GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dosja “VIP” e bandës së Emiljano Shullazit, Apeli i GJKKO zbardh vendimin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dosja “VIP” e bandës së Emiljano Shullazit, Apeli i GJKKO zbardh vendimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Apelit të Posaçëm Kundër ka zbardhur vendimin ndaj Emiljano Shullazit dhe katër anëtarëve të tjerë të grupit të tij, të dënuar në total me 55 vite burg. Në vendimin nga tre anëtarët e Apelit të GJKKO-së, e kryesuar nga Miliana Muça dhe gjyqtarët Daniela Shirka e Astrit Kalaja, anëtarët e grupit Shullazi janë dënuar për zhvatje pasurie, kërcënim e grup të strukturuar kriminal.

Referuar vendimit ata janë shpallur fajtorë për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe zhvatjen e pasurisë e kërcënimin e biznesmenëve Ylvi Beqja dhe Jani Zarka. Për këto vepra i pandehuri Emiljano Shullazi u dënua me 14 vjet burg, Gilmando Danin me 12 vjet burg, Endrit Qyqjan dhe Endrit Zelën me nga 10 vjet burg, si dhe Blerim Shullazin me 9 vjet burg. Ndërkohë, grupi u shpall i pafajshëm për akuzën e kërcënimit të rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynur Koni dhe ish-rektorit Dhori Kule, si dhe për vendosjen e tritolit në garazhin e biznesmenit Jani Zarka.

Në apel dy prokurorët e kësaj dosjeje, Altin Dumani dhe Ened Nakuçi hoqën dorë nga ankimi i kryer më parë nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Mësohet se zbardhja e vendimit është bërë ditën e djeshme.

Pas zbardhjes tashmë pritet që Emiljano Shullazi t’i drejtohet me rekurs në Gjykatën e Lartë për të kundërshtuar apelin lidhur me vendimin e apelit të GJKKO, për shkelje proceduriale. Kujtojmë se vendimi u dha pa praninë e avokatëve. Procesi në Apel për Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij nisi prej janarit të vitit 2019 dhe u finalizua me vendim në fund të vitit të kaluar, pas afro tre vitesh.

Dhjetëra seanca të këtij procesi dështuan për shkak të mosparaqitjes së avokatëve, për shkak të mosnjoftimit të tyre, për pamundësinë e formimit të trupit gjykues, si dhe për shkak të  mosparaqitjes së ndonjë prej te pandehurve.

Etiketa: Emiljano ShullaziGJKKOKryesore1

Lajme të lidhura

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme
Aktualitet

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!
Aktualitet

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Para
Sulmi ndaj Bejkos, reagon PD: Dhuna është fytyra e Sali Berishës

Me kërkesë të PD, ndryshohet gjyqtari që do të shqyrtojë statutin e Berishës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme
Aktualitet

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26

Gjykata Penale ka vendosur lirimin e tre protestuesve të ndaluar gjatë protestave studentore, të cilat vijojnë prej dy javësh në...

Lexo më shumë
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com