GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Drejtoria e Burgjeve e konfirmon: Tre të burgosur kanë rezultuar me SIDA

14:18 - 14/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Drejtoria e Burgjeve e konfirmon: Tre të burgosur kanë rezultuar me SIDA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Burgjeve ka pranuar ditën e sotme se në I.E.V.P ka të burgosur që janë me sëmundje seksualisht të transmetueshme. Drejtoria e Burgjeve thekson se të burgosurit e tillë kanë ardhur me këtë sëmundje nga jashtë.

“Për të gjithë të burgosurit që vijnë me probleme shëndetësore me semundjet infektive, nga ana e sistemit të burgjeve merren masa të menjehershme për trajtimin e tyre. Në sistemin e burgjeve personat e burgosur me HIV/AIDS kanë ardhur të diagnostikuar me këtë sëmundje nga jeta e lirë,” thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Burgjeve.

Më tej, në përgjigjen për Dosja.al, Drejtoria e Burgjeve thekson se rastet që rezultojnë me këto sëmundje konsultohen me mjekët specialistë dhe u sigurohet mjekimi falas antiretroviral. Më tej theksohet se ky mjekim për këta të burgosur merret njeherë në muaj nga ana e stafit shëndetësore në spitalin infektiv në QSUT.

“Rastet që kanë rezultuar me HIV/AIDS, konsultohen me mjekët specialistë infeksionist, u realizohen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u sigurohet mjekimi falas me antiretroviral, nga Spitali Infektiv QSUT “Nënë Tereza”. Ky mjekim merret një herë në muaj nga stafi shendetësore i IEVP-ve, pranë Spitalit infektiv,” theksohet në përgjigje.

Përgjigja e Drejtorisë së burgjeve:

Në vijim të kërkesës ju përcjellim informaionin lidhur me trajtimin e personave të burgosur me sëmundje infektive HIV/AIDS. Të gjithë të burgosurit gëzojnë të drejtën themelore për të gëzuar shëndet të mirë, si mendor ashtu edhe fizik, gëzojnë të drejtën për kujdes shëndetësor në të njëjtin standart me komunitetin e gjërë. Të burgosurit kanë akses në të gjitha shërbimet shëndetësore që ekzistojnë në vend, pa u diskriminuar për shkak të gjendjes ligjore në të cilën ndodhen.

Shërbimi shëndetësor për të burgosurit dhe të paraburgosurit është konform strukturave të shendetit publik. Edhe në sitemin e burgjeve ndiqen të njëjtat politika shëndetësore me ato të Ministrisë së Shëndetësisë. Shërbimi i kujdesit shëndetësor në institucionin e ekzekutimit të vendimeve penale i garantohet çdo të burgosuri pa diskriminim për çdo shkak të parashikuar nga legjislacioni për mbrojtjen nga diskriminimi. Shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurohen gjatë kohës së qëndrimit në institucion nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor. Të burgosurit përfshihen në kategorinë e personave ekonomikisht jo aktivë, në kuptim të legjislacionit në fuqi, dhe përfitojnë pa pagesë të gjitha shërbimet që ofron skema e sigurimit shëndetësor, sipas këtij ligji.

Shërbimet e kujdesit shëndetësor sigurojnë: a) parandalimin, diagnostikimin dhe mjekimin e sëmundjeve; b) furnizimin me barna dhe pajisje mjekësore në rastet e emergjencës shëndetësore kur ato nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm i kujdesit shëndetësor; c) profilaksinë për sëmundjet, duke bërë kujdes të veçantë për sëmundjet infektive dhe ato ngjitëse; ç) sigurimin e higjienës së mjedisit dhe edukimin sanitar të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Çdo institucion (IEVP) ka shërbim shëndetësor e farmaceutik, që u përgjigjet nevojave për parandalimin dhe ruajtjen e shëndetit të të burgosurve. Personat që mbartin sëmundje infektive, duke përfshirë sëmundjet seksualisht të transmetueshme, trajtohen në përputhje me standardet që zbatohen për këto kategori në institucionet spitalore. Për të gjithë të burgosurit që vijnë me probleme shëndetësore me semundjet infektive, nga ana e sistemit të burgjeve merren masa të menjehershme për trajtimin e tyre. Rastet që kanë rezultuar me HIV/AIDS, konsultohen me mjekët specialistë infeksionist, u realizohen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe u sigurohet mjekimi falas me antiretroviral, nga Spitali Infektiv QSUT “Nënë Tereza”. Ky mjekim merret një herë në muaj nga stafi shendetësore i IEVP-ve, pranë Spitalit infektiv. Në sistemin e burgjeve personat e burgosur me HIV/AIDS kanë ardhur të diagnostikuar me këtë sëmundje nga jeta e lirë.

