GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Drejtimi i PD, Alibeaj: Do heshtim deri kur të shprehet gjykata

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtimi i PD, Alibeaj: Do heshtim deri kur të shprehet gjykata
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj është pyetur sot nga gazetarët pse mbledhjet e grupit të deputetëve që nuk i janë bashkuar Sali Berishës, nuk i zhvillojnë mbledhjen në selinë blu.

“Për kuriozitetin tuaj, në kafe miqësore jemi mbledhur gjithmonë. Nuk është e vërtetë që kemi marrë vendime. Ka pasur diskutime të natyrës politike. Nuk marrim vendime sepse nuk është as vendi për të marrë vendime. Nuk ka qenë asnjëherë diskutim. Pse nuk mblidhemi në seli, kjo është një çështje e qartë. E rëndësishme është qëndrimi dhe prania e të gjithë deputetëve që të fokusohemi te këto prioritete. Fillimisht në parlament dhe më pas edhe në rrafshe të tjera”, u shpreh ai.

Alibeaj foli edhe për vendimin e Gjykatës në lidhje me statutin e Partisë Demokratike dhe drejtimin e kësaj të fundit.

 “Nuk ka ndonjë informacion. Informacioni i vetëm është ai i para disa muajve. Kemi pritur që gjykata të shprehet. Heshtim derisa gjykata të shprehet”, tha ai.

Pyetur nëse ka pasur koordinim me pjesën tjetër të deputetëve për listimin e prioriteteve, ai tha se ato janë një nevojë ulëritëse që shoqëria të mos ia “lehtësojë punën qeverisë hajdute të Edi Ramës”.

“Po të lexosh ato që janë prioritetet tona janë një thirrje për këdo për të mbështetur ato. Nuk janë prioritetet tona por nevojë ulëritëse që shoqëria shqiptare ka për të mos ia lehtësuar jetën politike qeverisë hajdute të Edi Ramës. Thirrje për t’u orientuar dhe për t’i shërbyer betejës opozitare bëhen me akte. Ne besojmë se këto janë prioritete. Janë çështje reale që preokupojnë shqiptarët. Kjo është ajo që kemi zgjedhur. Më tepër aktet se fjalët. Nuk keni dëgjuar ndonjë nga kolegët tanë që t’i fryjnë këtij zjarri. Kanë ulur kokën me idenë se do vijë një moment që kjo do të shuhet. Këto janë orientimet dhe prioritetet tona. Kjo është ajo që shqiptarët duan për t’u bërë opozitë e fortë”, u shpreh Alibeaj.

Etiketa: AlibeajPD

Lajme të lidhura

Divjaka proteston kundër bashkimit me Lushnjen, bulevardit i fikin dritat!
Aktualitet

Divjaka proteston kundër bashkimit me Lushnjen, bulevardit i fikin dritat!

22:53 - 30/08/26
Fiken dritat në stadium gjatë ndeshjes Teuta-Tirana, tifozët në kor: Rama ik!
Aktualitet

Fiken dritat në stadium gjatë ndeshjes Teuta-Tirana, tifozët në kor: Rama ik!

22:29 - 30/08/26
Aktivisti Lika: Shqipëria është pronë e 5 personave dhe të tjerët janë të detyruar të largohen
Aktualitet

Aktivisti Lika: Shqipëria është pronë e 5 personave dhe të tjerët janë të detyruar të largohen

21:59 - 30/08/26
Para
Rama ia kufizoi, Presidenti Begaj i jep dekoratën e parë Rita Orës, ja vlerësimi për këngëtaren

Rama ia kufizoi, Presidenti Begaj i jep dekoratën e parë Rita Orës, ja vlerësimi për këngëtaren

Discussion about this post

TË FUNDIT

Divjaka proteston kundër bashkimit me Lushnjen, bulevardit i fikin dritat!
Aktualitet

Divjaka proteston kundër bashkimit me Lushnjen, bulevardit i fikin dritat!

22:53 - 30/08/26

Sot në Divjakë është shënuar dita e 31-të e protestës qytetare kundër reformës administrative territoriale e propozuar nga PS që...

Lexo më shumë
Fiken dritat në stadium gjatë ndeshjes Teuta-Tirana, tifozët në kor: Rama ik!

Fiken dritat në stadium gjatë ndeshjes Teuta-Tirana, tifozët në kor: Rama ik!

22:29 - 30/08/26
Aktivisti Lika: Shqipëria është pronë e 5 personave dhe të tjerët janë të detyruar të largohen

Aktivisti Lika: Shqipëria është pronë e 5 personave dhe të tjerët janë të detyruar të largohen

21:59 - 30/08/26
Përgjaken sërish rrugët e Shqipërisë/ Aksident me vdekje në Vorë (VIDEO)

Përfshihen në aksident tre automjete në aksin Lushnjë–Rrogozhinë

21:42 - 30/08/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

Gazetari Stafa: Shqipëria s’ka parë kurrë protestë si kjo! Duam një vend ku të jetojmë me dinjitet

21:20 - 30/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com