GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drejtorët e arrestuar të Veliajt, Rama: SPAK t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit

18:12 - 24/04/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Pas kërcënimit, Veliaj i lëpihet Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama komentoi marrëdhëniet me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, gjatë një interviste televizive këtë të mërkurë. Kreu i qeverisë as nuk pohoi dhe as nuk mohoi zërat se ka një ftohje të raporteve me kryebashkiakun Veliaj, por shtoi se ky debat “e shoqëron historinë e marrëdhënies së medias me njerëzit publik dhe nuk do na ndahet”.

Rama foli edhe për arrestimet e fundit në Bashkinë e Tiranës, duke i bërë apel SPAK-ut “t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit”.

Pyetje: Arrestimi i drejtorëve në bashkinë e Tiranës, Veliaj ju citonte dhe ju në disa pasazhe u duk sikur ishte një shantazh politik ndaj jush…

Rama: Pse, për çfarë?

Pyetje: Si është raporti juaj me Veliajn?

Rama: Kjo pyetja si është raporti juaj me këtë burrë me atë burrë është një pyetje që e shoqëron historinë e marrëdhënies së medias me njerëzit publik dhe nuk do na ndahet. Pastaj kjo ka krisje, ftohje në marrëdhënien e tyre i kam parë edhe më parë…. Miku im, e njëjta përgjigje vlen edhe për këtë pyetje, SPAK t’i nxjerrë ujin e zi korrupsionit dhe ku ka arsye ku ka prova për këdo qoftë që nga njëra anë është rreshtuar sipas shkallëve të caktuara në frontin e shtetit për punën e përbashkët dhe nga ana tjetër e shfrytëzon pozicionin e tij në atë front për punën e përveçme dhe krejt të pa amnistueshme për përfitim të paligjshëm të godasë dhe të mos pyesë as majtas as djathtas, por vetëm drejt. Në fund të ditës, kjo është gjëja që kam dashur dhe që kam kërkuar.

Lufta jonë kundër korrupsionit nuk ka filluar me SPAK, ne kemi bërë shumë gjëra për ti ngushtuar hapësirat korrupsionit. Ama na ka munguar në këtë luftë krahu i armatosur që është SPAK dhe GJKKO. Sepse shumë mund të mendojnë se kur një drejtor kapet në shkelje të ligjit apo si person që ka futur duart në arkën e shtetit, apo në xhepin e popullit, po kapet një i joni, jo nuk kapet një i joni, kapet dikush që me ne nuk ka asnjë lidhje. Kur ndodh kjo për mua është një ditë e mirë është një hap përpara. Se ne kemi bërë shumë gjëra për ta ngushtuar hapësirën e korrupsionit.

Kur SPAK vepron dhe kur tipa të tillë ekspozohen para publikut dhe përballen me dritën e ligjit është lajm i mirë dhe meritë e PS në radhë të parë që i hyri detit në këmbë për këtë punë. Po të donim ne që të kontrollonim drejtësinë ne nuk e reformonim drejtësinë. Ti mund të kontrollosh një drejtësi të kapur, si ajo e deri djeshmja që ishte e qartë bëni çfarë të doni me popullin dhe pronat. Shitni e blini drejtësinë, por mos na prekni ne. Në këto kushte nuk kapet dot drejtësia, aq më tepër që nuk ka asnjë pendesë nga ana jonë orë si e bëmë këtë punë. Të gjitha të metat gabimet boshllëqet janë normale sepse është proces. E vetmja gjë që kam kërkuar është që raporti me njerëzit të jetë korrekt, raporti me institucionet të jetë korrekt, proceset hetimore të zhvillohen të thella të pandikuar ama njerëzit e shtetit, në zyrat e shtetit duhet korrektesë maksimale.

Etiketa: Bashkia TiraneEdi RamaErion VeliajKryesore1

Lajme të lidhura

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit
Aktualitet

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë
Aktualitet

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Para
Sandër Beci emërohet anëtari i ri i Gjykatës Kushtetuese

Kushtetuesja kundër UNESCO-s, legjitimon marrëveshjen e qeverisë për Butrintin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre
Aktualitet

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme, ku mbahet procesi që ka nisur...

Lexo më shumë
Ilir Meta kërkon lirimin, apelon vendimin e GJKKO-së për masën e arrestit

GJKKO shtyn çështjen për Metën, urdhëron SPAK-un që t’i japë fashikujt e dosjes

15:45 - 05/12/25
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4 trafikantë

15:30 - 05/12/25
Aksidenti në Rrogozhinë, makina përplas për vdekje 2-vjeçaren

Sherr mes të rinjve në Tiranë: 25-vjeçari godet me thikë një të mitur!

15:15 - 05/12/25
Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

Protesta në Greqi/ Fermerët përleshen me Policinë, përdoret dhe gaz lotsjellës

14:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com