GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drejtësia sot, Edi Rama: Kemi luftuar për këtë ditë, unë ju çoj në Europë

14:29 - 19/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Drejtësia sot, Edi Rama: Kemi luftuar për këtë ditë, unë ju çoj në Europë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rubrikën “Sy m’sy” në rrjetet sociale, ku thotë se në 16 vite më parë ka bërë zgjedhjen e qartë pasi ka luftuar për një drejtësi të pavarur.

Ai tha se reagimet e tij nuk ka qenë sulme ndaj SPAK, por ka kërkuar standarde europiane në një proces të drejtësisë duke ju referuar rastit të kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliajt.

Edi Rama: A thua vërtetë, kam unë 12 vite që nuk kam bërë një zgjedhje të qartë apo ti i dashur, Gjergj bashkë me këdo që mendon si ti, duhet t’i mbani parasysh disa gjëra që mua më duken të thjeshta. E para, po të mos e kisha bërë unë zgjedhjen e qartë, jo 12, po 16 vite më parë për të luftuar për një drejtësi të pavarur, kjo që sheh sot, ka qenë e shkruar në programin tonë që kur ishim në opozitë, – atëherë do të vazhdonte të ishte ende e paimagjinueshme që drejtësia të godiste majtas e djathtas deri fare lart, ashtu siç ka qenë e paimagjinueshme 100 e kusur vite, apo jo, që nga krijimi i shtetit shqiptar dhe deri kur ne bëmë reformën në drejtësi, duke i hyrë këtij deti në këmbë, në një vend ku kurrë, kurrë një person i lidhur me pushtetin politik nuk ka shkuar para drejtësisë.  E dyta, nuk e di unë çfarë ke parë kur thua “sulme ndaj drejtësisë”, po nëse e ke për ato që unë kam thënë lidhur me ndalimin pa gjyq të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, atëherë kemi nevojë që të sqarohemi përsëri. Unë mendoj që të kërkosh standardet demokratike në një proces të drejtësisë, aq më tepër për të zgjedhurit nga populli në krye të  Bashkisë së kryeqytetit, që merret nga zyra e çohet në burg pa u shpallur akoma i pandehur e lëre më fajtor, nuk është aspak sulm ndaj drejtësisë;  të kërkosh që drejtësia e re të kuptojë se qëllimi i lartë nuk i justifikon në asnjë mënyrë mjetet e ulëta, nuk është sulm ndaj drejtësisë, por është detyrim. Është detyrimi ynë për të ngritur zërin sepse ky është një ndër kushtet themelore të Shqipërisë 2030 në BE: Një vend ku sundon ligji dhe ku drejtësia jep vetëm drejtësi dhe nuk bën padrejtësi. Prandaj kur ka probleme standardesh demokratikë, në një proces të drejtësisë, këtë jo mund dhe duhet ta themi tanimë, po edhe do ta themi sa herë që të jetë e nevojshme, do ta themi me kokën lart dhe do ta themi me zërin plot. Ne heshtëm, heshtëm totalisht 5 vjet rresht, 5 vjet e më shumë madje, jo se nuk pamë probleme, jo se nuk u skandalizuam në ndonjë rast apo s’e nuk e patëm ndjeshmërinë ndaj një trysnie që ka shkuar hera-herës deri në absurd mbi punonjësit e administratës, por ne heshtëm strategjikisht, heshtëm për të garantuar një atmosferë, ku pavarësia e institucioneve të reja të drejtësisë të mund të konsolidohej, në një vend ku drejtësia s’ka pasur kurrë, kurrë, pavarësi dhe ku norma ka qenë intimidimi dhe marrja në kontroll e saj nga pushteti politik.

Duke folur për të ardhmen e vendit, ai tha se synimi i tij kryesor është integrimi në BE dhe se këtë do ta arrijë vetëm duke ndërtuar një shtet të fortë dhe funksional.

