GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Drejtoresha e Veliajt për Parqet jep 280 MLN lekë për policë privatë, tenderat i ndan me “negocim”

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbjellje pemësh/ Veliaj, 2 mld lekë tender natën e Vitit të Ri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një pjesë e drejtorëve të Bashkisë Tiranë kanë përfunduar prapa hekurave ose janë nën hetim për shkak se kanë abuzuar me detyrën. Madje edhe kryetari është paraqitur disa herë në SPAK. Por jehona nuk paska arritur tek drejtoresha e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacioneve, Anisa Ruseti. Ajo zhvillon tenderë me negocim, edhe pse disa herë kryeministri ka paralajmëruar se do të ketë penalitete për ata që zhvillojnë prokurime të tilla.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike me roje private dhe monitorim në distancë”. Për këtë tender Agjencia e Prokurimeve nuk paraqet as dokumentet standarde as ndonjë prenventiv apo planifikim për mënyrën, kohën, vendin ku do të vendosen rojet apo kamerat. Ruseti ka firmosur kontratën 120 milionë lekë dhe këto para i ka dhënë pa garë. Në dokumentin e publikuar shohim se  firma “TREZHNJEVA” Shpk me pronar Adem Trezhnjevën ka dorëzuar ofertë me vlerë 100% sa fondi limit.

Agjencia (2)

Kështu, pa asnjë konkurrent përballë, brenda një javë u hap gara dhe u shpall fituesi. Për këtë, Open Data Albania i ka vendosur dy ‘Flamurë të kuq’: Njërin për “mungesë konkurrence” dhe tjetrin për “Procedurë me negocim”. “Flamuri i kuq” është shenja e riskut të korrupsionit.

Me dy “Flamuj të kuq”, APP e ka regjistruar këtë tender dhe Ruseti vazhdon programin e saj.

Për rojet u shpenzuan 160 milionë lekë në janar

Ndërkohë drejtoresha Ruseti paguan për roje e kamera miliona lekë brenda 5 muajve dhe kontratat firmosen pas tenderave me shkelje. Nga kërkimet rezulton se Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit ka zhvilluar një tjetër tender në janar 2024 për “Shërbimi i ruajtjes dhe sigurisë fizike me roje private dhe monitorimi në distancë”. Edhe në atë rast çdo veprim është kryer brenda një jave, në shkelje të ligjit.

Gara për tenderin u hap më 11 janar 2024, ku e vetmja pjesëmarrëse në garë ishte firma  “Ro.gat Security” shpk ,  në pronësi të Begator Manes. Ruseti e ka shpallur fituese këtë kompani pa garë fare dhe kështu ka shtuar një tjetër kontratë abuzive në listën e kësaj agjencie. U bënë 3 “Flamuj të kuq” brenda 5 muajsh të fituara nëpër tenderat me policë privatë.  Por janë 280 milionë lekë të shpërndara sipas dëshirës së drejtoreshës.

Po ashtu, vëmë re që firma në fjalë është një ndër të preferuarat e Agjencisë, pasi çdo vit gëzon të paktën nga një tender dhuratë sepse i siguron roje Rusetit dhe stafit të Agjencisë ‘Shpyllëzimit dhe betonizimit’!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: parqeVeliaj

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Ironia e Korreshit: Këtu të vdekurit po presin të marrin vendimin nga gjykatat për t’u kthyer në punë

Ironia e Korreshit: Këtu të vdekurit po presin të marrin vendimin nga gjykatat për t’u kthyer në punë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin
Aktualitet

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka konstatuar shkelje të Konventës Europiane në çështjen e Fredi Belerit,...

Lexo më shumë
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com