e Tiranës.

Aktualisht, Veliaj ndodhet në paraburgim në burgun e Durrësit. Ai u arrestua më 10 shkurt me urdhër të SPAK dhe masa e “arrestit me burg” është lënë në fuqi nga të tre shkallët e gjyqësorit.

Erion Veliaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

1. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Agi Kons” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

2. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Fusha” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

3. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Palushi” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

4. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Gerard-A” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

5. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Kontakt” shpk, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

6. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Eventus” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

7. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Muza” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

8. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “BYL-A” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

9. “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, në lidhje me përfitimin e parregullt të marrë nga “Frobolous” OJF, parashikuar nga neni 260 e 25 i Kodit Penal;

10. “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal;

11. “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”, më shumë se një herë, parashikuar nga neni 324/a/2 i Kodit Penal;

12. “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a/2 i Kodit Penal;

13. “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

 

Etiketa: gjyqtareVeliaj

Lajme të lidhura

48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun, shumë më lart mesatares rajonale
Aktualitet

48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun, shumë më lart mesatares rajonale

15:14 - 12/10/26
Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”
Aktualitet

Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”

14:29 - 12/10/26
Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk
Aktualitet

Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

13:57 - 12/10/26
Para
Presidenca sqaron pse dekretoi zgjedhje në Himarë pa pritur afatet e ankimimit

Presidenti Begaj: Me dhimbje të thellë përkujtoj viktimat e 11 shtatorit në New York

Discussion about this post

TË FUNDIT

Incidentet në derbi Partizani-Tirana/ Nën hetim tre persona, shpallet në kërkim një 19-vjeçar
Sport

Incidentet në derbi Partizani-Tirana/ Nën hetim tre persona, shpallet në kërkim një 19-vjeçar

15:53 - 12/10/26

Tre persona janë proceduar penalisht dhe një 19-vjeçar është shpallur në kërkim pas masave të sigurisë të ndërmarra nga Policia...

Lexo më shumë
48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun, shumë më lart mesatares rajonale

48% e shqiptarëve të shqetësuar me trafikun, shumë më lart mesatares rajonale

15:14 - 12/10/26
Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 6-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri

Përzgjidhet formacioni më i mirë i javës së 6-të të Superiores, lojtarët dhe trajneri

15:06 - 12/10/26
Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”

Tabaku në Shkodër: Zhvlerësimi i euros po godet prodhimin “Made in Albania”

14:29 - 12/10/26
Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

Në kërkim nga Shqipëria, kapet në Greqi 19-vjeçari turk që tentoi të vriste bashkatdhetarin në Sauk

13:57 - 12/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com