GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Dritan Agolli, miliarda për oligarkun e Putinit, Oleg Deripaska

11:01 - 26/01/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Dritan Agolli, miliarda për oligarkun e Putinit, Oleg Deripaska
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kompania “Trema Engineering 2”, me pronar fundor Oleg Deripaska, një ndër oligarkët rus pranë Vladimir Putinit, ka fituar miliarda lekë nga projektet e Rindërtimit dhe nga Dritan Agolli i  Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Të dhënat zyrtare tregojnë se institucionet shqiptare janë treguar shumë bujare me miliarderin rus. I cili u zbulua si një nga “punëdhënësit” në hije të ish-agjentit të lartë të FBI-së amerikane, Charles McGonigal. Që nga ana e tij është mik me kryeministrin Edi Rama.

Kompania e regjistruar në Shqipëri, “Trema Engieenering 2” prej shumë vitesh është në pronësi të një shoqërie austriake, “Strabag AG” dhe kjo e fundit ka qenë të paktën deri në mesin e vitit 2022 nën kontrollin e plotë të Oleg Deripaska, një biznesmen rus i sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Thesarit.

Rindërtimi

Kompania “Trema Engineering 2” rezulton të jetë fituese e një tenderi të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në kuadër të procesit të Rindërtimit. Tenderi është zhvilluar në Prill të vitit 2020 dhe objekt i procedurës ishte “Ndërtimi i rrjetit rrugor dhe infrastruktor të Bashkisë Shijak”.

Fondi në dispozicion të kësaj procedurë ishte rreth 2 miliardë lekë të vjetra.

 

Në tender rezulton se kanë marrë pjesë mbi 20 operatorë ekonomikë. Në përfundim, Fondi Shqiptar i Zhvillimit shpalli fitues shoqërinë “Trema Engineering 2”, e cila paraqiti ofertën 1.96 miliardë lekë të vjetra. Duke konsultuar dokumentat e tenderit, rezulton se kompania fituese nuk ka paraqitur ofertën më të ulët.

Miliarda të tjera nga Fondi

Në Prill të vitit 2021, kompania me pronar fundor oligarkun rus, Deripaska, ka fituar një tjetër tender të zhvilluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Kësaj radhe me procedurë normale. Objekti i tenderit ishte “Rikonstruksioni i segmentit rrugor hyrja Peshkëpi-Selenicë”, me fond limit 7.5 miliardë lekë të vjetra.

 

Në tender kanë marrë pjesë 15 operatorë ekonomikë. Në përfundim, institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli, ka shpallur fitues kompaninë “Trema Engineering” dhe “Elmazaj Construction”. Të cilët kanë paraqitur ofertën 3.68 miliardë lekë të vjetra. Sërish Fondi ka shpallur fitues kompaninë “Trema Engineering” në një procedurë tjetër tenderuese, për “rikonstruksionin e rrjetit të ujësjellësit Devoll, Korçë, Përrenjas.

Fondi në dispozicion të këtij tenderi ishte 10.3 milionë euro. Në garë kanë marrë pjesë dy operatorë ekonomikë.

Njëri operator ka paraqitur ofertën 8.1 milionë euro. Por, Fondi Shqiptar i Zhvillimit e ka skualifikuar, duke shpallur fitues “Trema Engineering 2”. E cila ka paraqitur një ofertë rreth 2 milionë euro më shumë se sa konkurrenti tjetër, saktësisht 10.1 milionë euro.

Lexo edhe: Dritan Agolli, 320 mln lekë Agron Papulit për makina elektrike

Etiketa: Dritan AgolliFSHZHLekeOleg Deripaskaoloigark rusrikonstruksion rrugetender

Lajme të lidhura

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës
Breaking Views

Qentë e Policisë hanë miliona, policët me pak fonde/ Mbi 500 MLN lekë i merr Albert Metani për Institutin, vetëm 170 MLN lekë kateringu për efektivët e Tiranës

16:56 - 31/03/26
Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion
Breaking Views

Për Fiqiri Palin përmbyset tenderi/ “Beu” i Belshit dhe KPP i japin 160 MLN lekë të dënuarit për korrupsion

16:30 - 30/03/26
Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut
Breaking Views

Skemat e mashtrimit si në “Holliwood” të Darin Gëzdarit dhe Arlinda Markut

16:21 - 27/03/26
Para
‘Shtëpia e barit’ në Shijak,pronari: Më duheshin para për operacion

“Shtëpi bari” dhe armë në Shijak, lihet në burg Krasniqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin
Aktualitet

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26

Ish-prokurori Eugen Beci, ka komentuar paralajmërimin e fundit të Shteteve të Bashkuara për rreziqe të mundshme në Shqipëri nga grupe...

Lexo më shumë
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26
Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

Mbrojtja e Sali Berishës kërkon të dëshmojë Edi Rama për dosjen “Partizani”

20:37 - 02/04/26
AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

Mister në Fier: 40-vjeçari gjendet i vrarë, policia nis hetimet

20:03 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com