GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drejtësia në funksion të qeverisë, gjykata mban peng “Prestigjin”

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
VIDEO/ IKMT shemb me shpërthim “Prestige Resort” në Golem
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë mbushur 4 muaj që kur hoteli Prestige në Golem u shemb me tritol nga IKMT e Dallëndyshe Bicit dhe po kaq kohë kanë kaluar që kur Gjykata e Durrësit injoron dhe nuk merr parasysh kërkesë-padinë e kompanisë Erjoni SHPK, padi që kundërshton veprimet e IKMT për shembjen e hotelit, gjobën dhe të gjitha aktet që u përdoren gjatë aksionit.

Në datën 2 dhjetor 2022 avokatët e kompanisë Erjoni SHPK depozituan kërkesë-padinë, megjithatë që nga ai moment nuk ka pasur asnjë veprim.

Kryetari i Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Durrës Ardian Shega me plane të qarta dhe qëllimisht, e zvarrit hedhjen e shortit për çështjen pa dhënë asnjë sqarim. Pavarësisht të drejtës dhe këmbënguljes së avokatëve të grupit “Erjoni Shpk” që çështja të shqyrtohet me urgjencë, kjo nuk po ndodh.

Pas hedhjes së vonuar të shortit çështja i ra për shqyrtim magjistratit të ri Ledio Sali, por ky i fundit duke ndjekur shembullin e shefit të tij, nuk cakton datën për shqyrtimin e kërkesë padisë, edhe pse çështja paraqet urgjencë për shkak të sensivitetit të saj, dëmit të shkaktuar ndaj sipërmarrjes private dhe sezonit turistik që është në prag.

Nga ana tjetër avokatët e kompanisë kanë depozituar një kërkesë tjetër për pezullimin e zbatimit të gjobës. Gjatë kësaj kohe gjykatës i janë kërkuar masa të tjera sigurimi të cilat po ashtu nuk shqyrtohen. Një zvarritje e tillë ndodhi edhe në fillim të dhjetorit kur kompania “Erjoni Shpk” kërkoi sigurim padie përpara se të ekzekutohej vendimi për shembjen e hotelit, por kryetari i gjykatës vonoi qëllimisht hedhjen e shortit dhe pas tij edhe gjyqtari vonoi shqyrtimin e kërkesës, derisa hoteli u hodh në erë.

Rasti i vendimeve absurde të marra nga gjykata administrative e Durrësit ndaj kompanisë “Erjoni shpk” që kishte kërkuar pezullimin e sulmeve të paligjshme të IKMT kundër “Prestige Resort” e ka një emër dhe një fytyrë, dhe ai është kreu i saj.

Kreu i Gjykatës Administrative të Durrësit, Ardian Shega nuk guxoi t’i thotë ‘stop’ IKMT për të parë provat dhe dëgjuar pretendimet e subjektit të sulmuar. Vendimet e tij cenojnë rëndë jo vetëm interesin e subjektit privat të dëmtuar, por edhe interesin publik, pasi nëse gjykimi në themel rrëzon vendimet e IKMT, atëherë dëmshpërblimin prej miliona euro do të duhet ta paguajnë taksapaguesit.

Zvarritjet e shqyrtimit të çështjeve dhe vendimeve për sulmin e paligjshëm të “Prestige Resort” nga Ardian Shega dhe magjistrati i ri Ledio Sali cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve dhe janë shembulli i qartë që dëshmon se drejtësia shqiptare është vënë në funksion të qeverisë.

Kjo situatë tregon gjithnjë e më shumë se drejtësia e re është e kapur dhe paralajmëron se edhe drejtësia e magjistratëve të rinj, fatkeqësisht do të ndjekë të njëjtën rrugë dhe shembull./BW/

Etiketa: GjykataGolemqeveriarasti prestige

Lajme të lidhura

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers
Aktualitet

Agravon situata në Patos-Marinzë, banorët ngujohen tek zyrat e Bankers

22:07 - 10/09/26
Para
Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi

Sekuestrohen rreth 20 mijë dollarë në kufi, ndalohet malazezi

Discussion about this post

TË FUNDIT

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?
Botë

25 vjet nga sulmi terrorist mbi Kullat Binjake, çfarë ndodhi më 11 Shtator?

08:16 - 11/09/26

Sot bëhen 25 vjet që nga sulmet e 11 shtatorit, ndërsa bota bashkohet për të përkujtuar 2,977 njerëzit që humbën...

Lexo më shumë
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Kombi na thërret!/ Sot protesta e 104, qytetarët mbushin përsëri sheshin: Do e rrëzojmë këtë regjim kriminal

07:51 - 11/09/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 11 Shtator 2026

07:34 - 11/09/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 11 Shtator 2026

07:34 - 11/09/26
Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

Champions League/ Shpërthejnë me ‘poker’ Manchester United dhe Como debutuese, Bayerni shkatërron Bodo’Glimt

23:01 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com