Transmetimi – HIV përhapet përmes tre rrugëve kryesore: kontaktit seksual, ekspozimit të konsiderueshëm ndaj lëngjeve ose indeve të trupit të infektuara dhe nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose ushqyerjes me gji (i njohur si transmetim vertikal), nëpërmjet gjakut dhe produkteve të gjaku.

“Nuk ka rrezik për të marrë HIV nëse ekspozohet ndaj feces, sekrecioneve të hundës, pështymës, djersës, lotëve, urinës ose të vjellave, përveç rasteve kur ato janë të kontaminuara me gjak”.

Mënyra më e shpeshtë e transmetimit të HIV-it është nëpërmjet kontaktit seksual me një person të infektuar, çka do të thotë se levizja e të burgosurve në seancat gjyqvsore apo në spitale nuk përben rrezik infektimi për stafin punonjës të shoqerimit. Nga ana tjetër evidentojmë se, në bashkëpunim me shoqatën STOP/AIDS në menyrë të vazhdueshme behën trajnime të stafit shëndetësor dhe psikosocial mbi menaxhimin dhe trajtimin e të burgosurve me sëmundje infektive (si Hepatiti B dhe C, HIV/AIDS, sëmundje seksualisht të transmetueshme), si edhe depistime vullnetare të të burgosurve për sëmundje infektive.

Në disa IEVP janë vendosur laborator, për realizimin e testeve të shpejta për sëmundjet infektive depistimin e të burgosurve me qëllim diagnostikimin e të burgosurve sa më herët, por edhe për parandalimin dhe menaxhimin e rasteve me probleme të sëmundjeve infektive. Personat e burgosur që rezultojnë të dyshimt për HIV/AIDS, menjëherë u realizohen ekzaminime mjekësore pranë ISHP (Institutit të Shëndetit Publik) dhe në rast se rezultojnë pozitiv, konsultohen me mjekun specialist infeksionist dhe trajtohen sipas protokollit të mjekimit me antiretroviral- mjekim, i cili sigurohet falas sipas skemës së rimbursimit.

Etiketa: burgjeSIDA

Lajme të lidhura

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen
Aktualitet

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi
Aktualitet

Përmbytjet të mëdha në Dubai dhe Abu Dhabi

17:59 - 19/12/25
Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik
Aktualitet

Vidhen të dhënat e qeverisë britanike në një sulm kibernetik

17:45 - 19/12/25
Para
Kujt t’i besojmë? Vodhi sendet personale të të arrestuarit, pezullohet Nënkomisari në Gramsh

Lejuan ndërtime të paligjshme, pezullohen nga detyra 3 policë dhe tre punonjës të IKMT-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës
Breaking Views

Egnatia–Partizani 1:0, kryesimi ndryshon për 24 orë; Dinamo fiton ndaj Vorës

20:49 - 19/12/25

Pasditen e sotme u zhvilluan dy ndeshjet e para të vlefshme për javën e 17-të të Abissnet Superiores. Në dy...

Lexo më shumë
Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

Bolonja barazon me Interin, Orsolini shënon nga pika e bardhë

20:40 - 19/12/25
SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

SPAK nuk ka dorëzuar 10 mijë, por 16 mijë faqe prova kundër Ballukut/ Deputetët akoma s’kanë firmosur të mos nxjerrin sekretin

20:06 - 19/12/25
Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

Përplasje automjetesh në kryqëzimin e Gjadrit, dy persona lëndohen

19:39 - 19/12/25
Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

Rama dhe Balluku i japin tokë në Finiq oligarkut Bashkim Ulaj për 49 vjet për park fotovoltaik

19:27 - 19/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com