GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Drejtoresha e Veliajt firmos dy tendera me “Flamur të kuq”, 33 MLN lekë i xhiron pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtoresha e Veliajt firmos dy tendera me “Flamur të kuq”, 33 MLN lekë i xhiron pa garë

Drejtoresha e Veliajt firmos dy tendera me “Flamur të kuq”, 33 MLN lekë i xhiron pa garë

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtorët e Veliajt firmosin çdo tender edhe kur është në shkelje të rregullave, sepse kjo qenka pjesë e kontratës së tyre me kryetarin. Këta rrezikojnë të akuzohen nga SPAK, ndërsa kryetari thotë se “nuk di gjë”. Ndoshta ky ka qenë pakti i ish nënkryetares së bashkisë me kryetarin. Pasi kaloi në krye të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, Anisa Ruseti, ka firmosur plot tendera që nuk përputhen me ligjin.

Së fundmi, janë dy prokurime që skuqin nga shkeljet, për blerje vaj lubrifikante, bateri dhe goma për makinat që ka në dispozicion kjo Agjenci.

Njëri nga prokurimet ka si objekt ‘BLERJE GOMA DHE BATERI”. Në dokument nuk përcaktohet sa makina kanë nevojë për pajisje të reja, por është parashikuar të blihen 54 goma dhe 29 bateri. Ndërsa janë dhënë  19 milionë lekë.

Në fakt për transparencë duhej specifikuar, se cilat automjete kanë nevojë goma të reja dhe nëse është nevojë urgjente. Ndërkohë, ky prokurim  është mbyllur pa garë. Për këtë rast ishin dorëzuar dy oferta, por ajo e kompanisë Besnik Meçi” shpk u skualifikua që në fazën e parë me argumentin se nuk ka plotësuar kritere të veçanta.

Meqenëse mbetet vetëm një ofertë, në këto kushte procedura duhej anuluar, ndërsa drejtorja Ruseti e ka dhuruar kontratën. Firma Auto Manoku Servis  u shpall menjëherë fituese në tetor dhe më 12 nëntor 2024 është bërë publik formulari i fituesit paraprak.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Dy flamuj të Kuq

Në të njëjtën datë është firmosur edhe tenderi me objektin ‘Vajra dhe lubrifikant për automjete’ që ka fondin limit 14 milionë lekë.

Fillimisht janë dorëzuar 5 oferta, por në garën finale kaloi vetë njëra prej tyre me asnjë konkurrent përballë. Kjo për faktin se 4 ofertat janë fshirë nga komisioni që në fazën e parë me argumentin se kanë mungesë dokumentacionesh. Në fakt, bazuar në ligj ky argument nuk qëndron plotësisht për të eliminuar të gjitha ofertat, pasi rregulli kërkon që operatorët të vihen në dijeni për mungesat dhe t’u lihet mundësia për plotësimin e tyre.

Vetëm nëse brenda afatit nuk merret asnjë reagim nga operatorët atëherë duhet të skualifikohen.

 

Por, sërish procedurat e tenderit nuk duhet të vazhdonin pa konkurrent. Gjë të cilën drejtorët e Veliajt e bëjnë në shumicën e prokurimeve.  Kështu, e favorizuar këtë herë ishte kompania “TOP-OIL” me ofertë sa 100% e fondit limit, që përbën një tjetër shkelje.

Më 12 nëntor 2024 është bërë publike kontratat që mban emrin e firmës “TOP-OIL” me pronar Luana Saraçin. Kështu u ngrit edhe një tjetër “Flamur i kuq” brenda një dite! Saraçi nuk është i panjohur për Veliajn, së bashku gëzojnë shumë bashkëpunime në tenderat e dhënë nga Eco Tirana. Më e fundit regjistrohet në korrik 2024, kur Eco Tirana përmes një tenderi abuziv bleu 129 milionë lekë graso tek Saraçi.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimanisa rusetienderErion Veliaj

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Aksident në Përrenjas-Librazhd, kamioni përplaset me dy makina

Aksident në Përrenjas-Librazhd, kamioni përplaset me dy makina

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë
Aktualitet

‘Kemi urdhër nga lart!’ Policia vendos gjoba të shumëfishta dhe shoqërime për protestuesit paqësorë

08:35 - 10/11/26

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, katër persona me rroba civile shfaqen duke ndaluar Agron Jeminin, i njohur...

Lexo më shumë
Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com