GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

“Drejtësi për Sabrina Bengajn”, dhjetëra qytetarë protestojnë në Tiranë dhe Fier

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
“Drejtësi për Sabrina Bengajn”, dhjetëra qytetarë protestojnë në Tiranë dhe Fier
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasja e 23-vjeçares Sabrina Bengaj, ka zgjuar sërish qytetarët e Shqipëris dhe tani më të irrituar se kurrë, jo vetëm me ngjarjet e ngjashme që kanë gllabëruar vendin tonë, por edhe me ligjin, i cili nuk bënë asgjë për të mbrojtur njerëzit e tij/saj.

Nëse ende nuk i keni dëgjuar lajmet e fundit, me datë 10 shtator, në Zhupa të Fierit, Elton Metaj është arrestuar pasi ka qëlluar për vdekje ish-bashkëshorten, Sabrina Bengaj në banesën e prindërve të saj. Sabrina ka qenë në urdhër mbrojtje deri në muajin tetor, por kjo nuk e ka ndaluar ish-bashkëshortin e saj të shkojë tek dera e shtëpisë e ta qëllojë me armë zjarri gjakftohtësish në momentin që ishte duke ngrënë bukë.

Çifti ishte divorcuar prej pak muajsh, teksa kjo gjë nuk është pranuar nga i dyshuari, i cili në korrik ishte liruar nga burgu pasi ishte arrestuar për problemet me Sabrinën

Në fotot e publikuara, shihen dhjetëra qytetarë me pankarta të ndryshme në duar, ku shkruhet: “Përgjegjësi për vrasjen e Sabrinës”, “Vrasja e grave dhe vajzave është pandemi. Ku është vaksina”, “Ngrejmë zërin dhe kërkojmë përgjegjësi për çdo viktimë”.

Kjo gjë nuk ka mërzitur vetëm qytetarët, por edhe njerëzit me emër në fushën e politikës ose të mediave, të cilët (edhe ata gjithashtu) kanë reaguar ndaj shtetit dhe neglizhencën që ju bëhet vajzave dhe grave.

Vrasjet në Shqipëri ndaj grave janë bërë aq të shpeshta, saqë në nëntë muajt e fundit të këtij viti mund të përmendim edhe rastet e Zhaneta Metanin, Kristina Bardhin, Liljana Buzon, Dorina Allën, Fëllënza Shirjen, Irvana Hykën, të cilat kanë pasur një fund po aq tragjik sa i Sabrinës.

Protestat në Tiranë po zhvendosen drejt Ministrisë së Drejtësisë duke thirrur njëzëri “Drejtësi për Sabrinën”.

Ata kanë lënë pankartat në tokë dhe kanë ndëzur qirinj në shkallët e ministrisë.

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës
Aktualitet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja! Ja sa do të kushtojë litri i naftës dhe i benzinës

12:25 - 13/10/26
Raporti/ Shqipëria po humbet fuqinë punëtore, 67% e popullsisë në moshë pune do të emigrojë
Aktualitet

Banka Botërore: Emigracioni dhe mungesa e fuqisë punëtore frenojnë rritjen ekonomike në Shqipëri

07:59 - 13/10/26
Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor, në vend të tij emërohet Everest Kazheli, vjen nga Kadastra
Breaking Views

Anton Martini largohet nga Hetimi Tatimor, në vend të tij emërohet Everest Kazheli, vjen nga Kadastra

21:32 - 12/10/26
Para
Pas Merkelit, edhe Presidentja e Komisionit Europian viziton Shqipërinë

Pas Merkelit, edhe Presidentja e Komisionit Europian viziton Shqipërinë

TË FUNDIT

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1
Breaking Views

I thyen këmbën 19-vjeçarit, pezullohen 4 policët! Hetim disiplinor ndaj shefit të komisariatit nr.1

23:33 - 13/10/26

Policia e Shtetit ka reaguar pas publikimit të videos ku shfaqej një 19-vjeçar i dëmtuar në këmbë, teksa shoqërohet i...

Lexo më shumë
Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

Bayern surprizohet në Norvegji, Interi zhgënjen, Barça përmbys Gallatasarajin

23:27 - 13/10/26
Paralajmërohet sërish protestë nesër, në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

Paralajmërohet sërish protestë nesër, në orën 14:00 te Ministria e Arsimit

23:18 - 13/10/26
U rrah nga policët dhe i thyen këmbën/ Studenti te “Trauma”, ja si është gjendja e të riut

U rrah nga policët dhe i thyen këmbën/ Studenti te “Trauma”, ja si është gjendja e të riut

23:04 - 13/10/26
Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut

Protestuesit zhvendosen te “Pazari i ri”, i vënë flakën koshave dhe zonës pranë tregut

22:25 - 13/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com