GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dritan Agolli bën realitet ëndrrat e Ramës, hap tender 4 mld lekë për instalacion në kryeministri

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Dritan Agolli bën realitet ëndrrat e Ramës, hap tender 4 mld lekë për instalacion në kryeministri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dritan Agolli i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, vijon që të shpërdorojë taksat e qytetarëve shqiptarë. Denoncimin e bërë dje nga ana e ish-kryeministrit Sali Berisha, se Rama ka në plan ndërtimin e një instalacioni në mes të kryeministrisë që do t’u kushtonte taksave të qytetarëve 4 milionë euro, FSHZH e ka bërë tashmë realitet.

Dy ditë më parë institucioni i Agollit ka hapur tenderin me objekt “Instalacion me strukturë druri në oborrin e kryeministrisë të quajtur “Parku Eden”. Fantazia e radhës e Ramës e cila po kthehet në realitet nga FSHZH në kurriz të taksave të shqiptarëve, do t’u kushtojë mbi 4.3 miliardë lekë pa TVSH, para të taksave të popullit.

Kopshti do të jetë i vendosur brenda kryeministrisë si një instalacion për dëshirë të Ramës, pa asnjë funksion shërbimi. Instalacioni do të quhet “Parku Eden” dhe është i konceptuar si në fotot e mëposhtme.

Dhe siç e thamë kjo dëshirë e Ramës po bëhet realitet nga një prej titullarëve zhvatës të qeverisë, siç është Dritan Agolli. Kreu i FSHZH u vu nën hetim nga SPAK pas një denoncimi të një tenderi publik pak kohë më parë. Agolli i dha kuzhinierit të restorantit të tij Alfio Rrotanit, një tender prej 500 milionë lekë. Nuk dihet se ç’ka bërë SPAK me dosjen e hetimit të Agollit për abuzim me paratë publike, por Edi Rama vazhdon ta përdorë për fantazitë e veta.

Kjo është një tallje tjetër e Ramës me taksat e qytetarëve, të cilët në vend që t’u vij në ndihmë me masa sociale për të përballuar krizën ekonomike që ka kapluar çdo qytetar, kthen në instalacione ëndrrat e veta.

 

Përshkrim i përgjithshëm i projektit:

”Hartimi i projektit është detajuar mbi bazën e konceptit, të formuluar nga studioja ndërkombëtare e projektimit ‘Studio Precht’, me zyrat qëndrore në Austri. Koncepti i ‘Eden-it’ është përgjigje e situatës që krijohet në oborr. Në vend që të vendoset një kopësht në tokë, krijohet një kopësht 3-dimensional që siguron funksione rekreacioni, gjallërie dhe kohe të lirë në nivele të ndryshme. Eden është një zgjidhje e qëndrushme dhe e gjallë për një oborr që krijon vend, një strukturë e hapur dhe e depërtueshme për kohë të lirë private dhe evente publike, një spektakël i bërë nga njëriu, dhe një përkujtuese ndaj natyrës së humbur prej kohësh në mjediset tona të ndërtuara.

Dizajni i ndjekur në hapësirën e depërtueshme të Eden-it lejon zhvillimin e programeve dhe eventeve publike të ndryshme. Shkallët përfshijnë elementë ulës që janë të lëvizshëm sipas kërkesës, fleksibël dhe të vendosur siç duhet në raste të ndryshme.

Tribuna, një rampë me ulëse, ofron një platformë për evente gjatë ditës (konferenca zyrtare) dhe në mbrëmje (leksione, koncerte, fjalime), ndërkohë që bimët në strukturë mbështjellin audiencën me një kuvertë natyrale dhe do të ofrojë një sfond të bukur për eventet.

Ndërkohë që kalimet e propozuara dhe ndenjëset e vogla lejojnë publikun të pushojë, të mbushet me frymë dhe të krijojnë takime në vende të ndryshme të Eden-it.

Edeni qëndron në një rrjetë 4800x4800x4800mm. Trarët prej druri të ndërthurur kryq përbëjnë një kornizë modulare kubike 6x3x4, që shërben si strukturë. Konstruksioni i drurit të parafabrikuar do të garantojë zbatim të saktë, bashkim të shpejtë në vendndodhje dhe emëton vlera të ulëta të karbonit në krahasim me materialet konstruktive tradicionale, siç janë betoni dhe çeliku.”

 

 

Etiketa: Dritan AgolliEdi RamaEndrratinstalacionKryeministrikryesore2Lekerealitettender

Lajme të lidhura

Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët
Breaking Views

Ish-kandidati i PS-së merr 4.8 MLD lekë të Ujësjellësit Lushnjë/ Klaidi Shkurti i skualifikon të gjithë! Si e ngriti Erjon Këri rrjetin e “5D”-ve të tij me zyrtarët

20:07 - 16/07/26
Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit
Breaking Views

Avni Ponari merr pa garë 21 tendera siguracionesh të bashkive/ Petrit Tare i Ujësjellësit Korçë, sigurim jete dhe karton jeshill për 1 vit jashtë shtetit

18:42 - 15/07/26
Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/  “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë
Breaking Views

Rakip Suli dibranizon tenderat, 1 miliard lekë bashkëpatriotit Demir Borishi/ “Konkurrentët” me oferta fiktive për kontratat që ndahen në të njëjtën ditë

22:06 - 13/07/26
Para
Ballkani i hapur, Kroacia ia plas në sy Ramës: Ne jemi pjesë e BE, por ju për vete…

“Ballkani i Hapur”/ Takimit të radhës i bashkohen dhe Turqia e Hungaria

Discussion about this post

TË FUNDIT

Më i shtrenjti në rajon! Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, Serbia rikthen masat mbështetëse
Aktualitet

Më i shtrenjti në rajon! Çmimi i naftës në Shqipëri kalon 2 euro, Serbia rikthen masat mbështetëse

08:09 - 17/07/26

Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursat ndërkombëtare, të nxitura nga përshkallëzimi i tensioneve mes Shteteve...

Lexo më shumë
Media greke: Emigrantët shqiptarë u kthyen nga punëtorë sezonalë në sipërmarrës të ndërtimit

Media greke: Emigrantët shqiptarë u kthyen nga punëtorë sezonalë në sipërmarrës të ndërtimit

07:51 - 17/07/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

07:35 - 17/07/26
“Ditët e ferrit”na presin, Shqipëria do të ‘pushtohet’ nga temperatura ekstreme

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 17 Korrik 2026

07:32 - 17/07/26
Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për atentatin me armë në Ibiza

Arrestohet në Shqipëri i dyshuari për atentatin me armë në Ibiza

22:55 - 16/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com