GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Drejtoresha e Veliajt u jep 118 MLN lekë për riparimin e makinave dy firmave pa licencë

13:54 - 08/08/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtoresha e Veliajt u jep 118 MLN lekë për riparimin e makinave dy firmave pa licencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Flamuri i Kuq” këtë herë është ngritur për një tender të kryer nga Drejtoria  e Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit, në Bashkinë Tiranë. Kjo është shenja e riskut të korrupsionit, sipas vlerësimit që bën Open data Albania. Drejtoria në varësinë e kryetarit Veliaj, drejtohet nga Liri Qoshi, e cila ka firmosur prokurimin.

Objekti i tenderit është: ‘Shpenzime për mirëmbajtjen e mjeteve të transportit’ me vlerë 118 milionë lekë (me TVSH). Pra, që të kontrollojë dhe mirëmbajë mjetet e transportit vetëm për 1 muaj, firma përfiton 118 milionë lekë nga taksat e qytetarëve tiranas. Po të kihet parasysh se makinat e kësaj drejtorie janë relativisht të reja, merret me mend se fitimet e firmës së servisit janë të mëdha. Mbase më lirë do t’i kishte dalë drejtoreshës të blinte makina të reja.

Fiton oferta më e shtrenjtë

Për këtë procedurë janë paraqitur 2 oferta, ku “SERVIS – AUTO 2000” sh.p.k kishte ofertën më të lirë me vlerë  91 milionë lekë ose 109 milionë lekë me tvsh. Ishte oferta më e lirë, por u skualifikua me argumentin se nuk kishte dorëzuar deklaratat për vërtetimin e  pagesave financiare.

Por duke qenë se “SERVIS – AUTO 2000” sh.p.k kishte ofertë ekonomike, ia vlente që të vihej në dijeni për këtë mangësi, përpara vendimit drastik për skualifikim. Autoriteti Kontraktor e ka për detyrë ta bëjë, por kur futen në lojë interesat private ligji nuk zbatohet. Kështu për në fund mbeti vetëm oferta e bashkimit të operatorëve “BOA SORTE” sh.pk – “SPARKLE 32” sh.p.k, me vlerë 116 milionë lekë (me tvsh).

Megjithëse ishte oferta më e shtrenjtë, duke qenë se nuk kishte asnjë konkurrent përballë, bashkimi i operatorëve e përfitoi kontratën.

Të dyja kompanitë pa asnjë licencë

Por, a kanë kompetencë të dëshmuar pronarët e këtyre kompanive, Rigers Hidri dhe Bashkim Rami, të kryejnë këtë punë? Kujt po i besohet servisi i makinave të bashkisë më të madhe në vend?

Sipas dokumenteve të mëposhtme të nxjerra sot nga QKB, njëra kompani ka licencë vetëm “Shërbime ndërhyrëse higjeno shëndetësore”, ndërsa tjera nuk ka asnjë lloj licencë aktive.

Sipas ligjit, të gjithë subjektet që ushtrojnë veprimtarinë  “Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove” dhe “Tregtimi i pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor dhe/ose të rimorkiove”, duhet të paraqiten pranë sporteleve të shërbimit të Qendrës Kombëtare të Biznesit për tu pajisur respektivisht me licencën “Autoriparimi i mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove”, me kodin VII.3.B.1 dhe/ose licencën “Shitblerja e mjeteve rrugore me motor dhe/ose e rimorkiove te reja ose të përdorura”, me kodin VII.3.B.2 dhe/ose licencën “Tregtimi i pjesëve të këmbimit të mjeteve rrugore me motor dhe/ose të rimorkiove” me kodin VII.3.B.3 dhe/ose licencën me “Agjenci që trajtojnë praktikat e qarkullimit të mjeteve me motor dhe/ose të rimorkiove” me kodin VII.3.B.4.

 

Licencimi i këtyre aktiviteteve bëhet në përputhje me kriteret, procedurat dhe afatet e parashikuara në VKM 107, datë 10/2/2016, “Për një shtesë në vendimin nr. 538, datë 26.5.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për licencat dhe lejet, që trajtohen nga apo nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) dhe disa rregullime të tjera nënligjore të përbashkëta”, të ndryshuar’”.

Pra, drejtoresha e Lali Erit, jo vetëm që ia dha tenderin kompanive me ofertën më shtrenjtë, por edhe pa asnjë licencë.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimErion Veliajliri qoshitender

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Humb jetën shoferi në aksin rrugor Levan – Tepelenë, makina doli nga rruga

Të shtëna me armë drejt pikës së karburantit në Fierzë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com