GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drejtori i Policisë: Oficerët e krimeve me mungesa të aftësive profesionale

14:58 - 13/11/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtori i Policisë: Oficerët e krimeve me mungesa të aftësive profesionale
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, mori pjesë këtë të mërkurë në Komisionin e Sigurisë, ku u zhvillua Seanca dëgjimore për projektligjin “Për Buxhetin e vitit 2025”. Gjatë fjalës së tij, Proda kërkoi mbështetje buxhetore për forcimin e logjistikës dhe kapaciteteve të Policisë së Shtetit, duke theksuar nevojën për rinovimin e flotës së mjeteve dhe përmirësimin e nivelit të aftësive profesionale të oficerëve të policisë kriminale.

Proda shpjegoi se 50% e flotës së mjeteve të Policisë është e amortizuar dhe kërkohet financim për 709 mjete të reja, të cilat aktualisht po merren me qira.

Në lidhje me personelin e policisë, Proda kërkoi rritje të fondeve për të përmirësuar aftësitë profesionale të oficerëve të policisë kriminale. Ai theksoi se ka një mungesë të theksuar të aftësive operative të oficerëve që merren me krimet.

“Me rritjen e nivelit të oficerëve padyshim do të ketë edhe kërkesë për rritje të fondit. Flasim për mungesë të theksuar të aftësive profesionale të oficerëve që punojnë në polici kriminale. Nuk mund të vij si struc dhe të fshihem duke thënë që situata është rozë. Situata është problematike dhe Ministri i Brendshëm e ka adresuar këtë duke hapur Akademinë e Sigurisë. Të thuash që do të rris fondin me njerëz që nuk ia kanë idenë punës operative, kjo është e pamundur, pasi kërkon fondin dhe nuk e shpenzon,” theksoi Proda.

Drejtori i Policisë së Shtetit u ndal edhe te ngjarjet kriminale të fundit, duke përmendur ngjarjen tragjike në Shkodër. Ai tha se grupi i posaçëm po punon për zbardhjen e atentatit dhe premtoi rezultate konkrete shumë shpejt.

“Mund t’iu garantoj se shumë shpejt do të kemi rezultate konkrete për këtë ngjarje. Do të doja të isha në gjendje ta kisha parandaluar këtë tragjedi, por realiteti është ky, dhe duhet të përballemi me të,” tha Proda.

Etiketa: ilir proda

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Tentoi të vriste një person, ekstradohet nga Gjermania 68-vjeçari

Plagosja në Durrës, ekstradohet nga Gjermania i riu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com