GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drejt anëtarësimit në BE! Zjarret në qarkun e Korçës, Prefektura: 5 mushka të ngarkuara me ujë janë në terren

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Përkeqësohet situata në parkun Kombëtar të Lurës, zjarri rrezikon stanet me bagëti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Teksa Shqipëria sipas Edi Ramës do të anëtarësohet në vitin 20230 në Bashkimin Europian, duket se zjarret vijojnë të fiken me mjete rrethanore apo duke përdor kafshë që të çojnë ujin për shuarjen e zjarrit.

I tillë edhe rasti i Korçës. Prefektura e Korçës, përmes një njoftimi, ka bërë një përditësim të situatës së zjarreve në këtë qark.

Në njoftim bëhet e ditur se rreth 171 forca njerëzore janë të angazhuara në terren për monitorimin dhe shuarjen e flakëve.

Po ashtu, krahas njerëzve, në terren janë edhe 7 mjete zjarrëfikëse dhe 5 mushka të ngarkuara me ujë, që po punojnë për shuarjen e flakëve,.

Po ashtu bëhet e ditur se veç Bashkisë Korçë, zjarret janë të përhapur edhe në bashkitë Maliq dhe Pustec.

Njoftimi i plotë i Prefekturës së Korçës:

Data: 27.07.2025 ora 08:30

TOTALI I PËRGJITHSHËM I ANGAZHIMEVE NË TERREN:

Përafërsisht 171 forca njerëzore të angazhuara në operacione shuarjeje dhe monitorimi;

7 mjete të ndryshme zjarrfikëse, pyjore, njësive administrative, Reparti Ushtarak 1033 Drenovë.

5 mushka të ngarkuara me ujë dhe mjete për shuarjen e zjarrit me akses në zona të vështira;

Dronë në përdorim për mbikëqyrje dhe orientim ajror të operacioneve.

SITUATA NË TERREN:

  1. Fshati Dishnicë, Nj.Adm. Bulgarec, Bashkia Korçë

Zjarri vijon aktiv në disa vatra të izoluara në zonën ndërmjet fshatrave Dishnicë dhe Barç. Operacionet e shuarjes po kryhen nga pozicione të favorshme në terren, ndërsa zona e Çardhakut po verifikohet me kujdes për të shmangur rrezikun e përhapjes.

Vatrat janë nën kontroll të neutralizuara duke u mbajtur në monitorim.

  1. Parku Kombëtar Prespa, Bashkia Pustec

Terreni i thyer dhe era përbëjnë vështirësi për ndërhyrje direkte. Janë identifikuar dy vatra të vogla poshtë shkëmbinjve. Forcat janë të ndara në grupe të specializuara dhe të pajisura me mjete të përshtatshme për këtë terren. Mbikëqyrja ajrore me dronë vijon në mënyrë të pandërprerë.

  1. Fshati Strelcë, Nj.Adm. Gorë, Bashkia Maliq

Zjarri është neutralizuar. Aktualisht ndodhen në terren 60 forca për monitorim dhe kontroll të vazhdueshëm të zonës, me qëllim parandalimin e çdo riaktivizimi të mundshëm të vatrave.

Etiketa: mushkaZjarr

Lajme të lidhura

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet
Aktualitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë
Aktualitet

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26
“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin
Aktualitet

“Rama, na je bërë bela”, profesori Lush Susaj: Vetëm me durim dhe rezistencë e largojmë kryeministrin

20:39 - 09/09/26
Para
U mbështet nga FSHF/ Turneu i Preshevës hyn në ditën e katërt, nesër luhen ndeshjet finale

U mbështet nga FSHF/ Turneu i Preshevës hyn në ditën e katërt, nesër luhen ndeshjet finale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes
Breaking Views

Liverpooli përmbys Atleticon, PSG-ja e nis me goleadë, ja rezultatet e mbrëmjes

23:09 - 09/09/26

Mbrëmje me shumë gola në Champions League. Liverpool ka përmbysur Atlético Madridin në “Anfield”, PSG ka dhuruar një festival golash...

Lexo më shumë
Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

Champions League/ PSG e nis si kampione, merr menjëherë kryesimin e Ligës

23:02 - 09/09/26
Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

Protestuesit ulen këmbëkryq para autobusit në “Rrugën e Elbasanit”

22:04 - 09/09/26
Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

Patosi kundër bashkimit me Fierin/ Dëgjesë publike me qytetarët: S’mund të na zhdukin, jemi histori e identitet

21:58 - 09/09/26
Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

Mbyllen fjalimet, nis marshimi drejt “Sheshit Skënderbej”, ironia: Mblidhni mbeturinat se do shkojnë drejt inceneratorëve fantazmë

21:27 - 09/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com