GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Drejtori i Veliajt, Henril Çule, biznes çadrash me Juland Mustafajn, 200 MLN lekë për 1 vit

14:49 - 26/11/25
në Breaking Views, Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Drejtori i Veliajt, Henril Çule, biznes çadrash me Juland Mustafajn, 200 MLN lekë për 1 vit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Henril Çule, drejtori i Ndërmarrjes së Dekorit dhe Eventeve në Tiranë, mbahet mend se bënte tendera për të blerë pengesa (transena) për protestuesit para bashkisë, që kërkonin arrestimin e Erion Veliajt.

Së fundmi, Çule ka marrë çadra (tenda) me qera për festa. Janë 11 tenda për të cilat drejtori i Veliajt ka vënë dispozicion 130 milionë lekë të buxhetit të bashkisë.

Janë ato tendat që mbijnë si kërpudhat tek sheshi sa herë që ka ndonjë koncert apo festë. Nuk na dalin kioskat e qofteve, por duhen edhe çadrat e Çules. Nuk po i hyjmë llogarisë, pse merren me qera dhe nuk blihen këto çadra, por ky fond është dhënë pa garë!

Është në stilin e drejtorëve të Veliajt që të mos e përfillin ligjin. Kështu ka vepruar edhe Çule në tenderin me objekt “Shërbim me tenda të përmasave të ndryshme për evente” me fondin limit 13 000 000,00 lekë pa TVSH.

Data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 6 nëntor 2025 dhe brenda asaj date është mbajtur tenderi me vetëm një pjesëmarrës. I vetmi operator ekonomik i interesuar për tenderin ka qenë “DIXHI PRINT-AL” me pronar dhe administrator Juland Mustafaj. Me sa duket edhe nga dokumentet, tenderi është krejt fiktiv. Më datën 14 nëntor, kompania është shpallur fituese e tenderit.

Nuk është mjaftuar me kaq, por drejtori i ka dhënë mikut të tij Juland Mustafaj edhe paratë për të sjellë karrige me qera për evente.

Biznesi i Henrilit me Julandin është i hershëm, pasi në kohën e Veliajt kjo kompani merrte paratë e dekorit për cdo festë. Le të mos shkomë më larg se sa në janar 2025. Pikërisht kur festat e mëdha kishin mbaruar, drejtori i dekorit i ka dhënë kompanisë së Muastafajt tenderin me objekt “Blerje Sherbim Cadra me qira”. Edhe ky tender është zhvilluar me një pjesëmarrës dhe ka merituar flamur korrupsioni.

Sic shihet në dokument, tenderi është shpallur një ditë para vitit të ri dhe është shpallur fituesi me 16 janar 2025. Tenderi e kishte fondin limit 45 milionë lekë, ndërsa Mustafaj ofroi 44 milionë lekë pa TVSH.

Biznesi i çadrave është vetëm një nga llojet e prokurimeve që bën Henril Cule, sepse gjatë vitit ka variante të ndryshme. Ndërkaq, ka bashkëpunime të Cules me drejtorë të tjerë të Bashkisë Tiranë në stilin “5D”.  Vetëm në vitet 2021-2023, Drejtori i Bashkisë- Tiranë, Dritan Delija, pronar “de facto” i kompanisë “Kuadr.Com Sh.p.k”, ka marrë afro 1.5 milionë Euro tenderë pa garë nga Bashkia e Tiranës, për organizimin e 7 aktiviteteve kulturore në Tiranë; si koncerti “Notre Dame de Paris”; koncerti “Nikos Vertis”, koncertet e Vitit të Ri; “Tirana Fan Zone”, Koncerti “Rita Ora” etj.

Por talenti i zhvatjes se buxhetit shfaqet në tenderin “Dhënie çadra me qira Ndërmarrjes së Dekorit dhe Eventeve në Bashkinë Tiranë”; për të cilin, vlera e fondit limit është 40 milionë lekë. Ndërsa fituese, përveç kompanisë “Kuadr.Com” të drejtorit Dritan Delija me vlerë 39.4 milionë lekë, është shpallur dhe firma “Dixhi Print AL” e mikut të tij Juland Mustafaj, me vlerë 39 milionë lekë, duke e çuar vlerën totale 94 milionë lekë me  TVSH, për të njëjtin volum shërbimi.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Etiketa: Henril CuleJuland Mustafaj

Lajme të lidhura

Renditja/ Elbasani me super ekip, +11 pikë më tepër nga sezoni i kaluar
Breaking Views

Renditja/ Elbasani me super ekip, +11 pikë më tepër nga sezoni i kaluar

18:02 - 29/12/25
Mourinho: Barazimi 2-2 ndaj Bragës ishte një fitore 3-2
Aktualitet

Mourinho: Barazimi 2-2 ndaj Bragës ishte një fitore 3-2

17:59 - 29/12/25
Berisha: Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës”
Aktualitet

Berisha: Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës”

17:45 - 29/12/25
Para
Dosja e inceneratorit/ Lefter Koka kërkon lirimin: Bëra 3 vite paraburgim, më lironi

Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Renditja/ Elbasani me super ekip, +11 pikë më tepër nga sezoni i kaluar
Breaking Views

Renditja/ Elbasani me super ekip, +11 pikë më tepër nga sezoni i kaluar

18:02 - 29/12/25

Pas dy fazave të para të kampionatit, Elbasani po konfirmon një rritje të qartë krahasuar me sezonin e kaluar, një...

Lexo më shumë
Mourinho: Barazimi 2-2 ndaj Bragës ishte një fitore 3-2

Mourinho: Barazimi 2-2 ndaj Bragës ishte një fitore 3-2

17:59 - 29/12/25
Berisha: Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës”

Berisha: Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës”

17:45 - 29/12/25
SHKBB zbërtheu skemën e abuzimit në burgun e Fushë-Krujë. Ish- Drejtori Qazim Hoxha falsifikonte dokumente për të vjedhur naftë

Amnistia për të burgosurit në 2025 vonohet/ Drafti ende nuk është gati

17:30 - 29/12/25
“Trajtimi çnjerëzor në burg”, Ilir Meta kryen 3000 telefonata dhe 170 takime brenda vitit

Meta padit në SPAK Drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve: Më janë shkelur të drejtat e njeriut

17:15 - 29/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com