GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dritan Agolli abuzon me paratë e “Vaçe Zelës”, tenderi 1.7 miliardë lekë pas anulimit sërish pa garë

14:04 - 26/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Dritan Agolli abuzon me paratë e “Vaçe Zelës”, tenderi 1.7 miliardë lekë pas anulimit sërish pa garë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Paratë për Pallatin e Kulturës “Vaçe Zela” bëhen objekt korrupsioni nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli. Në maj të këtij viti, Gijotina.com ka denoncuar se Agolli bënte pazar me paratë e këtij kinoteatri në Lushnjë që mban emrin e Vaçe Zelës. Rreth 1.7 miliardë lekë janë prokuruar nga FSHZH përmes tenderit me objekt “Ndërhyrje në muze dhe objekte monumente kulture, rivitalizimi i qendrës së artit Vace Zela”. Ky tender është hapur më datë 15 prill 2024 dhe afati i fundit për paraqitjen e ofertave ishte më 30 prill 2024.

Nga 22 kompani në garë, 21 prej tyre u skualifikuan që në fazën e parë. Në fund, mbi tavolinën e Agollit mbeti zarfi me ofertën e bashkimit të operatorëve “C O L O M B O” sh.p.k &” BAJRAMI N” shpk.

Raportimi i Gijotina.com u pasua edhe nga vlerësimi i Open Data Albania për këtë tender, duke i vendosur “Flamurin e kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Ndërkaq, për këtë tender janë bërë edhe dy denoncime në KPP. Ankesa e parë është bërë nga firma INA shpk. më 23 maj 2024 dhe më pas nga kompania “Zdrava” shpk.

Pas shqyrtimit të kërkesave, KPP iu dha të drejtë ankimuesve duke nxjerrë në pah se tenderi ishte dhënë pa garë dhe kontratat përmbante kritere diskriminuese për konkurrentët e tjerë.

Gjithashtu në vendimin e dhënë, KPP i kërkonte FSHZH, që si Autoritet Kontraktor të bënte rishikimet në dokumentet standarde, që kriteret të hartoheshin komfort ligjit.

Sërish tender pa garë!

Por, Agolli nuk ka respektuar këto direktiva, i ka rënë sërish shkurt. Për të shuar zërat dhe debatet, Agolli ia ka hequr kontratën Nazif Bajramit dhe ia ka dhënë firmës ZDRAVA shpk me drejtues Dashnor Sinanajn, e cila kishte denoncuar shkeljet në vendimin e parë.

Kontratat e re është bërë publike më datë 23 korrik 2024 dhe sërish ka marrë ‘Flamur të kuq’. Agolli sërish nuk ka zhvilluar garë sipas ligjit dhe tenderin e ka marrë firma me ofertën më të shtrenjtë.

Firma e shpallur fituese me ndërhyrjen e KPP, “Zdrava” shpk ka 5 pronarë: Faik Sinanaj, Dashnor Sinanaj, Kastriot Sinanaj, Ylli Zdrava dhe Arben Zdrava. Kompania është favorizuar vazhdimisht nga zyrtarët e tenderave duke marrë mbi 70 kontrata publike vitet e fundit. Nga ana tjetër kjo firmë është skeduar për moskryerjen e punimeve sipas kontratave.

Kujtojmë se në vitin 2022, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar mashtrimin me volumin e punimeve që ka bërë në një kontratë kjo firmë. Bëhet fjalë për tenderin me “Flamur të kuq” për rikonstruksionin e rrugës së fshatit Çekin dhe zëvendësimin e tubacionit kryesor të Ujësjellësit Çekin në Gramsh’.

Kontrata me vlerë rreth 1 milionë USD është lidhur nga kryetari i Bashkisë së Gramshit në vitit 2020, Klodian Taçe.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar abuzime në zbatimin e kësaj kontrate, ku Bashkia Gramsh ka likuiduar punime të pakryera.

KLSH-ja ka kërkuar që të kthehen paratë në buxhetin e shtetit, por ka dyshime të forta se paratë mund të jenë ndarë sipas rolit në këtë përvetësim. Kuptohet pse Agolli e kishte as nën mëngë këtë kompani në tenderin 1.7 miliardë lekë të rikonstruksionit të kinoteatrit të Lushnjës.

Kujtojmë se drejtori i FSHZH, Dritan Agolli, është kallëzuar në SPAK për shpërdorim të detyrës dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera. Bëhet fjalë për projektin e “rikualifikimin urban pranë qendrës së qytetit Vlorë, Zona A drejtimi i kullës së Sahatit dhe Sheshi i Flamurit”, i cili ka pasur vlerën e 919 milionë lekëve pa TVSh.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kreun e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli pas publikimit të tenderit të dyshimtë që kap vlerën e rreth 400 mijë eurove.

Bëhet fjalë për tenderin me objekt: Përgatitja e një menuje për projektin e “100 fshatrave”. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur fitues kompaninë Mascarpone sh.p.k në pronësi të Alfio Rrotanit dhe Endrit Maci person fizik.

Nga verifikimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit rezultoi se fituesi i tenderit, Alfio Rrotani punonte si shef kuzhine në një restorant luksoz që është në pronësi të djalit të Dritan Agollit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimDritan AgolliFSHZHVace Zela

Lajme të lidhura

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano
Breaking Views

Durrësi përmbytet, Emiriana Sako bën pazar me Neim Beqirajn për 400 MLN lekë të kanalit Spitallë-Porto Romano

15:00 - 09/01/26
Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn
Breaking Views

Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn

14:55 - 08/01/26
Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere
Breaking Views

Gjykata e shpall Fatmir Strugën mashtrues, Rama dhe Gonxhe i japin 1 miliard lekë të QSUT për garza dhe kartetere

15:19 - 07/01/26
Para
Abuzuan seksualisht me 16-vjeçaren, lihen në burg dy të arrestuarit në Korçë

Abuzuan seksualisht me 16-vjeçaren, lihen në burg dy të arrestuarit në Korçë

Discussion about this post

TË FUNDIT

larm nga Bashkia Durrës: “Shmangni daljet e panevojshme”, moti përkeqësohet
Aktualitet

larm nga Bashkia Durrës: “Shmangni daljet e panevojshme”, moti përkeqësohet

18:03 - 09/01/26

Bashkia e Durrësit ka ngritur alarmin për përkeqësim të kushteve atmosferike, duke paralajmëruar se qyteti bregdetar do të përballet me...

Lexo më shumë
Brooklyn Beckham ndërpret çdo kontakt me prindërit e tij, bisedon me to vetëm përmes avokatëve

Brooklyn Beckham ndërpret çdo kontakt me prindërit e tij, bisedon me to vetëm përmes avokatëve

17:59 - 09/01/26
Krijimi i Qeverisë Teknike, Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë

Krijimi i Qeverisë Teknike, Partia Demokratike do të mbledhë nesër Kryesinë

17:50 - 09/01/26
Tragjedia me 40 viktima në Crans-Montana/ Arrestohet pronari i lokalit, zbulohet e kaluara e tij e errët

Tragjedia me 40 viktima në Crans-Montana/ Arrestohet pronari i lokalit, zbulohet e kaluara e tij e errët

17:40 - 09/01/26
Skandal/ Shembet Unaza e Burrelit pa u marrë në dorëzim nga ARRSH, “ULZA” shpk përfitoi tenderin 1.3 mln euro

Skandal/ Shembet Unaza e Burrelit pa u marrë në dorëzim nga ARRSH, “ULZA” shpk përfitoi tenderin 1.3 mln euro

17:20 - 09/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com