GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dritan Agolli derdh 600 milionë për Parkun imagjinar të Breshkave të Lali Erit

15:13 - 16/09/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Dritan Agolli derdh 600 milionë për Parkun imagjinar të Breshkave të Lali Erit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i FSHZH i shpenzon fondet e qytetarëve për “ëndrrat” e kryebashkiakut Erion Veliaj. Vetëm në muajt e fundit Dritan Agolli ka hapur gjashtë tendera që kapin vlerën e 26.3 milionë eurove në drejtim të tij. Por tenderi i fundit është me mister. Ditën e djeshme, 15 shtator, në faqen e Agjencisë së Prokurimeve është publikuar një kontratë me objekt “Investime për transformimin e aseteve publike me potencial zhvillimi në modele të standardit më të lartë të zhvillimit, Loti 1 “Parku Multifunksional, Tiranë”. Sipas dokumenteve të këtij tenderi, FSHZH do të japë plotë  579,166,166.60 Lekë dhe operatorët kanë mundësi të paraqesin ofertat e tyre deri në datë 6 tetor.

Çfarë fsheh njoftimi për tenderin?

Në procesverbal përcaktohen kriteret që duhet të plotësojnë konkurrentët, përcaktohen punimet që do të bëhen, certifikatat, licencat që i duhen, të shoqëruara me arsyetim pse janë këto kërkesa. Por, në asnjë nga letrat zyrtare nuk përcaktohet se për cilin park bëhet fjalë? A kemi të bëjmë me rikonstruksion të një parku ekzistues, apo do të ndërtohet një park i ri?

Ku është vendndodhja?

Edhe nëse kemi të bëjmë me ndërtimin e një parku të ri, ligji për prokurimet kërkon që në shpalljen e tenderit të përcaktohet vendndodhja e objektit që do ndërtohet, plani i tij, parametrat, kostot dhe harku kohor sa do të zgjasin punimet për këtë projekt. Por, në asnjë pikë nuk përcaktohet se në cilën zonë të Tiranës do të ndërtohet ky park, si do të organizohet ai apo detajet specifike, por vetëm tregohet se projekti emërtohet “DT Turtle Park”. (Park breshkash)

“Qëllimi: Rritja e nivelit të kënaqësisë së banorëve…”

Teksti i FSHZH-së për këtë tender, duket se është bërë nga stafi i Veliajt në Bashki se ka vetëm fjalë të bukura që u drejtohen fëmijëve, që ata të mos kuptojnë se Lali Eri po zhduk 600 milionë lekë. Sipas hartuesve të projektit, qëllimi është “rritja e nivelit të kënaqësisë së banorëve, veçanërisht të fëmijëve”.

600 milionë për një “park breshkash” në kohë krize është një çmenduri që mund ta bëjnë vetëm Veliaj në bashkëpunim me Agollin. Fakti se si do të sigurohen këto para e thellojnë edhe më shumë abuzimin. Në dokumentin e procesverbalit, që shoqëron kontratën e tenderit, përcaktohet se shpenzimet për këtë projekt do të financohen nga Programit Operacional 2022-2024 i FSHZH-së, i cili është miratuar në emër të nevojave të komunitetit. Tashmë destinacioni i saktë nuk dihet. Por mësojmë tenderi do të hajë edhe paratë e dy viteve  në vazhdim.

“Kjo ndërhyrje është parashikuar të financohet në kuadër të Programit Operacional 2022-2024 të FSHZH-së, miratuar me Vendimin Nr. 225 Datë 23.03.2022 të Këshillit Drejtues të FSHZH. Objektivi i përgjithshëm i ndërhyrjes është: Gjallërimi social kulturor dhe sportiv nëpërmjet transformimit te infrastrukturës me karakter rekreacional duke nxitur frymën komunitare dhe rikthyer ndërveprimin social dhe jetën e shëndetshme ne nivel rajonal dhe lokal”, thuhet në dokument.

Më tutje bëhet me dije se, si pjesë e projektit janë parashikuar ambiente të dedikuara sportive dhe rekreative. Kjo kuptohet nga plotësimi që kërkohet me bazë materiale si lisharës, lojë vertikale ekuilibri, lojë e kombinuar për kacavjerrje, lojë peme basketbolli, lojë paralele, rrëshqitje, lojë me konstruksion druri, elementë plastikë të montuar me vida për ngjitjen në murin e betonit, rrjetë me litarë të kuq mbrapa murit me ngjitje. Pak a shumë si këndi i lojërave tek Liqeni, ku u prenë pemët dhe u betonua bari.

Ndërsa në shtojcën 8 të dokumentit thuhet se, “Impakti që pritet të ketë projekti: Përmirësimi i cilësisë së jetës së banorëve; Rritja e nivelit të kënaqësisë së banorëve dhe veçanërisht fëmijëve”. Nuk e dimë se si mund t’u kthejë kënaqësinë dhe argëtimin fëmijëve Veliaj, ndërsa nuk ka lënë hapësirë publike pa ndërtuar kulla betoni. Mbetet të mësojmë se ku është ky vend përrallash që do të ndërtojë Veliaj! Shpresojmë të mos mbetet në ëndrra dhe në dosje korrupsioni me tendera./ Esmeralda Hida/

©Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuzimDritan AgolliErion Veliajkryesore2parkprojekttender

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Financimi rus/ Alibeaj takim me Kim: PD, mirënjohëse për mbështetjen e SHBA-ve

Financimi rus/ Alibeaj takim me Kim: PD, mirënjohëse për mbështetjen e SHBA-ve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit
Botë

Nxehet lufta, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa të tjerë në Ngushticën e Hormuzit

20:00 - 13/03/26

Pentagoni po dërgon njësi të tjera të Marinës dhe disa anije luftarake drejt Lindjes së Mesme, ndërsa Irani intensifikon sulmet...

Lexo më shumë
SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com