GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dritan Agolli hedh 2.3 MLN euro për kënd lojërash në Paskuqan, kontrata i dhurohet “investitorit strategjik” Ndregjoni

12:13 - 01/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Dritan Agolli hedh 2.3 MLN euro për kënd lojërash në Paskuqan, kontrata i dhurohet “investitorit strategjik” Ndregjoni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nuk mjaftojnë miliona euro që ka shpenzuar bashkia Kamëz për të rehabilituar zonën rreth Liqenit të Paskuqanit, por tani është angazhuar edhe Dritan Agolli me fondet e Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Më datë 15 maj 2024, Agolli ka njoftuar tenderin me objekt “Rivitalizimi i parqeve natyrore nëpërmjet sigurimit të elementeve të mobilimit urban dhe shtimit të aktiviteteve të rekreacionit rajoni 2”, “Ndërtimi i amfiteatrit, fushave sportive, këndit të lojërave dhe shkallareve panoramike në liqenin e Paskuqanit”.

Konkretisht do të ndërtohen një kënd lojërash, dy fusha për aktivitetet sportive dhe disa shkallë në formë amfiteatri që do ta përdorë Suli për fushatë. Kamza gjithë vitin nuk bën as dy tri shfaqje në Pallatin e Kulturës, tani i duhet edhe një amfiteatër në natyrë. Dhe për këto do të shpenzohen 2.3 milionë euro. Me sa duket qenka harruar fakti se kryebashkiaku Rakip Suli i hodhi aty 2.1 milionë euro për rehabilitimin e zonës rreth liqenit.

Por me sa duket nuk i dolën paratë për të vendosur disa lojëra për fëmijët.

 

Tender korruptiv

Më datë 29 maj 2024, Agolli e ka përmbyllur prokurimin dhe shohim që kishin dorëzuar ofertat e tyre 18 kompani.

“BEAN” sh.p.k. kishte ofertën më të lirë me vlerë 1.4 milionë euro, e cila nuk u mor në konsideratë për të kaluar në fazën finale si oferta më ekonomike, por u skualifikua. Argumenti është i çuditshëm: Nuk ka dorëzuar dokumente që tregon se ka kryer më parë punë të ngjashme. Por cila është ajo kompani që ka ndërtuar amfiteatër në Shqipëri? Megjithatë, ky është një lloj argumenti që, nëse AK do ta njoftonte operatorin ekonomi brenda ditës, mund të dorëzohej një kontratë e ngjashme dhe procedura të ecte sipas ligjit.

Agolli nuk e ka zbatuar këtë pikë rregull, madje menjëherë pas kësaj ka skualifikuar edhe 16 oferta të tjera me të njëjtën arsye.

Abuzimi bëhet më i dukshëm kur shohim se në fazën finale mbeti vetëm një ofertë, ajoi e dorëzuar nga bashkimi i firmave  “ UDHA” sh.p.k. – “NDREGJONI” sh.p.k.

Pa e zgjatur shumë, Agolli e shpalli fitues këtë operator, në mungesë të plotë konkurrence.

Agolli e mbajti për një muaj në sirtar kontratën dhe vetëm më datë 27 qershor publikoi emrin e fituesit.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit ‘Flamur të kuq’, për cenim të konkurrencës, duke vlerësuar se ka risk korrupsioni për buxhetin e shtetit.  Ndërkohë, edhe më shqetësues është fakti që paratë kanë shkuar pa garë në duart e biznesmenëve  Arben Çela dhe Xhetan Ndregjoni.

Ky i fundit njihet për tenderët e shumtë pa garë që fiton nga bashkitë në vend për çështje rindërtimesh apo rehabilitimesh. Au fut në listën e oligarkëve, kur mori statusin “Investitor strategjik” dhe “kontratë 1 euro” për pjesën e luanit nga koncesioni i Portit të Vlorës.

Më datë 13.10.2021, me anë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 599, u miratua lidhja e kontratës së qirasë, me tarifën 1 euro/kontrata, ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Bashkimit të Shoqërive “Marina di Valona” sh.p.k., “Brunes” sh.p.k., “Ndregjoni” sh.p.k. dhe “Marina Projects” LTD.

Kontrata 1 euro shërben për ndërtimin e hoteleve me vlerë 105 milionë Euro (pa TVSH).

Kjo kontratë është e vlefshme për një periudhë 20 vjeçare. Nuk dihet se çfarë roli ka pasur Ndregjoni në këtë transaksion, por aktualisht koncesionin e ka marrë në dorë Geront Çela me dy kompani të vetat.

Ndërsa Arben Çela është i preferuari i Ballukut dhe i ish-kreut të ARRSH, Evis Berberi. Firma e tij ka përfituar përmes aferave që bëheshim me tenderat e ndërtimit të rrugëve. Veçojmë këtu tenderin për ndërhyrje në Rrugën e Arbrit me objekt “Rehabilitim i tombino/tubosider në aksin rrugor Qafa e Buall-Fillimi i Rrugës së Arbrit”. 120 milionë lekë që përfitoi Arben Çela në vitin 2022.

Procedura justifikohej duke thënë se do të bëheshin punime urgjente në këtë nyje-lidhëse të rrugës, kur sipas kontratës koncesionare, ministria Balluku dhe Berberi e kishin paguar njëherë këtë lloj punimi tek Rrok Gjoka.

Kujtojmë se pas denoncimit në media të problematikës së një tenderi të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, SPAK ka njoftuar, se ka nisur hetimet për kreun e kësaj strukture, Dritan Agolli.

Mësohet, se Agolli po hetohet nga SPAK për shpërdorim detyre, abuzim me fondet publike dhe korrupsion.

Më 27 janar 2022, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli fitues të tenderit 400 mijë dollarë kompaninë “Mascarpone” të Alfio Rrotanit  bashkë me personin fizik Endrit Maci.

Kompania “Mascarpone” ku aksioner kryesor është Alfio Rrotani me është shpallur fitues i tenderit me objekt shërbim konsulence për ndërhyrje për krijimin e produktit autentik ushqimor lokal duke krijuar menunë e ”100 Fshatrave” nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuizmAgolliÇelaliqeni i paskuqanitndregjonored flagsulitender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Trupi i shkrimtarit Ismail Kadare ende në QSUT, pritet të organizohet ceremoni shtetërore për kryerjen e homazheve

Trupi i shkrimtarit Ismail Kadare ende në QSUT, pritet të organizohet ceremoni shtetërore për kryerjen e homazheve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com