GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Drejtori i Belinda Ballukut i fal tenderin 672 MLN lekë Mehdi Lalës për një depo uji në Bulqizë

14:09 - 13/12/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtori i Belinda Ballukut i fal tenderin 672 MLN lekë Mehdi Lalës për një depo uji në Bulqizë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Belinda Ballukut, për shoqërinë e ujësjellësit e Dibrës, Erger Kosiqi, ndan dhuratat e fundvitit për biznesmenët duke përdorur paratë e arkës së ndërmarrjes. Ndërmarrja kaloi para dy vjetësh nga bashkia në administrimin e Ministrisë së Infrastrukturës që drejtohet nga Balluku. Së fundmi, drejtori ka vulosur zbatimin e projektit 672 milionë lekë për ndërtimin e një depoje në Bulqizë, e nevojshme për shpërndarjen e ujit në dy fshatra.

Ujësjellësi që nuk mbaron kurrë

Projekti është ndarë në dy faza dhe është zvarritur në vite. Në fazën e parë të kryerjes së punimeve për objektin “Ndërtim rrjeti shpërndarës ujësjellësi i fshatrave Gjoricë dhe Ostren si dhe ndërtim depo uji Bashkia Bulqizë” janë kryer punimet e pjesshme për arsye se nga fondi total i objektit me vlerë 320 066 401 lekë u miratuan vetëm 230 000 000 milionë lekë.

Për këtë arsye, sipas dokumenteve të projektit, u hoqën nga skema e investimit rrjeti i fshatit Cerenc i sipërm dhe Cerenec i Poshtëm dhe ndërtim i depos së ujit që ngeli përgjysmë. Ky projekt përfshin dy fshatra që në total së bashku kanë 1254 banorë, të ndara në 352 familje dhe dy shkolla me nga 22 nxënës secila. Megjithëse është një numër i vogël banorësh, shërbimi duhet të ishte kryer me kohë. Pasi deri më tani njerëzit kanë marrë ujë nga puset që kanë hapur vetë, por pa kontroll dhe pa kushtet e duhura për ujë të pijshëm. Punimet janë zvarritur, por me sa duket zgjedhjet e kanë detyruar shoqërinë të bëjë një tender të ri sa për sy e faqe.

Po flasim për prokurimin me objekt “Ndërtim Rrjeti shpërndarës në fshatrat Cerenec i sipërm dhe Cerenec i poshtëm dhe ndërtim depo uji”.

Ndërkaq, në dokument theksohet se, dy fshatrat do të furnizohen me ujë në depon ekzistuese, ku do të ndërtohet puseta e komandimit, nga ku do te dalin 2 linjat kryesore për fshatrat të cilat do të furnizohen me rrjedhje të lirë.

Punimet e kryera dhe ato që duhen kryer nga e para janë të paqarta në dokumentet e tenderit. Këtu ka nisur abuzimi, ndërsa është vulosur me manovrat e tjera në procedurat e tenderit. Kostot e fryra të projektit, sipas mendimit tonë, ndoshta do të vërtetohen nga auditimi i KLSH në të ardhmen, por për momentin shkelje të mëdha janë konstatuar në shpalljen e fituesit.

“Flamur i kuq” për tenderin

Ky prokurim mban “Flamurin e Kuq; sipas Open Data Albania për mungesë konkurrence, si dhe eliminim pa të drejtë të ofertave më të lira. Kujtojmë se “Flamuri i kuq” është shenja e riskut të korrupsionit.

Sipas të dhënave, janë dorëzuar 3 oferta për këtë tender, por 2 prej tyre edhe pse ishin më të lira, janë përjashtuar nga gara me argumentin se nuk ka paraqitur katalog për materialet.

 

Në këtë mënyrë, në fazën e fundit shkoi vetëm oferta e dorëzuar nga bashkimi i operatorëve  “GERTI” Sh.p.k – “MELA.” Sh.p.k. – “BE – IS” Sh.p.k. me vlerë 651 milionë lekë.

Ndërkohë “LIQENI VII” Sh.p.k. kishte ofertë 640 milionë lekë. Epo, 11 milionë lekëshi nuk kursehet sepse është kostoja e korrupsionit.

Nga ky projekt i papërfunduar përfiton Mehdi Lala, pronari i firmës MELA e cila është pasuruar nga fondet për Rindërtimin si dhe Hamza Islamaj i cili njihet më shumë për tenderët që merr nga Lali Eri në kryeqytet.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimBelinda BallukuDiberMatrahim spahiutenderuje

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi, duket se po i thërret sërish SPAK-ut. Bufi është një ndër emrat më të përfolur në dosjet e SPAK, shumë herë ka shpëtuar por sërish nuk zë mend. Këtë herë ajo ka marrë dy flamuj të kuq, që janë një kambanë

Majlinda Bufi shpenzon 17 mln lekë për riparimin e dy shatërvanëve, tenderi me dy flamuj të kuq

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre
Aktualitet

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26

Pas denoncimit Shërbimi Social Shtetëror, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Operatorin Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor mori deklaratat përkatëse...

Lexo më shumë
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

21:34 - 11/01/26
“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

“S’kam nevojë të pastroj lekët e askujt”, Uzuni i përgjigjet kritikëve pas blerjes së hotelit

20:38 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com