GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Drejtori i Akademisë së Juventusit: FSHF po ecën drejt standardeve të larta, shkëmbimi i përvojës është thelbësor

13:20 - 21/10/25
në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtori i Akademisë së Juventusit: FSHF po ecën drejt standardeve të larta, shkëmbimi i përvojës është thelbësor
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria Teknike në FSHF zhvilloi një aktivitet të veçantë në kuadër të kursit “Drejtor Teknik Akademie”, në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.

Në këtë event mori pjesë si i ftuar special Michele Sbravati, Drejtor i Akademisë së Juventusit, i cili ndau me pjesëmarrësit përvojën e klubit italian në zhvillimin e futbollit të moshave, strukturimin e akademisë dhe filozofinë që ndjek një nga klubet më të njohura në Evropë në punën me të rinjtë.

Ky seminar u zhvillua në kuadër të strategjisë së FSHF-së për rritjen e standardeve të drejtimit teknik në akademitë shqiptare dhe për shkëmbimin e eksperiencave bashkëkohore me klube prestigjioze ndërkombëtare.

Në një intervistë për fshf.org , Sbravati u shpreh i nderuar për pjesëmarrjen dhe vlerësoi mikpritjen e Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Përshëndetje të gjithëve dhe faleminderit për ftesën. Faleminderit Presidentit Duka, faleminderit Fulvio Pea për ftesën. Për mua personalisht, por mbi të gjitha si përfaqësues i Juventusit, është një nder të jem këtu për t’u përballur dhe për të folur për futboll në mënyrë shumë të qetë dhe konstruktive. Mendoj se me trajnerët dhe drejtuesit tuaj mund të kemi një shkëmbim shumë të vlefshëm, ndaj faleminderit për ftesën dhe për mikpritjen, sepse sinqerisht nuk e prisja”, – tha fillimisht Sbravati, i cili më tej vlerësoi zhvillimin e FSHF dhe futbollit shqiptar, si edhe foli për temat që diskutoi me kursantët dhe të ftuarit në kursin “Drejtor Teknik Akademie”.

“Besoj se Federata Shqiptare e Futbollit është në një fazë të madhe zhvillimi, dhe këtë e tregojnë rezultatet. Mendoj gjithashtu se këto takime janë një mundësi e vlefshme për përditësim, jo vetëm për ata që i krijojnë dhe i organizojnë, por edhe për pjesëmarrësit si ne, sepse shkëmbimi i përvojës dhe përditësimi janë dy elementë themelorë për rritjen e çdo drejtuesi dhe trajneri.
Temat e ditës së sotme lidhen veçanërisht me futbollin e moshave. Bëhet fjalë për parimet bazë të menaxhimit dhe të marrëdhënieve, për udhëzimet metodologjike që përdoren në të gjitha strukturat e një klubi si Juventusi dhe klube të tjera të futbollit italian.

Sot do të flasim për strukturën tonë, për parimet tona, për metodologjinë tonë, por mbi të gjitha për ADN-në e klubit dhe të shoqërisë që përpiqemi t’ua përcjellim trajnerëve dhe lojtarëve të rinj. Sepse gjithçka nis nga një filozofi dhe nga objektiva të qarta. Nëse ne besojmë në një filozofi, duhet ta kemi atë besim dhe ta transmetojmë në mënyrën më të mirë të mundshme te trajnerët dhe instruktorët, të cilët më pas e përcjellin te lojtarët.

Është një zinxhir, ku çdo hallkë është thelbësore në strukturë dhe në procesin e formimit të futbollistëve të rinj, me një qëllim të qartë: t’u krijojmë atyre mundësinë për të realizuar ëndrrën, për ta kthyer sportin, veçanërisht futbollin, në profesionin e tyre. Faleminderit”, – përfundoi Michele Sbravati, Drejtor i Akademisë së Juventusit.

Pjesëmarrësit në seminar patën mundësinë të shkëmbenin ide dhe të njiheshin nga afër me metodologjinë dhe filozofinë e punës që ndjek Juventus në ndërtimin e futbollistëve të rinj, duke përfituar një eksperiencë të vlefshme për zhvillimin e mëtejshëm të akademive shqiptare.

Etiketa: drejtorfshfJuventus

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Lojtari i kombëtares që po na nderon edhe në Serie A feston sot ditëlindjen

Lojtari i kombëtares që po na nderon edhe në Serie A feston sot ditëlindjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com