GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja VIP e Ardian Çapjas, dëshmon i penduari i drejtësisë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vrasja e babë e bir në Elbasan, dëshmon biznesmeni që u dha makinën Çapjave (DOSJA)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tjetër seancë ka vijuar në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e babë e birë, Nezar e Gentian Beqirit më vitin 2012. Burime për mediat bënë të ditur se procesi gjyqësor në GJKKO ka vijuar me dëshmitarë të tjerë, kundër të pandehurve, Ervis Bardhi, Ardjan Çapja, Klajdi Dokoli dhe Etien Cani, për vrasjen e babë e birë, Nezar e Gentian Beqirit. Ndër të akuzuarit është edhe Florenc Çapja, i cili ndodhet në arrati në Dubai. Ky shtet e arrestoi por më pas kundrejt garancisë pasurore u la i lirë, ndërkohë që autoritetet e vendit tonë e kërkojnë si të akuzuar të përfshirë në vrasjen e dy pjesëtarëve të familjes Beqiri në qytetin problematik të Elbasanit.

Dëshmia e Ervis Bardhit

Ervis Bardhi, i penduari i drejtësisë në çështjen në ngarkim të Ardian e Florenc Çapjes e të tjerëve të akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në Elbasan, jep dëshminë e tij para Gjykatës së Posaçme.

Sipas SPAK-ut, Bardhi është një nga dy ekzekutorët e babë e bir, në vitin 2012.

Në seancë, Bardhi dha detaje nga mënyra se si ishte njohur me Gentian Beqirin në qelitë e burgut të Peqinit, në krijimin e miqësisë me të dhe vizitat e herëpashershme në shtëpinë e Beqirit, marrjen e porosisë për ekzekutimin e tij nga Ardian e Florenc Çapjes, deri në ditën e ekzekutimit.

“Para se të filloj, dua t’i kërkoj ndjesë familjes së viktimave, në veçanti nënës”, nisi dëshminë e tij i penduari

Dëshmia e tregtarit të makinave

Të njëjtat burime, bënë të ditur për mediat se seanca e radhës ka pranuar dëshminë e një tregtar makinash në Tiranë, i cili quhet Elvin Korbi. Para trupës gjykues Korbi mësohet se ka thënë se nga zyra e tij e punës në afërsi të ish-stacionit të trenit në Tiranë,  në vitin 2012 u ka dhënë një makinë me qera dy personave të pandehur, Ervis Bardhi dhe Jorgo Leku. Ngjarja ndodhi para se të vritej Gentian dhe Nezir Beqiri në Elbasan. Ndërkohë në dëshminë e tij, Ervis Bardhi, pranon se makina është përdorur me qëllim lëvizjen e tyre rreth pallatit ku banonte familja Beqiri dhe vende të ndryshme në Tiranë dhe Elbasan. Emri i Elvin Korbit si dëshmitar ka dalë pikërisht nga dëshmia e Ervis Bardhit, i cili u ka thënë policisë se para se të kryenin vrasjen, kishin marrë një makinë me qira, me të cilën gjatë periudhës së përdorimit ishin gjobitur disa herë. Nga ana tjetër mësohet se Korbi ka pretenduar para gjykatës se nuk e kishte parë ndonjëherë në dyqanin e tij, të pandehurin Ervis Bardhi. Në fakt ka qenë vetë Ervis Bardhi, ai që ka çuar policinë dhe prokurorinë e Elbasanit, pikërisht në biznesin e Elvin Korbit në zonën e ish-stacionit të trenit në Tiranë.

Etiketa: Ardian CapjaKryesore1

Lajme të lidhura

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë
Aktualitet

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Para
Nga Qorri te Rindi, këta janë anëtarët e grupit të Elsa Lilës

“I vuri shkelmin” burgut në Itali, Elsa Lila publikon foton: Qesh mirë kush qesh i fundit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku ngre dyshimet: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

Shqipëria është renditur e para në rajon sipas rezultateve të raportuara nga testimi PISA, duke shënuar rritje të pikëve në...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:33 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com