GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Drejtësia në dorën e Ramës”/ Teliti: Miliardat vidhen sheshit, por hetohen vetëm qytetarët e thjeshtë!

në Aktualitet, Politikë, Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
Dorian Teliti akuzon qeverinë: “Becchetti po merr miliona, shqiptarët po paguajnë faturën”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka akuzuar organet e drejtësisë se përqendrojnë vëmendjen te qytetarët e thjeshtë, ndërsa sipas tij, nuk hetojnë me të njëjtin intensitet abuzimet me fondet publike dhe korrupsionin në nivelet e larta të pushtetit.

Teliti u shpreh se qytetarët përballen me masa të ashpra edhe për çështje të vogla, si mospagimi i faturave apo ndërhyrjet në banesat e tyre, ndërsa hetimet për abuzimet me shuma të mëdha parash zgjasin me vite.

Sipas tij, institucionet e drejtësisë nuk po fokusohen te abuzimet e pushtetarëve, ndërsa qytetarët e zakonshëm po mbeten gjithnjë e më tepër objekt i një vëmendjeje disproporcionale nga organet e prokurorisë.

Teliti: Në Shqipëri ndodh që të gjitha organet e prokurorisë janë të fokusuara te qytetari. Ai që s’ka të paguajë faturat futet në burg. Meret me atë që do të ndryshojë dritaren e shtëpisë, do të rregullojë çatinë, nuk merret me ata që vjedhin miliardat. Dhe këtu miliardat po vidhen sheshit. Sheshit janë sheshit miliardat dhe për miliardat që vidhen sheshit na duhen vite e vite hetime, pas vitesh që ato të happen, nëse ato hapen.

Ndërkohë që qytetari i thjeshtë është ai që me të cilin harxhon pjesën dërrmuese të kohës edhe organet e prokurorisë si SPAK-u të rretheve, të Tiranës, nuk merren me çështjet kryesore por merren me këto. Ne e kuptojmë qartë influencën politike. Vetë Veliaj dje na tha se Rama ka në dorë sistemin e drejtësisë. Mund të ndërsente Veliajt sistemin e drejtësisë. Rama ishte ai që mund t’i vendoste apo t’i hiqte akzua Veliajt. Po e pranojnë tashmë, siç e ka pranuar Arben Ahmetaj më parë. Tashmë po e pranon edhe bashkëpunëtori tjetër i ngushtë Erion Veliaj, atë që ne kemi denoncuar prej vitesh, që sistemi i drejtësisë në pjesën dërrmuese të tij është i kapur nga kryeministri. Është i emëruar i kapur dhe orjentohet drejtohet menaxhohet nga zyra kryeministrore. Çfarë do thotë kryeministri, kapni këta që bashkarisht ne po vjedhim, po abuzojmë e po hamë e po pimë miliardat e shqiptarëve?

Çfarë është projekt-buxheti më i madh i vitit të ardhshëm? Është buxheti më i madhi në shifra, pra ne shqiptarët, ata që mbushim arkën e buxhetit, bizneset dhe qytetarët do të paguajmë më shumë taksa vitin e ardhshëm. Po për çfarë? Për të qënë përsëri të fundit përsa i përket mirëqënies. Për të qënë përsëri të fundit përsa i përket formalizimit të ekonomisë.

Për të qënë të parët përsa i përket praktikave korruptive. Për të qënë të parët përsa i përket abuzimeve të parave të buxhetit për shpenzime luksi. Për të qënë të parët në Ballkan dhe Europë për çmimet më të lartë të rrugëve, të spitaleve të shkollave, qëndrave shëndetësore. Për të qënë përsëri të fundit për sa i përket mbushjes së  spitaleve me ilaçe bazike apo ilaçe për sëmundjet terminale siç ishte rasti i Onkologjikut. Për të qënë të fundit përsa i përket furnzimit me ujë. Pra taksohemi më shumë për të qënë të fundit. Vjedhje dhe abuzim në kurriz të shqiptarëve. Këto organet që kanë detyrën për të vendosur drejtësinë, i bien në qafë qytetarit dhe nuk meren me pushtetarin që është shkaktari i të gjithë këtyre abuzimeve në kurrizin tonë.

Etiketa: drejtesiRamaTeliti

Lajme të lidhura

Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë
Aktualitet

Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë

12:36 - 23/11/26
Prodhim dhe shitje narkotikësh në Gramsh, dy të arrestuar dhe një në kërkim
Aktualitet

Prodhim dhe shitje narkotikësh në Gramsh, dy të arrestuar dhe një në kërkim

11:59 - 23/11/26
‘Asamble e turpit!’ Shpërthen Plarent Ndreca: Rama quajti socialistët “m…ër” dhe vuri veten mbi partinë
Aktualitet

‘Asamble e turpit!’ Shpërthen Plarent Ndreca: Rama quajti socialistët “m…ër” dhe vuri veten mbi partinë

11:43 - 23/11/26
Para
21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

21-vjeçari shqiptar vret nënën e tij në banesë dhe dorëzohet disa orë më vonë në polici (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë
Aktualitet

Reforma Zgjedhore, Komisioni i Venecias dërgon dy ekspertë në Tiranë

12:36 - 23/11/26

Komisioni i Venecias i ka kthyer përgjigje Kuvendit, duke njoftuar se më 25 nëntor do të dërgojë dy ekspertë të...

Lexo më shumë
“Abissnet Superiore”/ Drejtoria Teknike e FSHF përzgjedh formacionin më të mirë të javës së 12-të, Glen Daja trajneri i javës

“Abissnet Superiore”/ Drejtoria Teknike e FSHF përzgjedh formacionin më të mirë të javës së 12-të, Glen Daja trajneri i javës

12:20 - 23/11/26
Prodhim dhe shitje narkotikësh në Gramsh, dy të arrestuar dhe një në kërkim

Prodhim dhe shitje narkotikësh në Gramsh, dy të arrestuar dhe një në kërkim

11:59 - 23/11/26
‘Asamble e turpit!’ Shpërthen Plarent Ndreca: Rama quajti socialistët “m…ër” dhe vuri veten mbi partinë

‘Asamble e turpit!’ Shpërthen Plarent Ndreca: Rama quajti socialistët “m…ër” dhe vuri veten mbi partinë

11:43 - 23/11/26
Jo vetëm mishi sintetik, edhe ushqimet me bazë insektesh mund të hyjnë në të ardhmen në tregun shqiptar

Jo vetëm mishi sintetik, edhe ushqimet me bazë insektesh mund të hyjnë në të ardhmen në tregun shqiptar

11:30 - 23/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com