GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Drejtorat në polici paguhen nga krimi”, Noka: Afatet e Ramës janë bërë barsoletë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Drejtorat në polici paguhen nga krimi”, Noka: Afatet e Ramës janë bërë barsoletë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PD-së,  Flamur Noka, në fjalën e tij në Kuvend komentoi lëvizjet e fundit në Policinë e Shtetit, nga shkarkimi i Gledis Nanos dhe zëvendësimi i tij me Muhamet Rrumbullakun si dhe arrestimin e “ushtarit”  të Ervis Martinajt, Jeton Lami brenda policisë. Noka tha se ultimatumet e Ramës janë shndërruar në barcoletë, ndërsa shefat e komisariateve dhe drejtorat e policisë paguhen nga krimi i organizuar.

“Në Shqipëri shteti e Ministria e Brendshme është thjeshtë institucion statistikash.
Shefat e komisariateve e drejtorët që këta emërojnë paguhen nga krimi. Rruga e shtetit për ta janë asgjë.

 Paratë e drogës e krimit janë rrogë për vartësit e ministrit. Mund të presim rend e siguri nga këta në këtë situatë? Avokatët e krimit janë këtu. Mbrojtja më e mirë që i bëhet krimit. I ka ndërruar disa ministra të Brendshëm po a kemi parë edhe një moment që siguria të përmirësohet? Jo, vetëm përkeqësohet.

 Sepse që nga kryeministri të gjithë janë të kapur për fyti nga krimi e korrupsioni e kur je i kapur shteti e ligji përfundojnë në këtë katandi. Mund të ndodhë diku tjetër që drejtori i policisë të thotë 14 kriminelë në drejtim të paditur sepse operacionet janë dekonspiruar. Janë tradhtuar nga elita dhe nuk merre asnjë masë. Ministri minimalisht do të jepte dorëheqjen nëse do të ishim në Europë. Shpallet Gledis Nano armik sepse tha të vërtetën e linçohet.

Punë e palodhur për shpartallimin e policisë në një pikë pa kthim. Afatet 100 ditëshe i kemi dëgjuar sa herë e vë kryeministrin krimi përpara. Janë bërë si barcaletë. Kjo është pasqyra. bëni sa marrëveshje të doni, ka vetëm një marrëveshje, ajo me qytetarët për të sjellë një qeveri dinjitoze me zero tolerancë ndaj krimit”, tha ai.

 

Lajme të lidhura

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!
Aktualitet

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Maliqi mbi tensionet në Theth: Kupa është mbushur! Kush luan me popullin, luan me zjarrin
Aktualitet

Maliqi akuza SPAK-ut: Pse nuk hetohen dhuna ndaj protestuesve dhe krimet zgjedhore?

11:04 - 26/10/26
Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26
Para
S’është muzika/ Stresi tregon ëndrrën e fëmijërisë: Doja të isha… (FOTO)

S'është muzika/ Stresi tregon ëndrrën e fëmijërisë: Doja të isha... (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë
Aktualitet

Plagosja në sy e Erion Vishkullit, sekuestrohen kamerat e Bankës së Shqipërisë

12:16 - 26/10/26

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me plagosjen e Erion Vishkullit gjatë protestës së 24 tetorit. Raportohet se...

Lexo më shumë
Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

Transportonte 11 emigrantë kundrejt 2500 eurove për person, arrestohet 30-vjeçari në Konispol

12:01 - 26/10/26
Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

Protestat studentore/ Gjykata liron tre protestues, njëri ishte arrestuar në mënyrë të paligjshme

11:37 - 26/10/26
Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

Mbyllet mbledhja e PS, Rama u prezanton deputetëve paketën ligjore që ndëshkon protestuesit!

11:28 - 26/10/26
Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

Paraqitjet e legjionarëve/ Uzuni shkëlqen me dopietë, shënojnë edhe Pilo, Asani e Bajrami, Kerjota jep asist

11:27 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com