GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Drejtësi për Ilvin”/ Qytetarët e Kavajës ndezin qirinj pranë komisariatit ku ndërroi jetë 31-vjeçari

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Drejtësi për Ilvin”/ Qytetarët e Kavajës ndezin qirinj pranë komisariatit ku ndërroi jetë 31-vjeçari
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Familjarë, të afërm, shokë e shumë qytetarë të Kavajës kanë ndezur mbrëmjen e sotme qirinj e kanë vendosur lule pranë komisariatit të policisë Kavajë në shenjë solidariteti për të riun Ilvi Meta që humbi jetën në ambientet e brendshme të tij.

Pranë komisariatit ishin edhe dy motrat e Ilvit, Irma dhe Irena, bashkë me fëmijët e tyre. Të mpira nga humbja e vëllait të vetëm nuk e besojnë vetëvarjen e tij. Ethshëm kërkojnë drejtësi. Kërkojnë prova, pamjet e kamerave të sigurisë që ndodhen brenda komisariatit për të parë çastet e fundit të vëllait të tyre dhe shuar dyshimet e forta.

“Duam vetëm kamerat e sigurisë. Duam vetëm drejtësi.  Pse ia lanë xhupin nëse ai e ka bërë vetë. Pse e lanë aq kohë vetëm. I bie që policia pinte kafe ndërsa ai vriste veten. Ndaj duam kamerat e sigurisë. Të na bjerë shpirti rehat. Sot ia bënë vëllait tim, nesër ia bëjnë të tjerëve.”

Gjithashtu, Irena njëra nga dy motrat e Ilvit, që jetonte me të dhe prindërit nuk mund ta pranojë idenë e vetëvrasjes. I vëllai kishte kërkuar ushqim pak orë para se të largohej nga kjo botë.

”Kam ardhur dje në 18.00 se kishte kërkuar me ngrënë dhe në 18.30 arrita në shtëpi dhe mora lajmin që ka vdekur. Ma morën dhe ushqimin e futën brenda kur ai kishte vdekur. Ai paska qenë në Durrës.”

Ndërkohë, askush nga autoritetet policore nuk i ka kontaktuar për t’u dhënë lajmin e rëndë. Atë e mësuan nga gazetarët, nga ekrani i televizorit.

“Vjen një polic në shtëpi dhe thotë: ka ndodh kjo. E merr vesh nëna nga TV se vdiq Ilvi Meta. I bëjnë autopsi pa e dit familja. Pa lejen e familjes. Këto ndodhin vetëm këtu. Duam kamerat e sigurisë. Nëse aty del se vëllai im ka vrarë veten qoftë i xhenetit dhe e faltë Zoti, po nëse ia kanë marrë jetën ndryshon çdo gjë.”

Së fundmi, motrat mohojnë që vëllai i tyre të kishte pasur probleme, shqetësime të mëparshme që të rëndonin më tej gjendjen e tij psikologjike pas ndalimit nga ana e policisë.

“Asnjë problem. Dy ditë më parë më tha t’i prija biletën që të vinte në Greqi për të më ndihmuar të lyeja shtëpinë. Edhe kur e kanë kapur komshia më tregoi se nuk e mori me stres. Është përgjegjësia e shtetit. Xhupi i tij ka pasur një llastik aq të vogël sa s’mund të ndodhte. -vijon Irma, motra që e priste të vëllain në Greqi, por erdhi për ta përcjellë për në banesën e fundit mes dhembjes dhe dyshimeve të forta për shkakun e vdekjes së tij.

Etiketa: homazheKavajëqytetaret

Lajme të lidhura

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit
Aktualitet

Reshje të dendura shiu në Vlorë, përmbyten disa rrugë, bllokohet segmenti drejt Orikumit

15:14 - 25/10/26
Aktualitet

Dita e 13 e protestës studentore/ Nis grumbullimi i studentëve te Ministira e Arsimit

14:34 - 25/10/26
Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit
Aktualitet

Alarm për lirinë e medias gjatë protestave/ 50 sulme ndaj gazetarëve në 12 ditë, 80% e rasteve lidhen me Policinë e Shtetit

13:00 - 25/10/26
Para
VIDEO/ Eintracht Frankfurt nuk ndalet, befasia Rangers e pret në finale

VIDEO/ Eintracht Frankfurt nuk ndalet, befasia Rangers e pret në finale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025
Horoskopi

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26

Dashi Ngjarjet e reja dhe stimuluese, si edhe ndryshimet e papritura, nuk ju trembin. Përkundrazi, ato ju nxisin të bëni...

Lexo më shumë
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

Zgjedhjet në Serbi, miku i Ramës pranon humbjen: Lista Studentore ka fituar

21:48 - 25/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com