Edi Rama: Tani që pavarësia më duket se është shalqi me provë, kur thotë populli, madje është qartësisht burimi i një  vetëbesimi të prokurorisë dhe të gjykatës speciale, ne do të flasim për forcimin e demokracisë dhe do të jemi kritik sa herë që nga drejtësia të shkelen standardet demokratike, sepse një drejtësi e pavarur, një drejtësi profesionale, një drejtësi garante e lirive dhe e të drejtave kushtetuese të kujtdo, pa përjashtim, është thelbi i një demokracie të fortë evropiane. Ndërsa një drejtësi e pavarur, por e çalë profesionalisht dhe shpërfillëse ndaj lirive dhe të drejtave kushtetuese dhe ndaj ndarjes kushtetuese të pushteteve madje, mund të kthehet në një kërcënim për vetë demokracinë, në një problem real për shoqërinë, në një pengesë për ekonominë. E di ti, Gjergj ku ndryshon një gjyq në diktaturë, në autokraci apo një gjyq në demokraci? Në autokraci prokurori dhe gjykatësi janë një, një trup i vetëm kundër të akuzuarit, ndërsa në gjyqin demokratik, jo vetëm janë të ndarë, por gjykatësi është mbi palët dhe të akuzuarit dhe akuzuesit janë tërësisht të barabartë para ligjit dhe para gjykatësit. Nëse kjo premisë themelore nuk respektohet dhe nëse ka shenja që thonë se abuzimi me pavarësinë e pushtetit të drejtësisë mund të bëhet një rrugë pa siguri juridike në trupin e shoqërisë, atëherë problemi nuk është më thjesht i atyre që keqtrajtohen direkt nga një pushtet që fryhet me vetveten, por është një problem për vendin, është një problem për shoqërinë dhe si i tillë është patjetër dhe i imi si kryeministër, por edhe i yti si qytetar, jo që ta sulmojmë, por që ta kritikojmë dhe ta ndihmojmë drejtësinë të demokratizohet, të forcohet, të konsolidohet si garante e rendit ligjor, si garante e barazisë së të gjithëve para ligjit, jo duke bërë ne, prokurorin e gjykatësin e prokurorëve dhe gjykatësve, po ama duke vënë gishtin tek problematika e patolerueshme e cenimit të standardeve dhe duke nxitur të gjitha reflektimet përkatëse; jo duke marrë ne anën e të akuzuarve për pretendimet e  prokurorit dhe të gjykatësit, por duke mos heshtur kur këta të fundit e tejkalojnë kornizën e ligjit me galloshet e Maliqit dhe prokurorë e gjykatës bëhen një galloshe e vetme, si në diktaturë apo në autokraci, jo largqoftë në asnjë mënyrë duke shkrirë SPAK-un apo duke kërcënuar SPAK-un, të cilin duhet ta mbrojmë medoemos në radhë te parë nga bufi dhe nga llumi i kënetës, edhe me votën tonë në 11 Maj, por patjetër dhe nga rreziku i hyrjes së vetes në qejf kur i thonë fjalës, duke luftuar të gjithë bashkë ama, paralelisht për rritjen e standardit të drejtësisë dhe për një triumf të aspiratës për një drejtësi evropiane në 11 Maj.

Në përfundim, Rama e përkufizoi qartësisht betejën politike të 11 Majit: “Ose me mua në Europë, ose me bufin e kënetës në gropë.”

Edi Rama: Tani, i dashur Gjergji dështova apo nuk dështova unë të bëj shtet, këtë ia lëmë këtyre pak viteve që kemi përpara sepse në këto vite përpara, unë do të bëj atë çmos-in e madh që Shqipëria të ngjitet në majën e Bashkimit Evropian e nëse ngjitet, do të ngjitet vetëm sepse ka bërë shtet se ndryshe asaj maje as nuk i qasesh dot. Tani zgjedhja nuk ka qenë kurrë më e qartë; o me mua në Evropë, o me bufin e kënetës prapë atje në gropë!

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
“Turizmi” i Dritan Agollit: Tender pa garë 1.4 miliard lekë për kafene brenda shkollave të fshatit

“Turizmi” i Dritan Agollit: Tender pa garë 1.4 miliard lekë për kafene brenda shkollave të fshatit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com