GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drast-statuti për asociacionin, Rama: Kush e kundërshton duhet të kuptojë që nuk luan dot “luftash”

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama e sulmon Kurtin edhe në ditën e Çlirimit të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në fjalimin e tij në 32 vjetorin e Partisë Socialiste, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te draft-statuti I propozuar prej tij për asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, i cili ka shkaktuar debate në hapësirën shqiptare.

Rama tha se ai dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kanë qëllime të njëjta, por kanë zgjedhur rrugë të ndryshme për të arritur këto qëllime.

Rama shtoi se ata që kundërshtojnë draft-statutin e tij për asociacionin, duhet të kuptojnë se rajoni i Ballkanit Perëndimor nuk është vetëm i tyre dhe nuk mund të luajnë ‘luftash’ kur lufta ka çerek shekulli që ka përfunduar.

“Shikoni edhe Kosovën dhe historinë e saj, kur endej i panjohur Hashim Thaçi me shokë punonin bashkë me Fatos Nanon dhe Majkon, kur lufta arriti kulmin, ne socialistët shqiptarë kemi qenë aty në çdo instancë dhe forum ndërkombëtar. Shqiptare ishte edhe ajo partia tjetër që ka qenë në qeveri 2 herë para nesh, kur Shqipëria me bekimin e asaj partia theu embargo e vendosur nga komuniteti ndërkombëtar ndaj Serbisë dhe nisi furnizimin me naftë për tanket e Millosheviçit.

Ajo parti persekutoi këtu në Tiranë militantët e UÇK. U fol kundër luftës së UÇK dhe marrëveshjes së Rambujesë.Kosova ka hyrë në një impas të rrezikshëm, duke u vetë-izoluar nga miqtë e saj, në një moment kur i ka ardhur mundësia që ta fitojë edhe në mënyrë diplomatike luftën, që ushtarakisht Serbia e ka humbur pa asnjë të drejtë apeli kur forcat e NATO-s hynë në Kosovë.

Qëllimi ynë dhe i udhëheqjes në Kosovë, qëllimi im dhe i kryeministrit në Kosovë janë të njëjutë, por rrugët për arritjen e atij qëllimi i shohim ndryshe. Për mua kursi i përplasjeve me aleatët është një aventurë. Mua më vjen mirë që përpjekja për zgjidhjen e çështjes së asociacionit të komunave me shumicë serbe është pritur shumë mirë.

Ndërsa sipas atyre që thonë se secila prej palëve duhet ta bëjë vetë asociacionin ashtu siç duan vetë. E para ata janë me komunizmin në kokë dhe e dyta ky rajon nuk është vetëm i tyre, është edhe i yni dhe disa të tjerëve. Prandaj nëse atyre u vjen më përmbarë të luajnë akoma luftash cerek shekulli pasi lufta ka mbaruar, ndërkohë që as njëra palë e as tjetra nuk i hapin dot njëra-tjetrës jo luftë, por asnjë të shtënë, sepse aty është Amerikë, është NATO. Aleatëve tanë po u soset durimi. Unë po u them që ne jemi kundër asaj loje luftash”, u shpreh Rama.

Etiketa: asociacionKurtiRama

Lajme të lidhura

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë
Aktualitet

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare
Aktualitet

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Para
Shqiptari masakron italianin, ja arsyeja

Shqiptari masakron italianin, ja arsyeja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”
Breaking Views

Protestë në “Air Albania”, mesazhi i fortë kundër Edi Ramës: “Jep dorëheqjen”

23:15 - 12/11/26

Përveç emocioneve, në stadiumin “Air Albania”, pati edhe thirrje të ndryshme gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Finlandës. Një pjesë e...

Lexo më shumë
Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

Aksion policor në Vlorë, FNSH dhe Krimet e Rënda kontrolle në Çole dhe Ujin e Ftohtë

23:00 - 12/11/26
Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

Kush ishte Luka Beqiraj? Mediat spanjolle zbulojnë lidhjet e dyshuara me mafian italo-shqiptare

22:46 - 12/11/26
Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

Fitore e madhe e Shqipërisë ndaj Finlandës, magjia e Muçit dhe Manajt blindon kreun

22:41 - 12/11/26
Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

Defekt masiv në Microsoft, probleme me Outlook, Teams dhe Microsoft 365

22:15 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com