GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Katër persona janë arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Fierit, të akuzuar për shpërdorim detyre, falsifikim dokumentesh dhe pastrim parash. Në pranga janë vënë dy ish drejtorët e Kadastrës në Fier, Ertis Shehu dhe Bardh Kapaj, një specialist-jurist P. Ç, si dhe përfituesi i tokës, biznesmeni Kastriot Hasko.

Sipas hetimeve, Kastriot Hasko dyshohet se ka përdorur dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave për të regjistruar në bashkëpronësi dhe katër personave të tjerë rreth 1,143 hektarë tokë në Fier, si dhe 150 mijë euro. Më pas, duke përdorur edhe një prokurë të falsifikuar, ai dyshohet se e ka shitur tokën te dy shoqëri të ndryshme.

Prokuroria dyshon se dy ish-drejtorët dhe specialisti i ASHK-së kanë regjistruar pronat në kundërshtim me ligjin, pa verifikuar autenticitetin e dokumenteve të pronësisë.

Në një rast, sipas hetimit, është regjistruar edhe një sipërfaqe më e madhe se ajo që përcaktohej në dokumentin e falsifikuar. Gjithashtu, dyshohet se është ndryshuar zëri kadastral i tokës nga “tokë arë” në “tokë pa frut”, pa aktin administrativ të nevojshëm.

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier u vendos masa e sigurimit personal ‘Arrëst në burg’ ndaj katër shtetasve Ertis Shehu, Bardh Kapaj në cilësinë e drejtorëve të ASHK, P. Ç. specialistit, jurist, pranë ASHK dhe Kastriot Haskaj, përfituesi i pronave nën akuzë për veprat penale ‘Falsifikim i dokumenteve’, ‘Shpërdorimi i detyrës’ si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” të parashikuara nga nenet 186/2, 248 dhe 287, prg.2, të Kodit Penal.

Po kështu, në kuadër të hetimeve u sekuestruan mbi 76 pasuri, me sipërfaqe totale prej 1143 hektarë tokë (e barabartë me njëmbëdhjetë milion e katërqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëdhjetë e gjashtë m2), si dhe 150.000 euro.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier gjatë hetimeve të deritanishme për procedimin penal nr. 1026 të vitit 2025, kryer në bashkëpunim të ngushtë me shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, nëpërmjet përdorimit edhe të metodave proaktive, arriti të provojë se:

Shtetasi Kastriot Haskaj, duke paraqitur si tituj pronësie dy vendime të falsifikuara të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier, ka arritur të regjistrojë në bashkëpronësi të tij dhe katër personave të tjerë një sipërfaqe të konsiderueshme toke prej 1,143 hektarë si dhe 150.000 Euro të ndodhur në zonat kadastrale 3301 dhe 3358, Seman i Ri dhe Sheq Marinas, Fier.

Më pas, ky shtetas, duke u paraqitur me cilësinë e bashkëpronarit dhe përfaqësuesit edhe të bashkëpronarëve të tjerë, me anë të një prokure të posaçme të falsifikuar, u ka shitur këtë tokë dy shoqërive të ndryshme.

Shtetasit Ertis Shehu dhe Bardh Kapaj, në cilësinë e drejtorëve të ASHK, Fier, dhe shtetasi P.Ç., në cilësinë e specialistit, jurist, pranë ASHK, Fier, kanë regjistruar pasuritë në fjalë në bashkëpronësi të shtetasit Kastriot Haskaj, në kundërshtim me ligjin nr. 111/2018, “Për kadastrën”, dhe ligjin nr. 20/2020, “Për përfundimin e proceseve kalimtare të pronësisë në Republikën e Shqipërisë”, dhe VKM nr. 639, datë 16.10.2024, dhe Udhëzimin e Këshillit të Ministrave nr. 2, datë 12.09.2012 “Për përcaktimin e elementeve të akteve, që verifikohen nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të procedurës për nxjerrjen e urdhrit të regjistruesit”, duke mos kërkuar sipas këtyre akteve ligjore/nënligjore konfirmimin e vendimeve të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Fier nga Agjencia e Trajtimit të Pronës, verifikim nga i cili do të rezultonte se këto vendime janë të falsifikuara.

Për më tepër, ka rezultuar se shtetasi Bardh Kapaj, ish drejtor i ASHK, Fier, kur ka regjistruar pasurinë nr. 3**, zk 3358, ka tejkaluar edhe sipërfaqen që sipas vendimit të falsifikuar nr. 8*, datë 20.01.1997, të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, pranë Këshillit të Rrethit Fier, i ishte kthyer ish-pronarit Th.S., duke përfituar për rrjedhojë shtetasi Kastriot Haskaj edhe një sipërfaqe tjetër të konsiderueshme toke në pronësi.

 

Gjithashtu, shtetasit Ertis Shehu e P.Ç. gjatë regjistrimit të pasurive kanë ndryshuar zërin kadastral të sipërfaqes së regjistruar në pronësi të shtetasve Kastriot Haskaj, etj, nga tokë arë në tokë pa frut, pa një akt administrativ nga Këshilli i Ministrave, Ministria e Bujqësisë apo Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Fier.

Masat e sigurimit personal dhe pasuror u ekzekutuan nga shërbimet e Policisë Gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe Nr. 3 Tiranë, si dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

 

Etiketa: biznesmenfalsifikimPranga

Lajme të lidhura

Haga dënoi ish-krerët e UÇK! Tritan Shehu: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë!
Aktualitet

Haga dënoi ish-krerët e UÇK! Tritan Shehu: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë!

11:19 - 17/09/26
Balla i kërcënoi me burg, reagon Bardhi: I vure zjarrin Shqipërisë…
Aktualitet

PD kërkoi heqjen nga rendi i ditës, mazhoranca rrëzon kërkesën për projektligjin e magjistratëve

11:04 - 17/09/26
Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, caktohet “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit
Aktualitet

Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, caktohet “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit

11:00 - 17/09/26
Para
Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, caktohet “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit

Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, caktohet “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Haga dënoi ish-krerët e UÇK! Tritan Shehu: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë!
Aktualitet

Haga dënoi ish-krerët e UÇK! Tritan Shehu: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë!

11:19 - 17/09/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu kërkoi që kërkoi që rezoluta për dënimin e gjenocidin serb, i depozituar nga PD-ja, të futet...

Lexo më shumë
“Abissnet Superiore”/ Java e 5-të e kampionatit sjell ndeshje interesante, luhet e ndarë në tre ditë

“Abissnet Superiore”/ Java e 5-të e kampionatit sjell ndeshje interesante, luhet e ndarë në tre ditë

11:09 - 17/09/26
Balla i kërcënoi me burg, reagon Bardhi: I vure zjarrin Shqipërisë…

PD kërkoi heqjen nga rendi i ditës, mazhoranca rrëzon kërkesën për projektligjin e magjistratëve

11:04 - 17/09/26
Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, caktohet “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit

Plagosi babanë e ish-bashkëjetueses, caktohet “arrest me burg” për dajën e Zegjine Çaushit

11:00 - 17/09/26
Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

Falsifikuan mbi 1 mijë hektarë, në pranga dy ish-drejtorë të Kadastrës Fier dhe një biznesmen (Emrat)

10:35 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com