GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dritan Dajti kërkon lirinë në Gjykatën e Elbasanit, seanca shtyhet për në shtator

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dritan Dajti kërkon lirinë në Gjykatën e Elbasanit, seanca shtyhet për në shtator
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dritan Dajti, i dënuar për vrasjen e katër policëve, kërkoi verifikimin e përfundimit të dënimit me 25 vite burg në një tjetër seancë gjyqësore që u zhvillua këtë të martë në Elbasan.

Me shumë gjasa, gjykata do të shprehet më 13 shtator, kur dhe u caktua seanca tjetër. Në seancën e kryesuar nga magjistratja Suela Lika mungoi përfaqësuesi i burgut të Peqinit dhe u paraqit me vonesë, Glenda Zeneli, përfaqësuese e Prokurorisë.

Megjithatë seanca për shqyrtimin e provave të reja të paraqitura nga kërkuesi Dritan Dajti, i cili ishte i pranishëm në seancë si zakonisht nëpërmjet videolidhjes, vazhdoi.

Dajti pretendon se dinamika e vuajtjes së dënimit prej tij e paraqitur në Gjykatë nga IEDP Peqin nuk është llogaritur saktë. Aktualisht, në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ai do deklarimin e përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.

Dajti ishte në prag të lirimit nga qelia, por Prokuroria, në mars 2019, ankimoi vendimin e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, e cila vendosi pranimin e kërkesës për gjykim të shkurtuar të Dritan Dajtit dhe duke ulur dënimin e tij 25 vite burg.

Ishte Gjykata e Lartë që riktheu burgun përjetë për Dritan Dajtin. Dajti është shpallur fajtor për vrasjen e katër efektivëve të policisë në 7 gusht 2008 në Durrës, Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Disa ditë më parë, Dajti mori pjesë në varrimin e nënës së tij. Dajti u pa me syze të zeza, veshur me një bluzë ngjyrë blu të errët dhe i bashkë-prangosur me një nga efektivët që e shoqëroi.

Etiketa: Dritan Dajti

Lajme të lidhura

Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00
Aktualitet

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri
Aktualitet

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Para
EMRI/ Zbulohen rreth 530 bimë kanabisi në Kavajë, e pëson faturisti i ujit

EMRI/ Zbulohen rreth 530 bimë kanabisi në Kavajë, e pëson faturisti i ujit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banka Botërore: Shqipëria ndër vendet më problematike në Europë për çështjet e pronave
Aktualitet

Tirana e vështirë për familjet e reja! Çmimet e apartamenteve në ‘stratosferë’, lindjet po bien me ritme të shpejta

08:36 - 11/11/26

Teksa kryeqyteti vijon të tërheqë popullsi nga qarqet e tjera të vendit, numri i lindjeve po bie me ritme të...

Lexo më shumë
Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

Sot mbahet protesta kombëtare në Tiranë, studentët dhe qytetarët mblidhen në orën 14:00

08:26 - 11/11/26
Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

Kreu i Komisionit të Jashtëm në PE: Qytetarët dolën në rrugë kundër korrupsionit dhe abuzimit në Shqipëri

08:16 - 11/11/26
Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

Rrjedhje gazi në një furrë buke në Fier, çifti përfundon në spital në gjendje asfiksie

08:05 - 11/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 11 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:03 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com