GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Drejtori i FBI ngre alarmin: Tik Tok cënon sigurinë kombëtare

09:09 - 03/12/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtori i FBI ngre alarmin: Tik Tok cënon sigurinë kombëtare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i FBI-së, Chris Wray po ngre shqetësime për sigurinë kombëtare në lidhje me platformën TikTok. Duke paralajmëruar të premten se kontrolli i aplikacionit popullor të ndarjes së videove është në duart e një qeverie kineze “që nuk ndan vlerat tona”.

Zoti Wray tha se FBI-ja ishte e shqetësuar se kinezët kishin aftësinë për të kontrolluar algoritmin e rekomandimit të aplikacionit. I cili u lejon atyre të manipulojnë përmbajtjen, dhe nëse duan, ta përdorin atë për operacione influencimi.

Ai gjithashtu pohoi se Kina mund të përdorë aplikacionin për të mbledhur të dhëna për përdoruesit e saj. Që mund të përdoren për operacione tradicionale të spiunazhit.

“Të gjitha këto janë në duart e një qeverie që nuk i ndan vlerat tona. Dhe që ka një mision që është shumë në kundërshtim me atë që është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara. Kjo duhet të na shqetësojë”, i tha zoti Wray një audience në Shkollën e Politikave Publike Gerald R. Ford të Universitetit të Miçiganit.

Këto shqetësime janë të ngjashme me ato që ai ngriti gjatë seancave në Kongres muajin e kaluar. Kur u ngrit çështja dhe gjatë një dialogu të vazhdueshëm në Uashington rreth aplikacionit.

TikTok është në pronësi të kompanisë ByteDance me bazë në Pekin. Një zëdhënës i TikTok-ut nuk ktheu menjëherë përgjigje për koment të premten.

Por në një seancë dëgjimore të Senatit në shtator, Shefja Operative e TikTok-ut, Vanessa Pappas iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të të dyja partive.  Duke thënë se kompania mbron të gjitha të dhënat e përdoruesve amerikanë. Dhe se zyrtarët e qeverisë kineze nuk kanë qasje në to.

“Ne kurrë nuk do të ndajmë të dhëna, dhe pikë,” tha zonja Pappas.

E shqetësuar për ndikimin e Kinës mbi TikTok-un, administrata Trump në vitin 2020 kërcënoi se do ta ndalonte aplikacionin brenda SHBA-së. Dhe i bëri presion kompanisë ByteDance për t’ia shitur platformën TikTok një kompanie amerikane. Zyrtarët amerikanë dhe kompania janë tani në bisedime për një marrëveshje të mundshme. Që do të zgjidhte shqetësimet e sigurisë amerikane, një proces që zoti Wray tha se po ndodhte nëpër agjencitë qeveritare të SHBA./ VOA

Etiketa: FBIkombetaresiguri

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Me pistoletë në lokal, arrestohet 43-vjeçari me precedent kriminal

Me pistoletë në lokal, arrestohet 43-vjeçari me precedent kriminal

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com