GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Doza e tretë e vaksinës, SHBA drejt miratimit

në Botë, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Doza e tretë e vaksinës, SHBA drejt miratimit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Eksperti kryesor i Qeverisë amerikane për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, tha se rregullatorët amerikanë pritet që së shpejti të japin leje për dhënien e dozave përforcuese të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Fauci tha se shpërndarja e dozave të treta të vaksinës Pfizer/BioNTech mund të fillojë këtë muaj, ndërsa miratimi dhe shpërndarja e dozave të vaksinës Moderna mund të zgjasi pak më shumë.

Fauci shtoi se të dy përforcuesit supozohet të jenë të sigurt, por Administrata e Ushqimit dhe Barnave e SHBA-së (FDA) është duke studiuar të dhënat për t’u siguruar.

Autoritetet kanë rekomanduar që njerëzit të marrin vaksinën e tretë Pfizer/BioNTech ose Moderna tetë muaj pas marrjes së vaksinës së dytë dhe kanë caktuar 20 shtatorin si datë që furnizuesit të fillojnë shpërndarjen.

Shkencëtarët janë ende duke debatuar se sa imunitet sigurojnë dozat përforcuese dhe nëse të gjithë amerikanët duhet t’i marrin ato apo vetëm ata me imunitet të dobët dhe të moshuarit.

Autoritetet amerikane kanë thënë se Shtetet e Bashkuara kanë furnizime të mjaftueshme për të shpërndarë doza përforcuese te populli amerikan dhe për të vazhduar dërgimin e dozave në vendet e tjera.

Izraeli tashmë është duke ofruar doza përforcuese për njerëzit mbi moshën 50 vjeç, ndërsa dhe më 1 shtator, edhe Franca nisi të japë doza përforcuese për njerëzit mbi 65 vjeç dhe ata me imunitet të dobët.

Qeveria italiane ka thënë se do të fillojë të ofrojë dozën e tretë për grupet e cenueshme, siç janë ato me sistem të dobët imunitar, duke nisur nga fundi i këtij muaji.

Edhe Qipro ka thënë se do t’u japë dozën e tretë personave mbi 65 vjeç, vaksinimi i plotë i të cilëve është bërë para më shumë se gjashtë muajsh.

Etiketa: COVIDSHBA

Lajme të lidhura

Nafta në nivelin më të lartë që nga armëpushimi SHBA–Iran
Botë

Rriten çmimet e naftës pas sulmeve të cisternave në Ngushticën e Hormuzit

09:44 - 30/10/26
Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni
Breaking Views

Avni Ponari i SIGAL siguron 465 milionë lekë Komisionin e Vettingut, tenderat me flamur korrupsioni

19:20 - 29/10/26
“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura
Breaking Views

“350 mijë euro investim”/ KUPA shpk fitoi tenderin për rrugën në Bulqizë, punimet ende të pambyllura

16:41 - 29/10/26
Para
Largimi i Ronaldos nga Juventus, flet Buffon: Pse habiteni?

Largimi i Ronaldos nga Juventus, flet Buffon: Pse habiteni?

TË FUNDIT

Identifikohet një nga autorët e dyshuar të grabitjes me armë në Rrugën e Kombit, shpallet në kërkim
Aktualitet

Identifikohet një nga autorët e dyshuar të grabitjes me armë në Rrugën e Kombit, shpallet në kërkim

13:50 - 30/10/26

Policia e Lezhës ka identifikuar një nga autorët e dyshuar të një grabitjeje me armë zjarri, të ndodhur më 31...

Lexo më shumë
“Abissnet Superiore”/ Përzgjidhet formacioni i javës së 9-të, Egnatia kryeson me katër futbollistë

“Abissnet Superiore”/ Përzgjidhet formacioni i javës së 9-të, Egnatia kryeson me katër futbollistë

13:36 - 30/10/26
Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë në Kosovë

Vrasja e Arlinda Zekajt, jep dorëheqjen drejtori i Policisë në Kosovë

13:15 - 30/10/26
Berisha: Nesër në ora 12:00, PD fton të gjithë anëtarët në protestë kombëtare në mbështetje të revoltës studentore

Berisha: Nesër në ora 12:00, PD fton të gjithë anëtarët në protestë kombëtare në mbështetje të revoltës studentore

12:57 - 30/10/26
Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë protestës, arrestohet 19-vjeçari! 5 të tjerë nën hetim

Theu xhamat e Gjykatës Kushtetuese gjatë protestës, arrestohet 19-vjeçari! 5 të tjerë nën hetim

12:46 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com