GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish drejtori policisë flet nga protesta: Do ta hidhja kapelen: Nuk mund të luftoj kundër studentëve për një diktator si Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-drejtuesi i lartë i policisë, Mit’hat Havari, ka akuzuar nga protesta kryeministrin Edi Rama se drejton personalisht veprimet e policisë ndaj protestuesve. Ai e cilësoi ndërhyrjen ndaj studentëve si përdorim joproporcional të forcës dhe u bëri thirrje efektivëve të mos ushtrojnë dhunë.

Havari tha se studentët nuk kanë përkatësi politike dhe duhet të qëndrojnë të bashkuar. Duke refuzuar dialogun, ai kërkoi dorëheqjen e kryeministrit dhe deklaroi se, nëse do të ishte në krye të Policisë së Shtetit, do të largohej nga detyra. Ai u bëri thirrje gjithashtu punonjësve të policisë të mos pranojnë shpërblimin e njoftuar nga Rama, të cilin e cilësoi si “lekë gjaku”.

“Vij nga revolucioni Flamingo. Në këto kushte u vinte radha studentëve. Ky është diktator, si Enveri dhe Berisha. Diktatorët nuk dorëhiqen, por rrëzohen nga populli. Studentët nuk kanë linjë politike. Nëse te Flamingo ushtroi dhunë, këtë radhë ka ushtruar dhunë joproporcionale. Këto skena dhune i bëjnë juntat.

Policia drejtohet direkt nga Rama. Drejtori i Policisë nuk merr urdhra nga kryeministri se kur duhet dhe kur nuk duhet të përdoret gazi lotsjellës. Policia po mbron diktatorin, se ka frikë nga ligji nesër. Populli përballet me policinë, por asnjë diktator s’e ka çuar deri në fund, pasi ka një fund të pashmangshëm dhe fundi do të vijë nga studentët. Studentët duhet të jenë të bashkuar.

Ky është i trembur, do të rrëzohet. Ka halucinacione. Ndërkohë që ky popull digjet, ai është në ajër. Është i djallëzuar, fyen studentët. Nëse janë të tillë, cila është arsyeja? Është për shkak të tij. Administrata e tij është e korruptuar, populli është në hall të madh, në krizë totale.

Ka marrë goditje nga Perëndimi. BE-ja tha, midis të tjerave, se problemet janë aty brenda. Ky diktatori nuk ka as frikë dhe as turp. I them: Mos ushtro dhunë!

Po të isha unë në krye të Policisë së Shtetit, do ta kisha hedhur kapelën, se nuk luftoj për një diktator! Nuk ka dialog, por dorëheqje. I bëj thirrje policisë: Mos i merrni ato lekët që ju tha Edi Rama. Ato janë lekë gjaku. Mos e ekzagjeroni me dhunën, respektoni. As 800 mijë euro nuk janë dëmet e shkaktuara. Ai, Rama, është drejt fundit”, u shpreh ai.

Etiketa: diktatorkapeleStudente

Lajme të lidhura

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit
Aktualitet

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë
Aktualitet

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Para
Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

Aurela Gaçe lë rrjetet sociale dhe del në rrugë, këngëtarja i bashkohet studentëve në protestë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime
Aktualitet

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka kërkuar psikolog institucional për të mbështetur hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit, për shkak të...

Lexo më shumë
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26
Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com