GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drejtoi reformën në drejtësi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari Strasburgut

20:59 - 29/09/21
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtoi reformën në drejtësi, ndahet nga jeta ish-gjyqtari Strasburgut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i grupit të Reformës në Drejtësi dhe ish-gjyqtari i Strasburgut, Kristaq Traja ka humbur jetën ditën e sotme, jeta, në moshën 66-vjeçare. Traja vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe sot nuk mundi t’i bënte më ballë kësaj sëmundjeje.

Traja ka qenë drejtues i grupit për diskutimet për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi. Ai ka mbajtur edhe pozicionin e gjyqtarit të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, si përfaqësues i Shqipërisë.  Ka qenë gjithashtu edhe kryetar i Këshillit Drejtues të RTVSH, si dhe ka shërbyer si përfaqësuesi i parë i Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut.

Traja është diplomuar në drejtësi në Universitetin e Tiranës në vitin 1978. Me një eksperiencë 10-vjeçare si gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut, Strasburg, për periudhën 1998-2008 Traja ka qenë një ndër akademikët më të njohur në Ballkan për të Drejtën Kushtetuese.

Karriera e tij si profesionist në fushën e ligjit ka filluar në vitin 1986, ku ka ushtruar detyrën e specialistit në Sektorin e Studimeve pranë Prokurorisë së Përgjithshme deri në vitin 1991. Ai ka qenë anëtar i Bordit të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë gjatë periudhës 1991-1992 dhe Zëvendësministër i Drejtësisë gjatë viteve 1992-1993.

Ai ka qenë gjithashtu anëtar i grupit të punës për hartimin e Kushtetutës shqiptare të vitit 1998. Prej vitit 1994 ai ishte pedagog i së Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkollën e Magjistraturës. Gjatë periudhës 2012-2014 ai ka qenë rektor i Universitetit Luarasi. Gjithashtu, që nga viti 2008 ai ishte avokat në disa studio ligjore prestigjioze në vend. Traja është autor i disa publikimeve dhe përkthimeve në fushën e ligjit.

Lajme të lidhura

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Para
Kur ishte në Luftë me jetën askush nuk u interesua, shfaqet babai i Aldi Ramës: Nuk jemi terroristë, por të varfër

Flasin familjarët e Aldi Ramës, nëna e tij: Nuk isha në dijeni çfarë bënte

TË FUNDIT

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…
Aktualitet

Gjenerali zbulon të “fshehtat”: Mes muxhahedinëve të MEK ka të rekrutuar…

23:07 - 03/04/26

Ish-zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Dedë Prenga, ka paralajmëruar se ekziston rreziku për Shqipërinë për...

Lexo më shumë
Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

Plagosja e dyfishtë në Shkodër, autori i dyshuar me precedent për armë dhe drogë

22:53 - 03/04/26
Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

Publikohet lista paraprake për Topin e Artë, kryeson një sulmues anglez

22:28 - 03/04/26
Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

Flamurtari shpëton nga humbja në shtesë në duelin e mbijetesës me Tiranën

22:15 - 03/04/26
Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

Depozitat e shqiptarëve: 1 milion llogari bosh! 5% e klientëve mbajnë mbi 60% të parave në banka

21:12 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com