GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Dritë jeshile” për integrimin e Ballkanit në BE? Michel: Javën e ardhshme priten zhvillime pozitive

11:17 - 17/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Dritë jeshile” për integrimin e Ballkanit në BE? Michel: Javën e ardhshme priten zhvillime pozitive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka folur sot për një dritë jeshile për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ai tha se javën e ardhshme priten zhvillime pozitive sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësim në BE. Në Forumin e Prespës për Dialog me temë “Ndërtimi i ardhmërisë në Ballkanin Perëndimor në arkitekturën bashkëkohore të sigurisë” po trajtohen çështjet më urgjente të sigurisë politike dhe ekonomike me të cilat përballet sot Evropa dhe Ballkani Perëndimor, me fokus të veçantë në implikimet e luftës së Ukrainës në situatën e përgjithshme ndërkombëtare, politike, atë të sigurisë, mundësitë ekonomike në Evropë dhe më gjerë. Sipas autoriteteve në Shkup, Forumi i Prespës për Dialog paraqet një platformë për t’i mbrojtur, promovuar dhe kanalizuar përfitimet e marrëveshjeve politike. Konfirmim në hartën e bashkësisë ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha në “Prespa Forum Dialogue” se “me organizimin e kësaj ngjarje të rëndësishme Maqedonia e Veriut e ka konfirmuar vendin e saj në hartën e bashkësisë ndërkombëtare si partner serioz prej nga dalin iniciativa pozitive dhe njëherë arriti që të tregohet si aleate domethënëse veçanërisht kur bëhet fjalë për kontributin në raportet ndërkombëtare”.Në Forumin e Prespës marrin pjesë Kryetarit i Këshillit Evropian, Charles Michel, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, presidenti slloven Borut Pahor ai kroat Zoran Milanoviq si dhe Komisioneri i BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë Oliver Varhelyi.

Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE çështje me prioritet të lartëKryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski në takimin me kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel ka biseduar mbi sfidat gjeopolitike që solli agresioni rus në Ukrainë dhe për përshpejtimin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. “Maqedonia e Veriut tërësisht i plotësoi kushtet për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe në bazë të së cilës është miratuar edhe rekomandimi për fillim pa kushte të hapjes së kapitujve në mars të vitit 2020”, ka thënë Kovaçevski.

Kryetari i këshillit Evropian Charles Michel tha në Ohër se javën e ardhshme priten zhvillime pozitive sa i përket fillimit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. “BE-ja është e fort e përkushtuar që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Po i bëjmë të gjitha përpjekjet që të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për të dyja palët për çështjet e hapura me palën bullgare. Unë jam i kyçur në këtë bashkë me Francën dhe BE-në dhe dëshirojmë të ndihmojmë këtë proces që të ecë përpara.

Jam i bindur se së shpejti do të ketë një zhvillim shumë pozitiv, që do të jetë shumë i rëndësishëm për vendin tuaj dhe mbarë rajonin”, deklaroi Charles Michel. ndërmend të komentoj se çfarë po ndodh në Sofje, është dinamika e brendshme politike e tyre. Ne jemi duke biseduar me kolegët tanë bullgarë në kuadër të dialogut që kemi pasur me muaj të tërë”, tha presidenti Pendarovski.

 

Etiketa: Ballkani PerendimorBEdrote jeshileintergimNegociataporcesShqiperizhvillime

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
Makina e kthyer përmbys, dalin pamjet nga rezervuari i Çekrezës ku u mbytën dy të rinjtë

Makina e kthyer përmbys, dalin pamjet nga rezervuari i Çekrezës ku u mbytën dy të rinjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com