GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drejtonte një rrjet trafiku droge, dënohet me 17 vjet burg Islam Xaka

në Aktualitet, Breaking Views, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtonte një rrjet trafiku droge, dënohet me 17 vjet burg Islam Xaka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 17 vite burg Islam Sefën, i akuzuar si drejtues dhe financues i një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi i tij u ul në 11 vjet e 4 muaj heqje lirie.

NJOFTIM PËR MEDIAT

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 150/2022, në ngarkim të të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka), i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se një herë (në 9 nëntë episode), të parashikuara nga nenet 283/a/2-28 pika 4 të K.Penal në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal.

“Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grup i strukturuar kriminal” kryer në formën e drejtimit të parashikuar nga neni 333/a/1 të K.Penale.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundimtë gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 56, datë 18.09.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë (në 9 (nëntë) episode dhe më konkretisht episodi para datës 08.04.2020, dhe episodet e datave 08.04.2020, 30.04.2020, 15.05.2020, 22.05.2020, 29-31.05.2020, 02.02.2021, 24.02.2021, 01.03.2021), parashikuar nga nenet 283/a/2 – 28/4 të Kodit Penal, dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit, e parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka) me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim.

4. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 (një të tretën) duke u dënuar përfundimisht Islam Sefa (alias Xaka), me një dënim të vetëm, përfundimtar prej 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Islam Sefa (alias Xaka) do të fillojë nga dita e arrestimit të tij, dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

6. Në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal gjykata disponon sa më poshtë:

– 1 (Një) telefon celular i markës Samsung A14, ngjyrë e zezë, me numër Imei 1, **** dhe Imei 2, ****, brenda së cilës në fole gjendet karta Sim Vodafone me Nr, Serial **** të konfiskohet.

– 1 (Një) telefon celular i markës I-phone 15 Pro, model A3 104, me kasa ngjyrë “blue titanium”, me një kartë sim me mbishkrimin One **** të konfiskohet.

– 1 (Një) telefon celular i markës “Samsung Galaxy S23” model Sm-S911b Imei 1, **** dhe Imei 2, **** të konfiskohet.

– 1(një) fletë fletoreje me kuti, me shënime me shkrim dore të mbetet pjesë e fashikullit të gjykimit.

7. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumën 96.398 (nëntëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e nëntëdhjetë e tetë lekë) i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare, ndërsa shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurit Isla Sefa (alias Xaka).

8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

gijotina.com/

Etiketa: Islam Xaka

Lajme të lidhura

Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për atentatin me armë në Ibiza
Aktualitet

Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për atentatin me armë në Ibiza

22:55 - 16/07/26
Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë
Aktualitet

Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë

22:22 - 16/07/26
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë
Aktualitet

“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë

22:09 - 16/07/26
Para
Incidentet në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore ndaj Bardhit dhe Krekës

Incidentet në Kuvend, PS kërkon masë disiplinore ndaj Bardhit dhe Krekës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për atentatin me armë në Ibiza
Aktualitet

Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për atentatin me armë në Ibiza

22:55 - 16/07/26

Garda Civile ka arrestuar në Shqipëri një person të dyshuar për atentatin me armë të ndodhur më 21 qershor 2024...

Lexo më shumë
Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë

Kush është gruaja që u gjend e pajetë tek “Liqeni i Thatë” në Tiranë

22:22 - 16/07/26
“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë

“47 ditë, ne nuk tërhiqemi, nesër më shumë”/ Pankarta pikante në protestë

22:09 - 16/07/26
Federata Franceze bën përjashtim për Zidane, i ofron pagën rekord

Federata Franceze bën përjashtim për Zidane, i ofron pagën rekord

21:46 - 16/07/26
Protestuesi thirrje SPAK-ut: Tregoni nëse ka një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit të Ballukut

Protestuesi thirrje SPAK-ut: Tregoni nëse ka një kërkesë të dytë për heqjen e imunitetit të Ballukut

21:03 - 16/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com