GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Drejtori sportiv i Partizanit: Duhet të jemi…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Superiorja nuk njeh pushim, rikthehet me Kukësi-Partizani. Plani i ndeshjeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partizani mori një barazim zhgënjyes ndaj Kastriotit, ku edhe pse dominoi, nuk arriti të bëjë më shumë se një goditje shtylle nga ana e Carës në pjesën e parë. Të kuqtë vinin pas një fitoreje morali ndaj Vllaznisë, por nuk mundën ta shfrytëzonin atë bonus psikologjik.

Ekskluzivisht për “Panorama Sport”, pas sfidës së mbrëmshme, ka folur drejtori sportiv i të kuqve, Elton Marini. Ai shprehet se skuadra ka humbur dy pikë me Kastriotin, por krijimi i disa rasteve të pastra, e bën të mos jetë shumë i shqetësuar për faktin se skuadra vuan ndaj ekipeve të vogla. Megjithatë, Marini kërkon më shumë agresivitet në sulm në të tilla beteja.

Partizanit nuk po i ecën shumë me ekipet e vogla në letër. E pësuat me Erzenin, ndërsa sot ju ndali Kastrioti. Çfarë nuk shkon?

Jo, në fakt do të isha i shqetësuar nëse ne nuk prodhonim dhe nuk krijonim volum, apo nuk bënim presingun ofensiv. Kemi rrezikuar shumë pak. Skuadra nuk ka rrezikuar asgjë përveç një rasti që ishte vërtet i rëndësishëm për Kastriotin. Më pas kemi krijuar volum dhe gjashtë-shtatë raste shënimi. Në momentin që nuk e shtyn dot topin në rrjetë, atëherë normalisht që mund të përdoret edhe fjala oshilacione.

A ndikon pjesa e orarit prej faktit që rivali direkt, Tirana, fitoi?

Jo, nuk besoj. E përsëris se unë do të isha i shqetësuar vetëm nëse skuadra nuk do të tregonte dhe shfaqte atë që ka bërë gjatë javës në stërvitje. E pashë skuadrën të shëndetshme, në gjendje të mirë fizike. Edhe Kastriotin askush nuk e kishte dominuar si ne sot. Megjithatë, dominimi nuk është gjithçka në futboll dhe nuk të sjell gjithmonë rezultatin e duhur. Ndoshta duhet edhe pak fat dhe sot nuk kishim dozën e duhur të fatit në krahasim me të tjerët.

Tirana fitoi, keni lënë dy pikë. Mendoni se duhet të jeni më agresivë përpara portës?

E vërtetë, kemi lënë dy pikë. Duhet të jemi më agresivë përpara portës. Duhet më shumë uri për të shënuar golin. Në momente të vështira, pa agresivitet nuk shënohen golat. Është thjesht çështje agresiviteti përpara portës.

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet te sheikët, sfidë e re pas largimit nga Interi
Sport

Zyrtare/ Kristjan Asllani prezantohet te sheikët, sfidë e re pas largimit nga Interi

16:11 - 29/08/26
Leao niset drejt Stambollit, i jep lamtumirën emocionuese Milanit
Sport

Leao niset drejt Stambollit, i jep lamtumirën emocionuese Milanit

13:31 - 29/08/26
Leo Messi ka një trajner të ri, Kily Gonzalez merr drejtimin e Inter Miamit
Sport

Leo Messi ka një trajner të ri, Kily Gonzalez merr drejtimin e Inter Miamit

19:09 - 28/08/26
Para
Temperatura të pazakonta, ja si pritet të jetë moti në ditët në vazhdim

Temperatura të pazakonta, ja si pritet të jetë moti në ditët në vazhdim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali/ Mbyllet hetimi për 66 persona, kush janë personat e përfshirë
Aktualitet

Trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali/ Mbyllet hetimi për 66 persona, kush janë personat e përfshirë

17:41 - 29/08/26

Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar në Leçe ka mbyllur hetimet ndaj 66 personave, të dyshuar për përfshirje në...

Lexo më shumë
Zjarr në Malësinë e Krujës, flakët përhapen me shpejtësi, kërkohet ndërhyrje nga ajri

Zjarr në Malësinë e Krujës, flakët përhapen me shpejtësi, kërkohet ndërhyrje nga ajri

17:25 - 29/08/26
Albin Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

Albin Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

17:05 - 29/08/26
Gazment Bardhi: Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërsa Tirana po mbytet nga plehrat

Gazment Bardhi: Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë për një incenerator që nuk ekziston, ndërsa Tirana po mbytet nga plehrat

16:53 - 29/08/26
Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

Shqipëria i ndalon hyrjen cisternës së lidhur me “flotën hije” ruse! U identifikua nga inteligjenca ushtarake ukrainase

16:34 - 29/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com