GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Drejtoresha e Veliajt nën hetim nga SPAK, firmos 335 MLN lekë pa garë për asfalt

12:14 - 09/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtoresha e Veliajt nën hetim nga SPAK, firmos 335 MLN lekë pa garë për asfalt
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, krijon një koncesion të pashpallur duke i dhënë çdo vit pa garë tenderin e furnizimit me asfalt një kompanie. Këtë herë ai ka përfshirë në këtë vorbull Drejtorinë e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë, që do t’i xhirojë firmës AMOS OIL 335 milionë lekë pa llogaritur TVSH-në.

Më datë 29 shkurt 2024, kjo drejtori në varësi të Veliajt, që “nuk e di se ç’bën drejtoresha”, ka hapur një tender me numër reference REF-96839-02-28-2024. Objekti i prokurimit është ‘Blerje materiale ndihmëse për prodhim dhe shtrim asfalti’, për të cilin janë vënë në dispozicion 335 milionë lekë.

Ne e dinim se Drejtoria e Pastrimit dhe Gjelbërimit mbillte pemë, lule, si dhe vendos kosha, por u marrka edhe me asfaltime!

Tender me risk të lartë korrupsioni

Shohim se këtë tender kjo drejtoreshë, me siguri me urdhër të Veliajt (pavarësisht se Lali Eri para SPAK-ut do të thojë se nuk di gjë) e ka dhënë pa garë. Në fakt deri më datë 20 mars 2024 janë dorëzuar 5 oferta. Katër prej tyre janë skualifikuar që në fazën e parë më argumentin se nuk kanë paraqitur mostër për secilin mall. Rregullat kërkojnë që  AK duhet t’i vërë në dijeni operatorët për këtë mangësi, sepse kanë qenë 4 kompani që nuk e kanë dorëzuar, dhe duhet të priste për disa ditë përgjigjen e tyre.

Por Veliaj dhe drejtoresha e tij e kanë me nxitim. Kështu pa zhvilluar një garë, në mungesë të konkurrencës, Veliaj ia dhuroi tenderin firmës “AMOS OIL” sh.a, në pronësi të  Henri Skënderajt dhe Hasan Kortoçit.

Me këto shkelje, ky tender i shtohet listës së gjatë të tenderëve abuziv që ka zhvilluar Bashkia Tiranë. Për më tepër tenderi ka marrë “Flamurin e Kuq” nga Open Data Albania. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit.

 

Si u bë AMOS OIL kliente e Veliajt?

Sakaq vlen të përmendim se firma fituese AMOS OIL njihet edhe për bashkëpunim të vazhdueshëm më Veliajn. Prej 5 vjetësh ajo merr pa garë porositë për asfalt duke u bërë përfituese një koncesioni “de facto” të bashkisë. Përveç tregtisë së naftës së Ballshit, kjo kompani ka ngritur në katër vitet e fundit një impiant riciklimi në Vaqarr. Ky aktivitet zyrtarisht quhet “Akumulim, grumbullim, transportim, ruajtje, riciklim dhe modifikim strukturor të vajrave lubrifikantë të përdorur, i distilateve të pirolizave dhe mbetjeve të hidrokarbureve me destinacion prodhimin e bitumit dhe derivateve të tij (vaj, graso etj).

Impianti në Vaqarr filloi në kohën e ministrit Lefter Koka, kur morën lejet përkatëse duke vazhduar punë me ndihmën e ish-ministrit Blendi Klosi me të cilin pronarët kanë miqësi dhe sigurisht u bënë klientë të kryebashkiakut Veliaj. Pas kësaj, Amos sh.a. që nxin Vaqarrin me mbetjet e vajrave dhe bitumit, ka marrë të gjithë tenderat asfaltit që i duhet kryebashkiakut Veliaj.

Kush e firmosi tenderin pa garë?

Zakonisht këtë aferë e mbulonte drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dhe Ndriçimit Tiranë, Erind Bejko, i cili i jepte nga 100 deri në 210 milionë lekë në vit kompanisë AMOS OIL. Ndoshta hetimet e SPAK e kanë trembur drejtorin e Rrugëve. Nga ana tjetër, këtë radhë Lali Eri i ka kërkuar të firmosë shumë më tepër, duke fryrë fondin e asfaltit më trefish. Kjo mund të jetë arsyeja që tenderin e ka marrë përsipër ta organizojë drejtoresha e Gjelbërimit, Eglantina Zere. Kjo është një “kamikaze’ e Veliajt. Më parë ka drejtuar Tirana Parking, ku i doli emri në hetimet e SPAK për favorizim kompanish në tenderat publikë.

“Janë mbledhur provat e nevojshme që provojnë faktin se shtetasja Eglantina Zere në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k”, e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt”, nënvizonte organi i akuzës.

Shtetasja Eglantina Zere ka pasur komunikime direkte me shtetasin Nestor Muhametllari, administrator i shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k dhe vlerësimin e ofertave të pjesëmarrësve në tender e kanë bërë vetë punonjës të shoqërisë “5D Konstruksion” sh.p.k.”, deklaroi SPAK.

Sipas veprës së kryer ajo duhet të kishte pasur të njëjtin fat si homologët e saj drejtorë, por ajo nuk përfundoi në pranga si pasojë e disa kushteve lehtësuese.

Për këto arsye vendimi për të, nga një gjyqtare femër, Rudina Palloj, ishte vetëm pezullim nga detyra dhe detyrim paraqitje.

Sikur të mos kishte ndodhur asgjë, Lali Eri i dha drejtori të re, ku Zere po firmos pa iu dridhur qerpiku një tjetër tender pa garë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimdrejtioreshaenglantina zeraerjon veliajtender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Batohet makina në Rrëshen, plagosen 3 anëtarët e familjes

Batohet makina në Rrëshen, plagosen 3 anëtarët e familjes

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26

Adriatik Lapaj deklaron se të vetëm, as “Shqipëria Bëhet” dhe as Partia Demokratike, nuk e mundin dot Edi Ramën. Lapaj...

Lexo më shumë
Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

Ndarja nga jeta e Fitim Makashit, reagon aktori Robert Ndrenika: La gjurmë të paharrueshme…

22:43 - 31/01/26
Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

Vrasja e Jani Aliajt dhe plagosja e një tjetër shqiptari, policia aksion te burgu i Koridhalosit

22:28 - 31/01/26
E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

E shtuna e barazimeve në Superiore, nuk ka fitues as në Dinamo-Bylis

21:28 - 31/01/26
Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

Debutim i ‘çmendur i Asllanit! Jep asistin e fitores për Beshiktash, por e “djallos“ me karton të kuq

21:15 - 31/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com