GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

DPPI: Pavarësisht pandemisë rritet interesi për regjistrimin e markës

13:23 - 27/05/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
DPPI: Pavarësisht pandemisë rritet interesi për regjistrimin e markës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale raportoi për një rritje të lehtë të aplikimeve të regjistrimit të markës në vitin 2020 pavarësisht se ishte një vit i vështirë për shkak të pandemisë.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale janë paraqitur për regjistrim marke në total 1164 aplikime, në krahasim me 1157 aplikime në vitin 2019, duke shënuar një rritje të numrit të aplikimeve me 0.6 %.

Në totalin prej 1164 të aplikimeve kombëtare për regjistrim marke, aplikimet nga subjektet shqiptare në vitin 2020 zunë mbi 65 për qind .

“Gjatë vitit 2020 një rritje me 8.65% ka pasur dhe numri i aplikimeve ndërkombëtare nga (Marrëveshja dhe Protokolli i Madridit) që kanë arritur në 2936 aplikime nga 2682 aplikime të depozituara në vitin 2019. Në numrin total të aplikimeve në % për vitin 2020, aplikimet ndërkombëtare zënë 72%, aplikimet kombëtare nga aplikantë të huaj 10% dhe aplikimet vendase zënë 18%” raportoi DPPI.

Në vitin 2020 sipas kësaj drejtorie ka pasur interes të rritur nga subjekte shqiptare që kanë kërkuar shtrirje ndërkombëtare të aplikimit të tyre nëpërmjet Marrëveshjes së Madridit. Kjo sipas institucionit tregon interesin në rritje të subjekteve shqiptare për eksportimin e produkteve te tyre si dhe ndërgjegjësimin e subjekteve eksportuese janë ndërgjegjësuar që hapi i parë përpara se të eksportojnë produktet e tyre është regjistrimi ndërkombëtar i aplikimit të tyre nëpërmjet Marrëveshjes së Madridit ku shteti shqiptar është palë dhe ky regjistrim realizohet nëpërmjet DPPI.

Raporti i 2020 tregon se vitin e shkuar janë, janë lëshuar në total 1115 certifikata regjistrimi marke, nga 980 të lëshuara në vitin 2019, me një rritje me 12.1 %.

Numrin më madh të aplikimeve ndërkombëtare për marka në vitin 2020 sipas vendit të origjinës së aplikantit, e zë Gjermania e ndjekur nga Kina, Italia, Mbretëria e Bashkuar, SHBA-ja, Zvicra, Turqia, Franca e Austria.

DPPI raportoi se në vitin 2020 në Dhomën për shqyrtimin e kundërshtimeve janë paraqitur 44 kërkesa për kundërshtim marke.

“Gjatë këtij viti Dhoma ka lëshuar 34 vendime për pranim të kërkesës për kundërshtim dhe 25 për refuzim të kundërshtimit, vazhdim i procedurës së regjistrimit. 3 kërkesa për kundërshtim nuk janë pranuar. Në 6 raste refuzimi i kundërshtimit nuk është apeluar.

Gjithashtu në vitin 2020 në total janë lëshuar 59 njoftime të aplikantit në kundërshtim dhe njoftime plotësim të metash në kërkesën për kundërshtim.

Nga numri total i kërkesave për kundërshtim të paraqitura në DPPI në vitin 2020, 6 kërkesa për kundërshtim janë për marka të paraqitura nëpërmjet Marrëveshjes së Madridit” thuhet në raport.

Etiketa: DPPImarkePandemiregjistrim

Lajme të lidhura

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26
Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat
Breaking Views

Qeveria shqiptare do të kenë akses te llogaritë e qytetarëve jashtë vendit, informacion edhe për kriptovalutat

21:13 - 16/03/26
Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë
Breaking Views

Ndryshime në prapaskenë te Eco Tirana: Italianët kalojnë nga AGSM AIM në “Magis”, asnjë sqarim në Tiranë

19:54 - 16/03/26
Para
Kosova përballet me raste të reja për shkak të pandemisë

1 Viktimë nga Covid në 24 orët e fundit në Kosovë

TË FUNDIT

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje
Breaking Views

Porto Romano/ “S’ka studim fizibiliteti”, ish-zv.komandanti i Forcës detare: Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje

23:30 - 16/03/26

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

Lexo më shumë
Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

Evi Kokalari shpall kandidaturën për kreun e PD, sfidon Berishën: Raportim në DASH për çdo manipulim votash

23:00 - 16/03/26
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin

22:52 - 16/03/26
Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

Alimehmeti për zgjedhjet në PD: Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar

22:05 - 16/03/26
Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

Përplasje e dhunshme në Tiranë, pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia

21:40 - 16/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com